| E diele, 17.03.2013, 11:42 AM |
Karriera
e mosmirënjohësve në politikë, vetshuhet si flakë kashte
Nga Xhelal Marku, gazetar
Pak kohë
më parë, në një nga shkrimet e një gazete të përditshme të pavarur, tek
komentonte rubrikën “Politikani i Vitit 2012?, kam lexuar diçka të tillë, ku në
përmbajtje thuhej, se Berisha sposton në renditje konkurentin e tij Topi…, etj.
Këtë thënie, unë e konsiderova si një lapsus të gazetës, pasi Topi kurrë ndonjë
herë nuk ka qënë konkurent i Berishës. Përkundrazi, Ai në politikë ka qënë një
i punësuari i Berishës, të cilin për gjeografi figurash, ky i fundit e koptoi
atë në Partinë Demokratike dhe në strukturat e saj, duke i dhënë peshqesh disa
funksione të rëndësishme, si nënkryetar partie, ministër bujqësie, kryetar i
grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe së fundmi e bëri dhe President të
Republikës. Jam çuditur, kur kam dëgjuar nga goja e tij, nëpërmjet Medias, se
Bamir Topi, këto funksione të larta që kishte marrë nga Partia Demokratike dhe
nga Berisha, i konsideronte jo si vlerësime të figurës së tij politike, por si
synime dhe marifete dashakeqe, që kishin pasur ata ndaj tij, me qëllimin final
vetëm për ta hequr qafe?!!! Edhe budallenjtë kanë qeshur me këtë koment të
këtij politikani, që në Partinë Demokratike, nuk e paska ndjerë vehten të
vlerësuar dhe të kënaqur me ato funksione të larta që kishte marrë përgjatë më
shumë se dy dekadave, por paska dashur që si “mirënjohës” që ishte, Berishës
t`i merrte edhe postin e Kreut të Partisë. Bravo z. Topi! Që është një gjë e
zgjuar kjo dhe një ëndërr e bukur për Topin, kjo dihet, por që mbeti si një
proverb për t`u përmendur: “Na ishte një herë një Bamir…”. Pabesia e tij shkoi
deri atje, sa të bëjë në fshehtësi edhe rolin e kalit të Trojës në zgjedhjet
vendore për Tiranën në vitin 2007, si drejtues dhe moderues i fushatës, që
ishte ngarkuar nga Partia Demokratike dhe Berisha. Kësaj i thonë shkoqur, se ai
i shiti këto zgjedhje për aferat korruptive të Ramës, duke e çuar në humbje
Kandidatin e atëhershëm të PD-së, zotin Sokol Olldashi, i cili bëri një fushatë
model, që patjetër do t`i sillte atij fitoren ndaj kundërshtarit, që kandidonte
për të tretën herë rradhazi, por që ishte dhe në dizavantazh të krijuar nga
premtimet e pambajtura ndaj elektoratit. Kështu, me pabesinë e tij, Topi e
humbi shpejt besimin tek Partia Demokratike dhe tek Lideri i saj, që e bënë
deri President të Republikës. Ai mendoi dhe punoi për pazare politike dhe jo
për drejtësi e forcim të shtetit ligjor në Shqipëri. Madje pazaret e çuan deri
atje sa të dekoronte edhe njerëz të inkriminuar të pushtetit komunist, të
lironte nga burgu vrasës e njerëz me precedent penal e rrezikshmëri shoqërore,
të dekretonte për korrupsion gjyqtarë të pamerituar, si dhe të dekoronte njerëz
të rëndomtë në punë dhe pa asnjë kontribut në profesionin e tyre. Pra, shkurt e
ktheu postin e Kryetarit të Shtetit në një biznes privat e tejet të korruptuar,
ndërpreu lidhjet e bashkëpunimin me Institucionin ligjvënës - Parlamentin e Shqipërisë dhe filloi të
bashkëpunonte me opozitën, duke sajuar e krijuar politika bllokuese për
integrimin e vendit, që çuan deri në skenarin e kobshëm të 21 Janarit 2011, ku
indiferencën e tij si kryetar shteti e dënuan ashpër të gjithë shqiptarët.
Kështu, nga dora e Bamirit, u bënë me radhë “Mjeshtra të Mëdhenj”, shumë nga të
pa aftit, të prapambeturit dhe ata, që nuk i njihte kush si emra të përmendur
për vlerat e meritat në punë. Bile, ka pasur disa raste, që dekoratat me tituj
të lartë, si “Mjeshtër i Madh i Punës” e tituj të tjerë, të dekoruarëve u janë
dorëzuar tinzisht, në prani vetëm të ndonjë familjari, pa dijeninë e
institucioneve përkatëse ku punonin, por dhe pa propozimin e tyre. Në këtë
mënyrë ai dekoroi me tituj të lartë jo mjeshtrat e vërtetë të ekranit në TVSH,
si: Virgjil Kule, Dhimitër Gjoka, Alfons Gurashi, Kiço Fotiadhi, Tefta Radi,
Xhelil Aliu, Bajram Hoxha, etj, por disa persona pa shkollimin përkatës, të
cilët më parë ishin njohur si hidraulikë e si rrobaqepës të preferuar dhe jo si punonjës të Televizionit Shqiptar.
