| E merkure, 20.03.2013, 08:02 PM |
Gjyshja
- Fragment nga romani n? proçes…-
Nga: Albana Mëlyshi Lifschin
Atë kohë,
ne banonim në dy apartamente me nga dy dhoma e një kuzhinë përballë
njëri-tjetrit, në një pallat të bukur në forme L-je që krijonte një oborr të
madh dhe të bollshëm për fëmijët. Mund të ketë qënë nga pallatet më të bukura
për atë kohë në kryeqytet. Praktikisht unë u rrita nga gjyshja. Ajo shfaqej n?
korniz?n e der?s si nj? piktur?. Shamia e zez? zbulonte nj? ball? t? lart?,
prej fisnikeje. Sytë boj? qielli t? thell? të mbërthenin në vëmendjen e tyre.
Qafa e saj bor? e bardh? kontrastonte me shaminë dhe fustanin e zi.
Flok?t,
q? i dilnin vjedhurazi n?n shami, ishin nj? p?rzjerje thinjash të argjenda me
ngjyrën e kallirit të pjekur. Më pëlqente ta vëreja gjyshen kur hiqte shaminë e
zez? nga koka dhe çkoliste g?rshetat e gjat?, por të holluar nga koha. Krihte
flokët dhe ato fije thinjash q? i mbeteshin n? kreh?r, i mb?shtillte rreth
gishtit tregues dhe i digjte me nj? fije shkrep?se. Pastaj flokët i b?nte
p?rs?ri g?rshet dhe i fshihte n?n shaminë e zez? duke lënë pakëz nga gjysmë kurora të shfaqej.
N? dhom?n
e saj ishte nj? raft i vog?l dy kanat?sh, t? cilin gjyshja e mbante gjithnj? me
çel?s,
Më kishte premtuar se do të më tregonte se
ç’kishte n? t? kur unë t? mbushja 14 vjeç. Ai raft u bë kureshtja ime.
Shkollën
e kisha pranë dhe luaja në oborrr gjithë ditën deri sa vinte ora për t’u bërë gati. Gjyshja më thëriste ndonj?her? nga dritarja për të më dërguar t? blija ndonj? send, e
unë p?r t? mos humbur nga loja shkoja e
kthehesha me nj? frym?. Gjyshen kjo e k?naqte. Më puthte n? ball? dhe më
thosh:”E mira e nan?s! Ti më par? vjen, se shkon”. Në fakt nuk më p?lqente të më nd?rprisnin nga
loja. E keqja ishte q? gjyshja kishte edhe dy shoqe të tjera shamizeza që nxirrnin kok?n nga
dritarja dhe më pyesnin për të.
Ndonj?her? doja të bëja sikur s’dëgjoja,
por ishin shoqet e gjyshes. Më dukej se të gjitha plakat me shami të zeza në
kokë ishin shoqe të gjyshes.
Nj? dit?,
para se të hyja në klasën e gjashtë, tek
po haja e shkujdesur nj? cop? petull, gjyshja q? po shpupuriste prushin
n? sob?, u kthye nga unë dhe tha:
-Mbuloi
ato gjunj? t? shtremb?r, se m?rzitem kur t’i shoh!
U
tremba shumë nga toni i papritur i
gjyshes dhe veçan?risht nga p?rplasja e mash?s mbi dysheme. Syt? e kalt?r t?
saj nuk ishin të butë si zakonisht. Në të kundërt. Ika nga kuzhina e gjyshes
dhe u mbylla n? dhom?n ku flija dhe qava. Gjyshja s’më kishte folur kurr?
ashtu. Edhe kur e m?rzisja ndonj?her?, p?rs?ri pajtoheshim shpejt. Kisha mësuar
dob?sin? e saj për akullore. Zbrisja me vrap n? trotuar ku qëndronte karroca e akullores. Blija nj?
kaush me akullore p?r vete, dhe nj? p?r gjyshen. I bija der?s lehtë-leht? tre
her?, dhe zgjasja dor?n me kaushin e akullores. Gjyshja qeshte me atë “ho-ho-ho-në”
e saj të veçantë dhe gjithçka ishte n?
rregull.
-Mami!
Gjyshja m? shau. Më tha q? i kam gjunj?t
e shtremb?ra! Ja m? thuaj ti, i kam t? shtr?mb?ra? Dhe puthita edhe një herë
gjunjët. N?na më afroi pran? vetes. E kishte kuptuar hilen? e gjyshes. Më tha
se kisha hedhur shtat e s’duhet t’i mbaja m? aq t? shkurt?ra fustanet. Atë
pasdite ajo ia uli pal?n fustanit tim kat?r gisht, dhe më porositi q? kur t?
ulesha t? isha m? e kujdes?shme, e jo të rrija me këmbë të hapura.
Kur mbusha trembëdhjetë vjeç gjyshja filloi të më
m?sojë se si t? punoja me shtiza dhe me grep. Por kjo më mërziste. Më pëlqenin
më shumë rrefenjat e saj. Ato i thithja. Pas çdo legjende t? gjyshes, bija n?
mendime. Më kishte thënë se dikur,në
moshën time, vajzat bëheshin gati të
shkonin tek burri, dmth të martoheshin. Më tregoi për vajzat malësore që i
fejonin që në djep.
