| E marte, 19.03.2013, 08:44 PM |
ADEM
ZAPLLUZHA
KY DEF
PREJ HËNE
Poezi
Shoqata e
Shkrimtarëve”Fahri Fazliu”-
Kastriot-2012
Redaktor:
Baki Ymeri
Recensent:
Mazllum Baraliu
Lektor:
Veli Veliu
Lirika
kosmogonike e një shqiptari etshëm për dituri
(Adem
Zaplluzha, Ky def prej hëne, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012)
Zërin e
patëm shkreptimë vetëtime, thekson autori në njërin nga titujt e poezive të
tij, dhe po qe se deshifrojmë peshën stilistike të titujve tjerë, konstatojmë
se “hëna rri ulur në fronin e saj”, se “ballëhapur qëndron tundimi”, kur një
buf i zi nate, tenton të ngulfatet “në qerpikët e ndezura të atdheut”, duke
parashtruar pyetjen “e kujt është kjo kërrabë”, apo: “kush i la të hapura
erërat”, kur “vraponim mbrëmjeve të vona”.
Nga Baki
Ymeri
Titulli i
librit ndërlidhet me një subjekt inspirimesh magjike të botës kozmike. Kosova
përfaqëson një univers të veçantë ku poeti bëhet mbret, dhe mbreti poet, edhe
pse kjo zonë e prekur nga dallgët e përgjakura të invazionit osman dhe
terrorizmit serb, ende nuk e ka një mbret që mund ta bëjë Kosovën Shqipëri dhe
Shqipërinë Zvicër ballkanike ku shqiptari nuk e vret vetveten si pasojë e
varfërisë. Koha në lirikën e Adem Zaplluzhës i përngjan mjegullave që bredhin
mbi shtegtimet e gjumit ku “peshqit vdesin për një gllënjkë të buzëqeshjes”.
Autori shkruan për kukullat e drunjta që i afrohen bregut me dehje tingujsh,
atje ku bie shi mbi “gjethet e manit të bardhë”, ku qan një nënë me një fëmijë
“në gjumin tim”, ku një def i hënës ta përkujton hartën e vjetër kur pas
rrëmujës së madhe “mbeti heshtja”.
Sa shumë
krakëllima paska kjo natë, mahnitet poeti që pret orën për adaptim në këto
lëndina ku “çuditërisht guri e ndryshoi formën e ngurtë”, ku gurët pluskojnë
lot të kristaltë, ku “do bëhemi erë prej pluhuri”. Gjendja shpirtërore e tij
fluturon në botën stelare (të yjeve), ku “mbrëmë ujqërit e shqyen hënën”,
derisa “të reshurat i ndezin qirinjtë e kujtimeve”, kur “nga brendia e qiellit”
kënga e koha dhe qengji im “nuk po mejnë”. Adem Zaplluzha inkorporohet në
spektrin e poetëve të rrallë të letrave tona që krijon një lirikë motivesh
kosmogonike, e denjë për lexim dhe rilexim. Ai krijon vlera të veçanta lirike
mbi kohën me një maturi dhe thjeshtësi të veçantë, mbi gjëra të dukshme e të
padukshme, ku “trenat kalojnë këndej pari”, e “hëna rri ulur në fronin e saj”.
Zërin e
patëm shkreptimë vetëtime, thekson autori në njërin nga titujt e poezive të
tij, dhe po qe se deshifrojmë peshën stilistike të titujve tjerë, konstatojmë
se “hëna rri ulur në fronin e saj”, se “ballëhapur qëndron tundimi”, kur një
buf i zi nate, tenton të ngulfatet “në qerpikët e ndezura të atdheut”, duke
parashtruar pyetjen “e kujt është kjo kërrabë”, apo: “kush i la të hapura
erërat”, kur “vraponim mbrëmjeve të vona”.
