| E marte, 19.03.2013, 09:27 PM |
POEZI NGA
QAZIM SHEHU
KJO MUZA
JONË
Sa shumë
përzihet muza ndër ne,
Me pluhur
dhe politikë,
Fjalën
askush e ble,
Dy
metelikë.
Aq i
pavlerë është mendimi,
Sa të
vjen keq të shikosh,
Sesi
varfanjaku dhe pasunari,
U këmbyen
në short.
Të
ndreqësh kohën sa vështirë,
Zemrekun
e saj kush e ndreq,
Ç`është
keq s`bëhet mirë,
Të mirën
vështirë të ndërtosh.
Dhe radhë
e poetëve rritet,
Për të
blerë biletën e lavdisë,
Në
sportel të politikës,
Me orar
të trishtë.
Kjo muza
jonë pluhur dhe fjalë,
Me
shkrues anonimë xhindosur,
Një ditë
ata të bëjnë të madh,
E tjetrën
të munxosin.
GJERGJ
FISHTA
Bir i
Shqipnisë, Gjergj Fishta,
Dhe bir e
at e at e bir,
Fjala më
e lartë që s`është gjetur,
Do ti
shkonte më mirë.
Atje ku
grimcë e dheut frymon,
Fjalë e
tij ndez,
Në trojet
tona ku gjëmon
E
mallkimi këlthet.
Dhe
rendëm gjithnjë të kapim,
Kohën që
humbte ndër sllavë,
Ai me
guxim na ndante
Lule dhe
llavë.
Prej
gjoksit të tij vullkanik,
Shpërtheu
baroti i Oso Kukës,
Duke na
dhënë ajër mitik,
Ati i
Lahutës…
QIELLI
Qielli i
madh si një kapelë,
Rri mbi
kokë të planetit,
Era e
urrejtjes herë herë,
Ia heq
nga koka si të tepërt.
NË RRUGËN PEJË GJAKOVË
Në rrugën
Pejë –Gjakovë,
Lisa,
arra, mana,
Fshatra
shtrirë përtej,
Skena ku
u luajt drama.
Tani
asnjë dramë s`ndodh,
Liria
gjymtyrët shtrin,
Manat
pikojnë papjekur,
Në dhimbje
për martirët…
NË RUGOVË
Isha këtu
dhe s`dija në do kisha ardhur,
Si në një
skenë të filmit që nuk shfaqet më,
Po
dashuria më paska dashur,
Dhe
ëndrra për ty nuk u zhbë.
Pyjet ,
mjekër e poezisë epike,
Tundin
duart e gjata,
Të kapin
yjet e fikura,
Në
shpresa të vakta.
Të
kohrave që kaluan,
Në një
robëri të ngrirë,
T`u japin
dritë atyre, duan,
Mbi varre
martirësh, si qiri…
NDERIM
Tani anë
e kënd Kosovës ngrihen,
Buste për
heronjtë,
Më mirë
do qe , ata të ishin gjallë.
Por
,liria,
S`është
përrallë…
CAQE TË
THYERA
Qan çatia
nga shiu dhe në dhomë,
Sjell një
ëndërrim,
Nga
joshja e shiut të plakur,
Në
ëndrrat që s`kanë mbarim.
Mbi
tjegulla shiu troket butë,
Ngulshëm
e me bindje,
Duke
shkundur caqe të thyera,
Dashurishë
në ikje…
MORA UDHË
E IKA LARG
Mora
udhën e ika larg,
Ç `lashë
pas e di,
Babanë
dhe nënën në prag,
Me dorën
mbi sy.
Tani s`më
përcjell kush ashtu,
As tek
dera dalin,
Më bëhet
se babai e nëna,
Gjithnjë
tek pragu mardhin…
ZOGJTË
SHTEGTARË
Zogjtë
shtegtarë shtegtojnë,
Arrative
të çmendura,
Hapësirat
e pamata pikëzojnë,
Në mijëra
dëshira.
Shkëlqim
i dritës së pa fre,
I zhduk
në ëndrra mizore,
Thurur
lirshëm e pa nge,
Në të
largëtat brerore.
Nositi i
Lasgushit,
Rri në
sejcilin nga ta,
Siç rri
druri afër prushit,
I gatshëm
për zjarr hata.
