| E shtune, 16.03.2013, 12:00 PM |
Aborti selektiv, plaga e re mesjetare e shoqërisë shqiptare!
Nga Elvi Sidheri
Përveç
çështjeve të “nxehta” që lidhen me dhunën në familje, me integrimin e vendit, me
të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara etj, ajo që më shumë më preku edhe
mua si lexues të deklaratave të ambasadorit...ishte përmendja nga ana e tij e
një fenomeni të turpshëm sa edhe kriminal që sa vjen e po përhapet si virus
shfarosës në shoqërinë tonë.
Bëhej
fjalë pra, për abortet selektive që siç duket po shtohen në mënyrë të frikshme
në Shqipëri.
Gjë kjo e
cila sipas disa parashikimeve, do të bëjë që ndoshta në një të ardhme jo shumë
të largët vendi jonë të ketë distanca astronomike mes dy sekseve, pra një
diferencë madhore mes meshkujve dhe femrave.
E të
thuash që siç e kam ditur unë së paku, deri vonë përveçse një shoqëri ku
predominojnë moshat e reja, kjo e jona ka pasur edhe një lloj shumice të lehtë
femërore!
Shumicë
numerike kuptohet, pasi siç e dimë, i yni mbetet “stoikisht” një vend ku femra
përfundon përherë në rolin e saj mbështetës brenda mureve të shtëpisë, ku asaj
i rezervohen ngahera grushtat, shpullat, kërcënimet, fyerjet, frikësimet, vrasjet,
dhunimet e shumëllojta, poshtërimet e gjithçka e mundshme.
Vend ky i
yni, ku femra sipas edhe studimeve të mirëpregatitura...ku ajo edhe në administratë bën punën e “shefohet”
nga ndonjë mashkull oportunist, barkderr e flokëpak, i pushtetshëm pra me një
fjalë!
Vend ku
akoma femrës së aftë, pa pikën e turpit e në mënyrën më fyese ekzistente, i
drejtohen me titullin aspak joshës “burrneshë”!
Sepse në
Shqipëri...e jo vetëm në zonat e saj malore nga ku kjo shprehje prapanike
origjinon...sepse tek ne pra, që femra të quhet e zonja e vetes, ajo i bie të
jetë “çseksuar’ letrarisht dhe të jetë bërë BURRË në mënyrë që ajo të meritojë
vlerësimin e respektin përkatës.
Më pas
kur femra shqiptare s’është burrneshë, ajo mund të jetë “rekordmene” apo përse
jo edhe “biznesmene”!
Sa mirë, pra
do jetë një grua “rekord-burrë” e po aq një femër “biznes-burrë”!
...PIKA
QË S’U BIE SE NGA GRATË RROJNË-shkruante
Çajupi qëmoti ndërsa ...burrat ndënë hije loznin e kuvendonin tërë ditën
e ditës, siç bëjnë rëndom edhe sot fundja!
Sepse
qysh në atë kohë tashmë të largët, kur Andon Zakua nga Zagoria e kulturuar e
Gjirokastrës ishte gjallë e shkruante këto vargje, që atëherë pra, burrat
mblidheshin nën rrapin e fshatit dhe ia merrnin qetësisht-përtacisht me llogje
e punën ua taksnin “shqiptarisht” grave të tyre të ngrata.
Puna
është se në kaq kohë që kur Çajupi cyste këtë plagë autentike antifemërore të
shoqërisë shqiptare, vitet kanë rrjedhur e gjërat po aty kanë ngelur.
Pas Andon
Zakos erdhi pavarësia, u krijua shteti ynë “i lirë e i mosvarun”, u ngjit në
fron një mbret deri diku përparimtar, grave iu dha në Shqipëri e drejta e votës
para shumë vendeve të Perëndimit, atyre iu hoq ferexheja e zezë që u mbulonte
edhe sytë, u krijuan shkolla e institute, erdhi më tej edhe Partia me shokun
Enver, i cili gratë i futi në shkolla, universitete e punëra të ndryshme, u dha
profesione, mjeke, mësuese e artiste, derisa na kapi vala demokratike dhe
arritëm tek ditët tona.
Rrugës së
këtij zhvillimi nacional mes shumë rrymash e regjimesh, gruan e bënë edhe
kooperativiste me llërët përveshur e duart
të zhytura në “komposton” me jashtëqitje lopësh që na e kishin mësuar
shokët kinezë, atë e burrëruan me detyrim, duke u menduar t’a emancipojnë duke
i dhënë asaj trajtat e njeriut të ri socialist “tornitor-traktorist” i cili
sërish burrë që burrë ishte, por fundja prapëseprapë gruaja në gjithë këto vite,
ndonjë përparim në pozicionin e saj shoqëror edhe e arriti.
Prandaj
ishte mëse legjitime pritshmëria që pas-vitet 90-të për gruan shqiptare, të
sillnin hopin përfundimtar cilësor përpara në rrugën e saj tejet të mundimshme
drejt barazisë gjinore!
E vërteta
është që këto 23 vite demokraci, kemi pasur gra të suksesshme në biznes, në art,
në politikë e kudo.
