| E diele, 17.03.2013, 10:55 PM |
RRUGA,
Nga Dedë Preqi
Nëse hymë
nga filli i krijimit të shtetit tonë,
është rrugë e gjatë, por njerëzit kanë nevojë të marrin njohuri dhe arsye, se
çfarë po ndodhë sot në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, në mënyrë që jeta
e qytetarëve të saj të përmirësohet e mos të bjerrët kot, që të punohet për një
jetë më të mirë dhe më e begatshme.
Qytetarët rëndomtë dhe të tjerët, detyrohen të merren më tepër më qeshtjet e
qeverisë dhe shtetit, se sa të merren me qështjet e tyre përsonale, dhe
qytetarët janë ata, që duhet të vendosin
për fatin e tyre, për të mos mbetë
të nënshtruar prej një pushteti
të dobët, apo për të mos mbetë në çdo kohë vetëm në rrugë, duke kërkuar të
drejtat e veta.
Pse nuk
shkruan shtypi i sotëm në Kosovë, por
edhe shtypi i jashtëm, se po arrihet një ndryshim, apo një zhvillim në shtetin
e ri të Kosovës, pse nuk shkruajnë mediat për një sukses që mund të lakmohet,
apo, a janë të kënaqur qytetarët me
mirëqenjen e tyre, por gjithçka duhet të shkruhet në mënyrë objektive dhe
reale, atë çka shohin dhe përjetojnë, se në këtë qeverisje ka shumë mangësi dhe keqmanagjim, të cilit
i mungon më elementarja, i mungon
shtylla që e mbanë gjallë
mirëqenjen qytetare dhe shtetin në tërësi, që është zhvillimi ekonomik,
mungojnë zbatimet e ligjeve, pothuaj se
mungon gjithë infrastruktura e jetës normale e qytetarëve të
vendit, dhe mungojnë të gjitha
strategjitë dhe konceptet e një shteti
të mirëfilltë demokratik.
Kohët po
ndryshojnë për çdo ditë, në parim duhet të ndryshojnë edhe shqiptarët, për të
ecur me kohën, duhet të ndryshon edhe koncepti qytetar dhe jeta e tyre në
Kosovën e pasluftës, dhe tani shekulli 21,
nuk është koha e ëndërrave, duhet
t’i kthehemi realitetit, që sot, ne
shqiptarët e kemi shancën o, kurrë, dhe mos t’a
lëshojmë nga vetja, dhe të lakmojmë në egoizëm, e karrierizëm, se
mund t‘ia shembim shumë lehtë thëmelet e shtetit të ri, të
cilin e fituam me shumë mundi dhe sakrificë, në vend të asaj, që ta forcojmë
dhe ta ngrisim nivelin e zhvillimit të vendit dhe mirëqenjën qytetare.
Prandaj,
nga politikat diskriminuese të një pushteti të tillë, i cili ka mangësi
të shumta dhe keqmenagjime të pa ndërprera, e nuk krijon mundësi dhe nuk lejon
hapësirë për të krijuar një shtet të mirëfilltë, janë edhe
arsyet e qytetarëve, që të diferencohen duke u mos pajtuar me udhëheqjen
e tillë të shtetit, kështu që mbetët zgjedhja e
rruges së tyre e mundshme, për të
luftuar për të drejtat e veta, dhe mirëqenjen e tyre, për të pasë një jetë
normale dhe pa brenga.
Pse
Kosova, nuk bënë hapa përpara?!
Qytetarët
e Kosovës, sikur gjithë qytetarë e botës demokratike, ua kanë dhënë besimin
qytetar me votën e lirë, gjithë atyre që ti përfaqësojnë në Parlament, por nuk kanë nevojë deputetët e tyre, të
flasin si otatorë, apo të luajnë rrolin e „papagallit“, në Kuvend
pa ndonjë koncept dhe program , i
cili i zgjedh situatat, apo i plotëson kërkesat e qytetarëve, por si argument,
deputetët e tillë në Parlament, e
përdorin fjalorin më të ultë njerëzor e më të ndyerë që ia thojnë
njëri-tjetrit, në praninë mediatike dhe në prani të gjithë botës. Me këto
kundërshti dhe ofendime në mes njëri-tjetrit, lihen anash qështjet e popullit
të Kosovës, që do të thotë, se këtu nuk
ka politikë, apo strategji për zgjedhjen e problemëve të qytetarëve të vendit,
por koha kalon duke bërë debate e
kundërthënje me ngatërresa ndër partiake e klanore, të cilat i japin Kuvendit
një imazh të ultë, të pa përgjegjshëm dhe pa kulturë civilizuese.