Adem Zaplluzha është një nga krijuesit tanë më të zellshëm, pa marrë
parasysh moshën e tij të tretë që ndërlidhet me një pleqëri të bardhë e të
mbarë, Vëllimi i tij më i ri (Ky def prej hëne), strukturohet në tre cikle
vlerash lirike të një ekuilibri të veçantë, ku fërshëllen era dardane mbi
“dheun tim të bardhë”, ku “mund të më gjesh në ndonjë baladë”, ku “në maja të
luleve përtëritet mëngjesi”, ku “një prush i verdhë i ndezi malet”, dhe “vetëm
lehja e qiellit mbeti pezull”. Kemi para nesh një botë paralele, një hapësirë
të njohur, ku “hukama dëgjohej përtej shtatë bjeshkëve”, ku i dëgjojmë thirrjet
e erës, dhe të gjitha daljet nga balada.
Adem
Zaplluzha shkruan poezi të mirëfilltë, nuk e hedh fjalën si do kushdo siç
veprojnë disa skribomanë, por na jep një tablo me një botë interesante ku
shpërthejnë idetë, mendimet, ndjenjat, imagjinata, pa përsëritje vargjesh nga
77 vëllimet e tij, pa sintagma banale dhe periferike. Vlera semantike e vargut
të tij, meriton të respektohet, përfundimisht duke i dëshiruar një pleqëri të
bardhë e të mbarë.
Kur koha
e përngjan mjegullave
Cikli i
parë
NËPËR
UDHËTIMET E MIA
Binte një
shi stërkalash
Nga sytë
nxora
yndyrën e
trishtimit
Asnjë
shteg për të dal nga ky pikëllim
Kujt i
bëra një të lig
Që më
mallkuan këto mjegulla
Prej
fjalëve
Nëpër
udhëtimet e mia
Herë eca
vertikalisht
E herë i
përngjaja zvarranikëve
Shih
pranë burimit fishket guri
Ku t’i
kërkoj duart e erës
Nëpër të
cilat balada
Më mbetën
kujtimet e kornizave
Sa të
largëta qenkan mendimet
Kur
largohen zogjtë e atdheut
Më pritë
edhe pak
Kjo kohë
e brishtë
I ka
ngulur thonjtë në trurin e ditës
Dhe po e
gjurmon vatrën e dhembjeve
Nëpër
fijet e barit të tharë
KUKULLAT
E DRUNJTA
Mbrëmë
filloi me ra po ai shi i zi
Mbi
krakëllimat e mjegullave
Lehte
edhe qiellin
S’pushuan
as mjaullimat e yjeve
Tej
shevarëve
I dëgjuam
hungërimat e pa artikuluar
Një
boshllëk i paparë
Zvarritej
fushave
Vetëm
urat e thyera i pamë
Që
notonin ujërave
Në ajrin
e tymosur të qytetit
Dëgjoheshin
fluturimet e korbave
një pamje
e trishtuar
Kaloj
andej trotuarit
Në
mushkrit e shqyera të qytetit
Kukullat
e drunjtë s’marrin më frymë
PËR NJË KRODHE TË MYKUR
Qanin
retë qante edhe shiu
Lisat
s’pushuan disa qindra vjet
Një lot
trishtimi
Derdhej
prej shtambave qiellore
Kjo
mjaullimë mjegullash
Gati
njëqind vjet s’pushoi
Nëpër
çatitë e memories
Rrodhën
pikat e fundit të balsamit
I dëgjuam
edhe gjëmat e nënave
Grithje
fytyrash u panë gjithandej
Ndonëse
ecëm vertikalisht
Shpirti i
jonë zvarritje sukave
Hymë në
lojë me djallin
Për një
krodhe të mykur e vramë ndërgjegjen
U bëmë
hyzmeqar në këto anë
Shitëm
vëlla gjuhë e vatan
KUR IU AFRUA BREGUT
Shih se
si po kalben gjethet
Trishtueshëm
zbehen ëndrrat
Kur