-Edhe ty
q? n? djep të kan? fejuar? e pyeta unë duke shpresuar që të dëgjoja
ndryshe për të.
-Edhe mua!
-tha ajo dhe qeshi: ho-ho-hoo!
-Ma vun?
token e floririt n? djep. Isha nj? foshnj? e sh?ndetshme. Plot djepi. K?shtu m?
kan? treguar. Ishte ver? dhe djepin nëna ime e kishte l?n? p?rjashta n? oborr.
Aty erdhi plaku i sht?pis? s? gjyshit t?nd, dhe tha:” Kjo vajz? ?sht? p?r
sht?pin? ton?”.
-Uaaa!
-Gjyshi
yt, duhet t? ket? qen? duke ec? k?mba dora n?p?r sht?pi, se un? me t? kishim dy
vjet diferenc? n? mosh?.
-Hahahaha!
qesha unë, që e kisha vështirë të përfytyroja gjyshen ne djep dhe gjyshin këmba
doras.
-Por sa
vjeç ishit kur u martuat?
-Un? isha
tetëmbëdhjetë vjeç at?here, dhe ai nj?zet.
-A ishte
djal? i bukur gjyshi, nana?
-
-Ti je e
bardh?, dhe e rrumbullak?t nana, je
si..si..akullore,- thashë dhe gjyshja qeshi edhe nj?her? me “ho-ho-n?” e saj.
Dhe kridhesha n? ?ndrra. Vajzat malsore me siguri
mendonin t?r? jet?n e tyre se si do t? ishte ai me t? cilin do t? martoheshin.
I gjat?? I shkurt?r? I pash?m? I shëmtuar?
A nuk u
rrihte zemra n? çdo hap q? hidhnin duke menduar se p?rpara do t’u dilte
papritur i fejuari i saj që s’e kishin parë kurrë? Fantazoja një burim uji. Ai
shfaqej gjithnj? si n? mjegull Gjithnj? tek burimi, tek i k?rkonte vajzës nj?
pik? uj? nga bucela e saj.
Shkundja
jastekun dhe kthehesha n? krahun tjet?r,
por edhe prej andej më ndiqte
p?rfytyrimin i djalit t? pash?m q? afronte buz?t e tij tek duart e vajzës.
Nj? dit?
gjyshja më tha se do të më tregonte
thesarin q? mbante fshehur n? raftin e saj . Siç më kishte premtuar kur isha në
fillore. Ajo e hapi raftin me një çel?s t? vog?l q? e nxorri nga gjiri. Nga
rafti i hapur erdhi nj? er? e mir?. Gjyshja paskesh vendosur aty brenda nj?
dor? borzilok t? thar?. Dhe pastaj t?
mb?shtjell? me çarçaf, nj? kostum gruaje të krahinës së saj q? e hapi me kujdes mbi shtrat. Nj? fustan i bardh? me
shum? rrudha, me nj? jak? t? mbyllur tek gryka e pala t? vogla mbi gjoks, të
tegelisura, mbuloi t?r? shtratin. Pastaj gjyshja nxorri nj? pallto shajaku të
bardhe, t? nj? modeli t? veçant? dhe t? q?ndisur nga t? gjitha an?t si me rriga
t? kuqe q? lakonin bukur gjatë bordurave.
-Sa i
bukur! Me dor? ?sht? punuar? -pyeta unë
- Ka
patur mjeshtra n? at? koh?, - tha ajo dhe pran? tij vendosi nj? rrip t? punuar
ngjeshur me vija t? kuqe, q? ajo e
quajti qemer, e më pas nj? jelek t? q?ndisur kadife, ngjyr? vishnje, nj? shami
t? zez? m?ndafshi, nj? p?rparse t? kuqe, nj? var?se sermi t? cil?s ishin
ngjitur disa “pare” dhe disa vath? të mëdhenj të rrumbullakët q? mu duk?n t?
mahnitsh?m.
-Oh nana,
sa t? bukura! thirra unë. -A ta provoj fustanin? Tani jam zgjatur.
-Me k?to
rroba vajz-o, jam martuar un?, e me k?to
do t? m? vishni dit?n e fundit. Ky ?sht? amaneti im.
Ndjeva
papritur se sa t? r?nd?sishme ishin ato rroba p?r gjyshen. Kjo kishte q?n?
arsyeja q? ajo i mbante gjithmon? t? mbyllura me çel?s.Gjyshja më ndihmoi t?
vishja rrobat e saj. Nuk mi bëri gërshet flokët siç i bënte për vete dhe
shaminë e zezë ma lidhi nën gushë.
-Kështu e lidhin vajzat shaminë! -tha ajo dhe unë mësova një gjë më shumë. Kjo ditë u fiksua në një foto, ku kam dalë pranë gjyshes. Unë e veshur me rrobat e krahinës dhe ajo e veshur me rroba qytetare, por të zeza.
(Fragment nga romani n? proces i autores)