Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Ilirishtja shqipes

| E hene, 18.03.2013, 07:48 PM |


Rrustem Geci

 

Ilirishtja shqipes

 

Jam gjuhë  e stërmoçme

jam gjuhë  prej të parave

jam  para   Atllantishtes

e folmëja  ime  shkruhet

 

Shkrimet në Kuniformë

mund t´i gjeni  edhe sot

nëse studiuesit e gjuhës

do të dinë të më lexojnë

 

Këputja e disa  hallkave

krijoi shumë  përmbytje

u shuan  shkrime të tëra

vepra  krejt      fillimit

 

Jam gjuhë e shqiptarëve

i thotë ilirishtja shqipes

jam  e  dhéut  të zemrës

jam gjuha që  bën  dritë