njeriu i përngjan heshtjes
Ose
frikës së rrënjëve
Kjo lojë
Që
s’përfundon asnjëherë
I ka var
duart në degët e lisave
Dhe i
përcjellë mjegullat tej lumenjve
Vetëm një
krakëllimë korbi
Fluturon
mbi krahët e errësirës
Në
syprinën e detit vdesin peshqit
Në mol
vajton një peshkatar i moshuar
Përkunden
e përkunden
Sandalet
e një nuseje
E cila
njëqind vjet eci zbathur
Nëpër
këtë tokë të zjarrtë prej plumbave
Kur iu
afrua bregut
Dëgjohej
një oshtimë myshqesh
Qante
edhe sterra e qiellit
Sikurse
njëqind vjet më parë
MALLI
Ky mall i
im i zi
Mbuluar
me trishtim
Qanë si
një qilimi
Nuk
pushoi asnjëherë
As kur
isha i ri
E as në
pleqëri
E KUR TË
MBËRRINI
Po që se
shkoj pas erës
Ju lutem
Mos m’i
mbyllni portat
Fisi im
Kurrë nuk
i ka mbyllur fjalët
E di nëse
i përkitni fisit tim
Do ecni
më shumë se çdo kush
Vraponi
si asnjëherë më parë
Deri te
portat e yjeve
Ju presin
ato të panjohura
Ecni edhe
pak
E kur të
mbërrini
Mbajeni
për dore fatin e shirave
Vallëzoni
deri në mëngjes
Një valle
shpatash
E cila
kurrë nuk përfundon
NGA KËTO
DEHJE TINGUJSH
Këtu fle
një lloj myku i harruar
Si
trishtimi i rapsodisë së fshehur
Lindin
kujtimet
E kur
vdesin hijet e maleve
Si zogjtë
e zi fluturojnë korbat
Nëpër
dhembjet tona
Mejhanexhiu
na përkujton se si u harruan
Këngët e
moçme të eposit
Deri sa
nata
Nuk e
ndal ison e një trishtimi
Nën këto
tinguj lahutash
Paraqiten
nëpër lugjet e fjalëve
Zanat e
mira
Kur eposi
i shfleton plagët
E mallit
Malet
këndojnë si kurrë më parë
Lisat
lozin një valle arkaike
Nëpër të
çarat e rrapeve
Fshihen
gjëmat e tokës
Nga këto
dehje tingujsh
I çelë
sytë një ylli të vetmuar
Pastaj si
nga shtambat
Burojnë
kristale lotësh
Në ëndrrën
e Jonit
Qielli
shndërrohet në një det me shi
NE DO TË
ULEMI
Deri sa
nga ndërgjegjja e kësaj nate
Këputen
meteorët me bisht
Ne do të
ulemi
Me
kujtesën tonë të brishtë
Dhe
secili prej nesh
Le të
zhdehet
Nga kjo
vetmi e paparë
ATHUA
QANTE NJË NËNË ME NJË FËMIJË
Nuk më
kujtohet
Se si
humbi stacioni i trenit
Vetëm
valixhet na mbetën nëpër xhepa
Dhe i
kontrollojnë
Fluturimet
e zogjve shtegtarë
Mes
gishtërinjve të fërshëllimës
Frynte
një erë e fortë
Saqë i
shkulte akaciet
Mbase nuk
kishte diçka tjetër për shkulje
Ora e
vjetër e murit
Ka kohë
që është ndalur
Askush
nuk i kontrollonte itineraret
E erërave
Në këtë
shtrojerë mendimesh
Vdesin
ndjenjat
Mes
binarëve rritet një lloj bari
Që askush
s’e di
Se si e
ka pasur emrin dikur
Dhe si
quhet sot
Frynë një
erë mali
Disi e
papërshtatshme për korrozionin
E
binarëve të vjetër
Buzë
rruge nuk di
Athua
qante një nënë me një fëmijë
Mbase që
të dy qanin në duet
Fatin e
thyer të skamjes
KUR BINTE
SHI NË GJUMIN TIM
Më
kujtohet
Kur binte
shi në gjumin tim
Ti
vrapoja rrugëve me sandalet e tua
Të kuqe
Që aq
shumë i doje