AFSHI I
NXEHTË I VERËS
Afshi i
nxehtë i verës,
Më
zbrujti damarët,
Për
kujtimet e ngrira,
Po më
merr të qarët.
Se s`mund
ti shkrij kurrë,
Për t`i
kthyer në jetë,
Edhe
sikur kjo verë,
Të ish
dyfish e nxehtë.
NË
QYTETIN E RINISË
Në
qytetin e rinisë ku isha,
Ca rrugë
zbrisnin kodrave të trishta.
Midis
komisariatit e komiteteve,
Shetisnin
të drojtur njerëzit netëve.
Dhe e
dashurisë një pëshpërimë,
Afishohej
me ulërimë.
Çuditem
si pata kujdes,
Atë ta
fsheh, ta mbaj sekret.
Midis komisariatit
e komiteteve,
E ruaja
mos plagosej netëve.
Megjithatë
sa bukur ka qenë,
Ndoshta,
ndaj qëndroi në këmbë.
POETI
Asnjëherë
s`kam thurur vargje për vete,
E mbase
kurrë s`do thur,
Poetët
digjen për të tjerët,
T`i
ngrohin ata më shumë.
Si zjarri
që s`e ngroh vetveten,
Si dielli
po aq,
Marrosen
për të tjerët poetët,
Dëshirash
përvëluese në varg.
Dëshira
lavdie dhe ëndërrimi,
Për
bukurinë e plagosur të jetës,
Dhe në
këmbë i mban trishtimi,
Këta
vetëflijues të hershëm.
GRUAJA
VIOLINË
Si violinë
ngjan kjo grua
Pa
larguar harkun e dëshirës,
Zëra
gjithnjë e thirrin rrugës,
Përmes
ngacmimeve e cmirës.
Diellin e
rrugëve mban në flokë,
Pasqyrën
e pamjeve përmes,
Niset ajo
tek fjala që thotë,
Se
dashuria u ndez.
Dhe ikën
shpejt prej zhgënjimit,
ku ka
ndezje diçka fiket,
Duke
pritur një hark të thyer,
Drejt së
panjohurës seç i iket..
PELIN
Pelin i
jetës së hazdisur,
Nëpër
rrugë asqë ndihet,
Harbohen
çastet ku është nisur,
Thikë e
fatit të mprihet.
Vrushullon
ajri dehës,
Në unazë
flakësh tej,
E kjo e
harbon më tepër,
Pelinin
që kush se vëren.
+++
Një
çerdhe zogu në degë,
Gjithnjë
më tregon,
Një zemër
nëpër erë,
Që fshan
e rënkon.
Një zemër
të boshatisur,
Që ngrohu
ëndrra,
Tani në
degë të ditëve,
Pëlcet në
brenga.
Gjersa
era ta shpërndajë,
Në ujra,
hapësira,
Duke lënë
pas
Vetëm
pamje të mira.
URA
Një urë
dikush hodhi,
Të
kalojnë në hark të saj,
Ata që
njëri tjetrin deshën,
E mbetën
të ndarë pa faj.
Dhe kur u
bashkuan ata,
Harruan
ç`rrodhi në lumë,
Lotët e
maleve në vjeshtë,
Numëruar
aq shumë.
Harruan
kush ndërtoi urën,
Dhe ikën
më tutje të qetë,
Pa parë
trungjet që shuan,
Flakë
vetëtimash me rrëmet.
Për ta
kish rëndësi të ecnin ,
Kush
ndërtonte në ia vlente,
Lotët e
maleve derdheshin ,
Margaritarë
në dete.
Për
ç`lanë pas pa e ditur,
Për çfarë
duhej ditur vërtet,
Ura si
krah i ngritur,
Dashurinë
përshëndet…
+++
S`të dua
për çaste që merr me vete,
E mua më
lë bosh.
Për
gjithë hapësirat inerte,
Jashtë
qenies sime.
Po ç`kam
që për ty,
Bie në
ëndërrime?.
+++
Kjo kohë
e Shqipërisë,
Gjithnjë
shpështillet,
Në një
muzikë të ndërprerë,
Shekujsh.
Që u
luajt,
Nga
dhëmbët kërcëllues, të uriturve,
Në luftë.