Qytetarët
e Kosovës, nuk kanë nevojë sot, që të dalin në rrugë dhe të kërkojnë të drejtat
e tyre, sepse mjaftë i kaluan ato rrugë nën okupim të një sistemi
totalitar, por tani i kanë Institucionet
e veta dhe përmes tyre të zgjidhen problemet, por jo, ata detyrohen të dalin në
rrugë dhe të protestojnë përmes këtyre formave,
sepse kanë shumë arsye, të cilat i obligojnë, jo vetëm të shtriejnë
duartë dhe të kërkojnë lëmoshë, por t‘a
ngrisin zërin kundër pushtetarëve
dhe të kërkojnë drejtësi në shtetin e tyre të ri.
Përveq
problemeve të ndryshme dhe kërkesave qytetare, është fatkeqësi për një vend
sikur që është Kosova, që e ka lëndën e parë të prodhimit energjitik dhe me shumicë, ndërsa në anën tjetër mbetët
pa rrymë, pa dritë elektrike ditë dhe natë. Edhe më tragjike është kur këtij
populli i shtohet dënimi, duke paguar shumëfishin e humbjeve të kësaj korporate
në korriz të qytetarëve, të cilët pa e shpenzuar rrymën fare, i marrin
faturat me çmime të nxehta, atëherë mospajtimet e
qytetarëve janë shumë objektive dhe reale, të cilët kanë arsye të kërkojnë të drejtat e tyre, sepse këto
metoda janë diskriminuese,
antidemokratike, jo korekte, dhe antinjerëzore.
Kësaj
politike Kosova duhet t’ia ndërroj skemën, jo për hirë të imazhit, sepse ashtu,
kështu qytetari i saj e ka humb imazhin ndaj qeverisë së vet, të tjerët nuk e
kanë në rend dite, por që ti kthehet imazhi qytetarit dhe ishtetit, duhet të bëhën zgjedhjet e
reja, që të realizohet një platformë e re shtetformuese, duke organizuar
reforma të reja ekonomike, politike, kulturore, shëndetësore, arsimore dhe urbane, që të kordinohen në bazë të
kushteve të përshtatshme dhe rrethanave ekzistuese, për një jetë më të
mirë dhe më të sigurtë të qytetareve të
vendit.
Kosova
pas çlirimit të saj, u ngop me njerëz të
dishëm e të padishëm, të cilët vrapuan për pushtet, për t’i zënë vendet më
kyqe, ku mundet më së shumti me i kontribue xhepit të vet, duke u bërë edhe
milioner për një kohë të shkurtër, ndërsa qytetari i rëndomtë, e ka hallin e
bukës dhe kupës së thatë, të cilit ia fryejnë edhe faturat e rrymës!...
Prandaj,
në këto kushte dhe rrethana të vështira, me këto metoda të frystruara nga
qeveria, mund të ngushtohen rrugët e
popullit dhe ndrydhet toleranca e tyre
qytetare, dhe konceptet rreth këtyre problemëve shëndërrohen në forma të
padëshiruara, duke dalë përditë në rrugë, për të kërkuar drejtësi, dhe menagjim
të mirëfilltë.
Dje,
qytetari shqiptar i Kosovës ka ëndërruar, vetëm të çlirohet nga zgjedha e okupatorit shekullor, dhe të
lirohet nga vuajtjet e shtypjes e
malltertimet poshtëruese, do të rilind jeta e tyre dhe do të krijohet epoka e
re për shqiptarët e këtij vendi të robëruar, por përderi sa sot, këto elemente
të brishta po përsëritën ende në jetën qytetare të saj, jo nga okupatori
shekullor, por nga një rrymë tjetër, e krijuar pas çlirimit, nga njerëzit që
shtrypën prej maleve dhe fronteve të
luftës si „çlirimtarë“, duke zënë vende
kyqe në qeveri, të cilët i dhanë kahe negative shtetit të ri të Kosovës, duke
mos afruar programe të mira zhvëllimore për shtetin dhe popullin e saj, dhe si
rrjedhojë e pa pjekurisë politike e kombëtare, nga verbësia karrieriste nuk
mund të shohin mirë, duke mos pasë vizion për të ardhmën e vendit dhe popullit
të vet.
Kosova
është vend i pasur me resurse natyrore dhe njerëzore, që e ka rininë e
shëndoshë dhe intelektuale më të mirë në rajon dhe Evropë, e cila nuk është e
kyqur e tëra në vendet e punës ku e meriton, ndoshta në pamundësi për të gjetë
një vendpunim, por edhe nuk dëshiron të jenë vegël e pandershmërisë, e korrupsionit dhe grupeve kriminale.
Qytetarët e Kosovës, kanë të drejtë të kërkojnë të drejtat e veta, për një jetë më të mirë, më të sigurtë dhe pa brenga, që të frymojnë dhe jetojnë të lirë në shtetin e ri dhe demokratik të Kosovës, në vendin ku duhet të çmohet dhe vlerësohet jeta e çdo qytetari të saj, sipas Kushtetutës së Kosovës, pa dallime etnike, krahine, religjioni dhe ngjyre.