Pastaj pa
nguruar fare
Hyre edhe
në ëndrrat e mia
Vetëm ti
di
Se çfarë
kërkoje nga poçari i verbër
Ikën ato
kohëra
As zarfe
të kaltra nuk shiten më
Këto
letra elektronike
Janë aq
pa shije
Sa që
s’mund të lexoj asnjë fjalë
Mes
këtyre hieroglifëve
Vetëm me
një prekje të gishtit tregues
I zhduki
të gjitha germat
Që
fshihen diku në kujtesë
Si
gjethet e vjeshtës
Këto
letra elektronike
Nuk kanë
as shpirt e as zemër
Andaj po
i hedhim në shportën e harresës
Si fjalët
e erës
KOHA IME
Koha ime
Nuk është
ajo e profetëve
Në fund
të filxhanit
Mund ta
lexojmë epilogun e një ngjarjeje
Për fatin
e xhuxhëve
Dhe
profecitë e erërave
Koha ime
E
ngarkuar me djajtë elektronik
Nëpër çdo
shtëpi
Hingëllon
si kali i drunjtë e historisë
Dhe i
mbath retë
Me
shkreptimat e vetëtimave
Koha ime
I ka
humbur të gjitha rrugët
Në
bredhjet e saja të panumërta
Dhe
askund nuk takohet
Me botën
nëntokësore
Koha ime
Profeti
im i vdekur
Sa herë
që i çelë sytë
Një
meteor këputet pa dashje
Mbase në
ditarët e jashtëtokësorëve
Nuk ka
vend për të reshurat
PESHQIT
VDESIN PËR NJË GLLËNJKË PREJ QESHJES
Herë më
gjethon syri i majtë
E herë i
djathti
Ti askund
nuk je në gjeografin e dhembjes
Nuk di
Nëpër të
cilët rrugë çapitesh
Ku je
Të kërkoj
nëpër ëndrrat e zogjve
Tej yjeve
shikoj hapësirën
Kudo
zbrazëtirë në mjegullnajë
Kudo
zbrazëtirë mes shirave
Në asnjë
pikë loti
S’takohem
me vetveten time
Ti akoma
në ikje i merr shirat pas vetes
Kudo zbrazëtirë
mes dallgëve
Kur
peshqit vdesin
Për një
gllënjkë prej qeshjes
Prishtinë,
22 gusht 2012
DO
BISEDOSH ME KREHRIN
Domosdo
një ditë
Do vij
çasti
Kur
takohemi me vdekjen
Arkivoli
i murrmë zgërdhihet
Deri në
mospërfillje
Ti do të
ecësh drejt një jete tjetër
Te ne
thonë jetë varri
Më së
lehti aty i ke
T’i
varësh duart në erë
Dhe të
mos thahen asnjëherë
Kur
takohesh me vetveten
Kujtoje
gjelbërimin e syve të mëngjesit
Ke për të
kuptua se vetëm atë ditë
Ti ishe
në gjendje të ngurtë
Dhe pate
qeshur deri në mëngjes
Duke i
krehur flokët e ngjyrosura të kujtesës
Do
bisedosh me krehrin
Do të të
kujtohet kashaia e drunjtë
Dhe era e
brymtë
Kur
bisedonit me krifat e hirta të hënës
KOHA
DUHET T’I PËRNGJAJ MJEGULLAVE
Kur
bashkohemi me vdekjen
Duart
tona më nuk janë të ngurta
Ajo
gjendje e lëngtë
Duhet t’i
përngjaj balsamit shërues
Pastaj
ulemi në kanape
Dhe
bisedojmë për problemet tona
Edhe ajo
botë e paramenduar
Ka disa
telashe të pazgjidhura
Do
kujdesemi
Që atë
ditë të mos bie shi
Nëse
ngjan e kundërta
E
mbulojmë erën me lëkurën e një daulleje
Bisedat
tona
Nuk duhet
të zgjasin me shekuj
Po që se
bie shiu i zi
Do të
jetë një ogur i keq për të mbjellat
Koha
duhet të përngjaj mjegullave
Të jenë
të mbufatura
Por të mos
kenë pikë loti
Mbi
qerpikët e shkulura të hënës
NËPËR
GJETHET E MANIT TË BARDHË