FUSHA
Dielli i
veshi fushat me flori,
Barin me
vesë, shtëpitë e shpërndara,
Shelgu
vari kokën me përtesë,
Mbi ëndrrat
e thara.
Tani
shkoj fushës e dua të kap,
Një
përmasë që më mungon,
Ajo pamje
pas pamjesh shpërhap,
Në një
delir të ngrohtë.
Fusha
bujare shtrin trupin,
Aq
mrekullisht ,në pafundësi,
Dielli
shtrydh floririn e gënjeshtrës,
Në vrap
të kohës që nuk ndihet.
Dhe s`kam
kujt t`ia tregoj brengën,
Në këtë
fushë që thith gjithçka,
Brenda
saj kërkoj shenjën,
E një
pikë vese që u tha.
KODRA
KRISTALI
Si dallgë
e heshtur që përplaset,
Në breg
të kujtesë së zhdukur,
Një
brengë e heshtur shtyn kafazin,
Në
gjoksin e bukur.
Asnjë
fillesë nuk e thotë,
Çfarë
brenda teje vlon,
Veç
dallga godet fort,
E,
gjoksin sikur shkallmon.
Ai
pasqyron gjithë hir,
Lakuriqësinë
e vet në të trishtë,
Dhe
dallgët e brendshme kanë ngrirë,
Kodra
kristalesh të kuptimtë.
+++
Nga
largësi e viteve shikoj,
Kohën e
shkuar, e mendoj,
Sesi
diçka më mbajti të huaj,
Ndaj asaj
që u gatua tjetërsoj.
Kur renda
të jap,
Gjithë të
mirën për tjetrin,
Ai e mori
me një vrap,
Atë që më
takonte për vete.
Kështu
mbeta duarbosh,
Duke
pritur shpërblimin,
E tjetri
një fjalë s`e thosh,
Mbuloi
gjithçka me harrimin.
Një
vetëpengesë më kujtoi ,
Mos
veproja më kështu,
Se i ligu
të çon gjer tek kroi,
Dhe s`të
jep ujë…
NË
SHTËPINË E PRINDËRVE
Në
shtëpinë e prindërve gjithnjë,
Ndrit
veçanërisht një mall,
Si limfë
e heshtur ,pa bërë zë,
Vërtitet
në ajër.
Tani veç
heshtja ka mbuluar,
Portretin
e tyre në pafundësi,
Dhe koha
trondit gurët,
Supe
rënduar nën çati.
Ti veç
kujtimin s`mund ta zbrapsësh,
Që të
mbërthen në gjoks,
Dhe hapat
e tyre nëpër shkallë,
Që
hijezohen ngrohtë.
Gjersa
kulmi i çatisë,
Të bjerë
nga triumf i heshtur,
E tymi në
oxhak të shfryjë hidhur,
Për hijen
e tyre të etur.
LYPSI
Një lypës
bërtet me zë të lartë,
Sikur të
jetë i ushqyer,
Gurmaz i
mëngjesit thith pareshtur,
Zëra dhe
pluhur të hirtë.
Me zërin
e tij të lartë,
Sikur don
të na bindë,
Se
zbritën në tokë pa afat,
Hyjnitë.
Ulëret
lypës i fuqishëm,
Po zoti
në tokë nuk zbret.
Dhe mua
më merr të qarët,
Kur zotin
në tokë nuk e zbresin,
As
fetarët…
GROTESK
Seç janë
ca njerëz që u ngjajnë,
Ca
veteranëve të dikurshëm,
Vite e
vite gjermanin shanë,
Pa hedhur
një pushkë.
Sot ata
nuk ndihen më,
Ua morën
në kthesë disidentët,
Nëse
ndërrohet kjo epokë,
S`dihet ç`del një rracë tjetër…
SYRI I
DITES
Si çdo njeri dita ik,
Kujtimin
pas na lë,
N ë
ndjesi na stërpik,
çfarë
s`arritëm në të.
Valë e
saj hedh tutje,
Një vel
nëpër ëndrra,
Në të
nesërmen shurdhe,
Me dritën
e saj brenda.
Dhe pas
lë veç trishtim,
Trishtimin
e asaj që u fik,
Si sytë e
mbyllur të njeriut,
Drejt përjetësisë kur ik…