Por, kjo është punë pazaresh, që e ulën në zero vlerën e këtyre dekorimeve.
Pazaret e bënë Topin që edhe ligje të domosdoshme si ai i lustracionit, të mos
firmoseshin nga ana e tij. Për këtë qëllim, ai u përballë edhe me protesta nga
ana e ish të përndjekurëve politikë, të cilët i pati pritur dhe në një takim,
por ligjin nuk e firmosi, sepse kështu e donte opozita e majtë trashëgimtare
juridike dhe pasurore e Partisë së Punës, për të mbrojtur kategorinë e spiunëve
të sistemit, që lamë pas në vitin 1990, që fatkeqësisht, disa prej tyre, janë
edhe sot në politikën shqiptare. Këta ish të përndjekur, të cilët atëherë u
revoltuan pa masë me vendimet dhe qëndrimet e ish Presidentit të Republikës, i
pamë të përqafoheshin dhe të bisedonin me Topin dhe me funksionarë të lartë të
Partisë Socialiste, paraardhësit e të cilëve i burgosën për një fjalë goje.
Kështu i pamë të bisedonin bashkë, viktimën me xhelatin, që gjoja po i “qanin
hallin” njëri tjetrit, duke i nxitur në protestat e grevat e tyre, drejt
vetëflijimit, ku i pamë të lageshin me benzinë e më pas t`i vinin flakën vetes,
apo shoku shokut. Një makabritet i
vërtetë, që e paguante, e nxiste dhe e frymëzonte politika mjerane e opozitës
në vend. Ky ishte dhe ekstremi i një politike nga më shnjerëzoret, që opozita
luajti ndaj kësaj shtrese të shumëvuajtur, që mundi të mbijetonte nga burgjet e
kampet e përqëndrimit të Diktaturës Komuniste të Shqipërisë. Mashtrimi politik
arriti deri atje, sa pasi i çoi në vetëdjegie, të paguante për t`i kuruar në
klinikat europiane. A s`do të ishte më mirë, që këta lekë që harxhoi opozita
për t`i kuruar, t`jua dhuronte atyre, kur shkonte pranë tyre gjoja për t`u qarë
hallin?!!! Pra, shkurt edhe një grevë urie e shtresës më të vuajtur të
shoqërisë shqiptare, siç janë ish të përndjekurit politikë, u përdor
politikisht nga opozita shqiptare, e cila historikisht nuk ka bërë as minimalen
ndaj tyre, që së paku t`u kërkojë të falur publike për masakrën që ka bërë mbi
ta, Diktatura Komuniste, si paraardhësja e tyre politike e juridike. Këtu, si
bashkëfajtor me ta qëndron edhe ish Presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili
sa ishte në detyrë nuk i përfilli dhe nuk i mbështeti aspak ish të përndjekurit
politikë. Bashkë me Kreshnik Spahiun, ai dëmtoi rëndë edhe sistemin e
drejtësisë, i cili arriti deri atje sa edhe vrasësit t`i dënonte vetëm për
armëmbajtje pa leje. Kjo konsiderohet sot, si përdhosje e Institucionit të
Presidencës nga Bamir Topi, gjatë ushtrimit të mandatit të tij. Ndaj, pas
largimit nga detyra e Presidentit të Republikës, qëndrimi i tij në politikë,
shihet e komentohet si një dështim i
plotë dhe pa rrugëdalje, që nuk din kah të shkojë, sepse i ka vetëmbyllur të
gjitha shtigjet si politikan. Për arsye të elektoratit, megjithë ftesat e
herëpashershme të Ramës edhe mendimin për një rrugëdalje majtas, tek e cila
shpreson, ai nuk po e shfaq haptaz, pasi ky qëndrim do t`i zhgënjente e
befasonte njëherësh, të gjithë ata që Bamir Topin e kishin besuar e menduar
ndryshe nga çfarë u doli. Kështu ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij, ish
presidentin Alfred Moisiu, që siç shprehen me humor njerëzit, Berisha e
shkëputi nga “loja e dominove”, si pensionist që ishte prej shumë vitesh dhe e
bëri President të Republikës. Edhe vetë Moisiu u befasua me këtë zgjedhje, por
kur hypi në karrike, preferoi të bënte mosmirënjohësin dhe iu kundërvu Berishës
dhe Partisë Demokratike, duke bashkëpunuar në mënyrë të paligjshme me opozitën,
në kundërshtim me betimin e tij dhe ligjin kushtetues të vendit, duke frenuar
kështu proceset integruese të Shqipërisë, që ishin në prioritetin e politikave
qeverisëse të vendit. Puna e tij në këtë institucion, përgjat një mandati,
konsiderohet si më e papërgjegjshmja në historinë e Presidencës Shqiptare edhe
në drejtim të ndërtimit të shtetit ligjor, forcimit të sistemit të drejtësisë e
të pavarësisë së institucioneve të tij. Kam dëgjuar nga goja e tij në një
emision tek një media krejtësisht e kontrolluar nga e majta, të thoshte:
“...Marrëdhëniet me të dy krahët e politikës (PD, PS), i kam pasur njëlloj, ku
sillte si argument, se qeverisjes së majtë i kam rrëzuar tetë ligje dhe po kaq
edhe qeverisjes së djathtë...”. E habitshme kjo logjikë, kjo shprehje, kur