Mbushe
gjymin miku im
Mbushe
Vetëm
përbrenda kësaj zbrazëtire
Mund ta
shohim lumturinë tonë
Kjo
mejhane e vjetër
Për çdo
ditë po i rinovon kujtimet
Dëgjo se
si gjëmojnë brenda qepenave
Gjëmat e
daulltarëve
Njëmijë
vjet më duket se kaluan
Si vrapi
i dehur i milingonës
Po aq
kohë edhe korbat fluturuan
Mbi
qiellin e kafshuar të mendjes sime
Dëgjo
miku im
Përgjoje
ecjen e krimbit të mëndafshit
Nëpër gjethet
manit të bardhë
Përgjoje
në heshtje
Shushurimën
e erës brenda këtij gjymi
KY DEF
PREJ HËNE
Ky def
prej hëne ende s’pushon
Bini
daulleve miqtë e mi
Bini mbi
lëkurën hënës
Sonte po
e festojmë frymëmarrjen e lirisë
Bini e
mos pushoni
Ju o
daulltarë të vyer
Le të
pëlcasin daullet
Do i
veshim kasnakët me lëkurën e mëngjesit
Bini edhe
mbi lëkurën time
Ajo i
përngjan hartës së atdheut
Bini sa
të doni nuk shqyhet dot
Me rrezet
e diellit e kemi regjur ditën
Bini
daulltarë e mos pushoni
Dasmat
zgjasin me vjet në atdheun tim
Bini
daulltarë bini
Është
mësuar kjo lëkurë me të rrahurat e erës
HARTA E
VJETËR
Unë do të
ju flas shqip
Mbase
gjuhë të tjera s’di
Por vetëm
mos harroni
Se kjo
hartë e vjetër quhet histori
E grisur
dhe e shpërfillur
Deri në
asgjësim
Thua se
vetëm nën lëvoret e lisave
Gjeti
strehim
Në ashtin
tim një i huaj
Hasi
diçka të shenjtë si prore
Dhe me
mjeshtri të përsosur
Ngriti në
shpirtrat e mjegullave
Prej
eshtrave një përmendore
PAS
RRËMUJËS SË MADHE MBETI HESHTJA
Po që se
hyni në baladë
Mos
harroni
Kthim
mbrapa më nuk ka
Kur
thyhen hijet e eshtrave
Degët
lëshohen në gjysmë shtiza
Kjo erë e
fortë që frynë
Nëpër
lëkurën e regjur të tokës
Nuk
ndalet në asnjë lima
Kur vijnë
shirat këndej pari
I njomin
të gjitha frytet e stinës
Kjo
lëkurë e tokës është zhveshur
Para
qindra vjetëve
Asnjë
milingonë sivjet nuk doli për gjah
Druaj që
dimri do të jetë i gjatë
Fije
kashte nuk ka mbetur nëpër fusha
Më në
fund
Ashtu siç
erdhën ikën të huajt
Pas
rrëmujës së madhe mbeti heshtja
Asnjë buf
nuk rrinte nëpër tela
Dëbora
siç duket
Do të
shkrihet më herët sivjet
MË THUAJ
SA ORA ADAPTOHEM
Të dua
ashtu siç je
Origjinale
Me
hidhërimin e zhgënjimin tënd
Dhe
thyerjen e pjatave
Mbi kokën
time
Të dua
kur i lanë enët
Dhe kur
unë pi ujë nga gota
Me
njëqind njolla
Dhe fare
s’merakosesh
Për
helmimin e mizave
Ti e di
se të dua
Ashtu
origjinal në mënyrën time
Të pëlqen
kafshimi i hamshorit
Dhe
ulërima e qenve
Kur e
ndjen aromën e djersës
Kjo është
mënyra ime e vetme
Kështu u
mësova prej gjyshërve
Të jem
tejet origjinal
Nuk di
ndryshe të dashuroj
Të dua
edhe më shumë
Mu
atëherë kur fle me hidhërimin tënd
Dhe kur
zgjohesh me këngë
Në buzët
e yjeve
Nëse ka
mënyra të tjera
Të lutem
më trego
Njerëzit
i përngjajnë kameleonëve
Më thuaj
sa ora adaptohen
Kushteve
atmosferike të dashurisë
ÇUDITËRISHT
GURI NDRYSHOI FORMËN E NGURTË
Me vjet
të tëra
E shtymë
gurin përpjetë shpatit
Disi
lisat iknin
Dielli
largohej në pafundësi
Kurse
guri për çdo mëngjes
Me një
gjakftohtësi të paparë
Qëndronte
në heshtje
Afër
pragjeve të dyerve tona
Kur
provuam të kundërtën
T’i
largojmë pragjet nga guri
U pamë me
pamundësinë
E
shtyrjes së gjërave ekzistuese
Kur
deshën njerëzit ta ndryshojnë kohën
Defi e
ngriti zërin
Çuditërisht
guri ndryshoi formën e ngurtë
Dhe u bë
pjesë e lëngshme e jetës
SA SHUMË
KRAKËLLIMA PASKA KJO NATË
Nëse i
dëgjon krakëllimat
Mos mendo
se janë zëra zogjsh
Një
heshtje tejet e trishtë
Buron nga
brendia e stinës
Që po
kallet në vetvete
Do vrapoj
sonte nëpër këtë natë
T’i arrij
fluturat e vetmuara
Ti mos hezito
Merre
përparësen e agimit
Dhe
mbledh këto copëza gjëmash prej yjeve
Mbledh
ato pak fjalë
Që kanë
mbetur peng dikur moti
Ndoshta
të nevojiten nesër
Për t’i
ushqyer shpendët endacak
Nëpër
foletë e qyqeve
Mua më kanë
lodhur pritjet
Të gjitha
stacionet e botës
Hynë dhe
dalin nga shpirti im
Si zogjtë e egër që fluturojnë
Tejpërtejmes
së hapësirës
Me të
thënë pritmë
Nuk di a
kanë rëndësi fjalët e mia
Era sonte
bisedon me mjegullat
Sa shumë
krakëllima paska kjo natë
Në këto
pak fjalë
KËTO
GURORE PREJ LOTËVE
Ik nga
kjo dhomë e shpirtit
Aty më
askush nuk banon
Vetëm
acaret lozin
Një valle
të çmendur evgjitësh
Të lutem
mos mi prek sytë
Lëri le
të pikojnë bebëzat
Nëpër
këto gurore prej lotëve
Një mal
me dhembje fle në qenien time
Nuk dua
që t’i dhimbsem askujt
Sytë e mi
të lëbyrë
Ka kohë
që kanë humbur
Freskinë
e pamjes
Rrjedhin
e rrjedhin
Këto lot
prej gurëve
Athua
akoma kanë shpresë
Zogjtë e
mi të mendjes
Prishtinë,
23 gusht 2012
TË KUJT
JANË KËTO SY PREJ RËRE
Më zgjoni
Nëse më
takoni me heshtjen time
Nuk dua
të fle më
Nën
kthetrat e trishtimit
Kjo valle
e lashtë
Si një
hije e zezë po vallëzon mbi mua
Ku ikën
zogjtë e plagosur
Në këtë
kohë të sëmurë
Jam lodh
Nuk më
mbajnë këmbët as mendja
Ku t’i
kërkoj flatrat e erës
Në cilën
baladë ikën zogjtë
Sa pak
paska njerëz në qytetin e gurëve
Të kujt
janë këto sy prej rëre
Të kujt
janë këto duar prej mjegulle
Që më
përqafojnë
E nuk e
ndjej aromën e luleve
KËTO GURË
QË PLUSKOJNË LOT TË KRISTALTË
Po që se
shndërrohem në zbrazëtirë
Nuk di
A do të
kenë kohë fluturat
Të
fluturojnë
Nëpër
lulet e sëmura
Këto
çaste trishtimi
S’mund
t’i durojnë as gurtë
Kush
është duke hyrë dhe duke dalë
Nga gjumi
im
Kur më
ngufatin makthet
Mjaft më
Këto gurë
që pluskojnë lot të kristaltë
Janë të
njerëzve të vegjël
Që vetëm
njëherë dashurojnë
Shijen e
flokëve të erës së zhdërvjelltë
S’durohet
kjo torturë e përditshme
Më merrni
o djaj të urryer
Më merrni
Më qoni
ku të doni
S’paska
mbetur mish njeriu
Në eshtrat e mia të karbonizuar