Gratë, motrat,
nënat, gjyshet, të dashurat e shoqet tona, janë afrimuar brenda Shqipërisë e
jashtë saj dhe ato kanë mbajtur në këmbë familjet tona gjatë këtij tranzicioni
shumë të tejzgjatur shqiptar.
Gratë
kanë qenë në ballë të protestave të 90-ës që hodhën me të pasme përtokë
regjimin kriminal 45 vjeçar komunist.
Gratë
mbajtën familjet të bashkuara gjatë viteve të varfërisë ekstreme post-moniste, ato
ushqyen fëmijët, mbajtën rradhat e tmerrshme të bukës e të vajgurit.
Ato i
kërcyen anijeve të emigrimit dhe ia dolën të rrisin e të shkollojnë fëmijët e
tyre në emigracion.
Ndoshta
ato dhe karizma e tyre që pikërisht në kohë të vështira
E më pas
ishin pikërisht gratë shqiptare ato që në një mënyrë apo një tjetër kanë qenë në
krye edhe të rilindjes ekonomike të Shqipërisë.
Sepse jo
sipas ndonjë hiperbolizimi qeveritar, por vendi jonë vërtetë është një vend
mesatar për nga zhvillimi ekonomik tashmë, një shtet i integruar në shumë
organizma të rëndësishëm europianë e ndërkombëtarë i cili një ditë duan apo
s’duan politikanët tanë, sërish do të hyjë me ose pahir në Bashkimin Europian.
Një vend
i tillë, i cili historikisht dhe gjeografikisht është pjesë e Europës, nuk mund
t’i lejojë vetes më trajtimin antinjerzor që gruas rëndom i bëhet përbrenda
shoqërisë së tij.
Prandaj
burrneshat, biznesmenet apo rekordmenet, nuk do të duhej kurrësesi të ishin
pjesë e mendjes dhe fjalorit të përditshmërisë sonë shqiptare.
Sepse
janë pikërisht të tilla detaje në dukje të vogla e të parëndësishme, ato që
përgjithësisht bëjnë edhe diferencën thelbësore mes gjërave.
Si do të
na ndihej ndonjë burrë, i njohur, famshëm apo anonim qoftë...po t’a quanin
“burrëgrua???
Keq do
ndiheshin të gjithë padyshim, do fyheshin, do çirreshin e do protestonin
papushim!
Lëre
pastaj që si mes shqiptarësh, këtë do e merrnin si vënie në lojë të maskilizmit
të tyre, si ulje abuzive të testosteronit të tyre mashkullor, si ironi me
prirjet e tyre seksuale me anë të këtyre formave femërore të vlerësimit të
punës e veprave të tyre etj!
E pra, kështu
them unë se ndihen gratë në Shqipëri kur i cilësojnë maskilisht gjasme për t’i
vlerësuar, me këto mënyra mashkullore!
Deri në
një moment mund të kisha menduar se bëhej fjalë për mosvëmendje e injorancë të
pastër gjuhësore, por tashmë që së paku 7 në 10 klasa në shkollat tona
studiojnë anglisht si gjuhë të huaj, besoj se dallimi mes “man” e “woman” është
i qartë si drita e diellit apo prezenca e hënës në një natë pa re.
Për t’u
kapur me arsyen përse po shkruaj, tani po kaloj direkt në temën kryesore për
sot, pra seleksionin antinatyral që shqiptarisht bëhet ndaj të “palindurave”
ende të rracës sonë.
Charles
Darwin-i dhe darvinizmi që pasoi teorinë
e tij të evolucionit, na mëson e tregon për “seleksionin natyral”!
Tek neve
ndërkohë, Darwin-in e kemi kthyer si shumë gjëra të tjera me kokë poshtë dhe
kemi shpikur “seleksionin shqiptar antinatyral”!
Sepse
natyra për neve shqiptarët, është diçka relative në fund të fundit!
Ne kemi
të drejtën hyjnore, të cilën perëndia na e ka dhënë vetëm neve shqiptarëve, që
me natyrën të luajmë si të na e dojë kokrra e qejfit.
Neve i
rrjepim shtratet e lumejnve që aty kanë rrjedhur prej mijëra vitesh e me
zhavorrin e tyre ndërtojmë pallatetet në mes të qyteteve tona të cilave për nga
dendësia e godinave për metër katror, as Hong Kongu s’u
Neve me
sëpatë në dorë e vrull revolucionar në shpirt, i futemi pemëve me themel dhe i
presim një nga një, sepse për ne bimësia është një koncept abstrakt me të cilin
mund të luajmë si të na e dojë zemra!
Neve
çajmë malet jo për të bërë vetëm tunele (Kalimash, Kërrabë), por mbi të gjithë
se na duhen gurore, gurë për të ndërtuar lokale që të duken si kështjella të
lashta, ndërsa vetë kështjellat që të lashta janë prej vërteti...i lëmë të
rrënohen përditë e më shumë.
Neve
natyrën e tjetërsojmë sipas dëshirës në bregdet, në male, kodra, gërxhe e ç’të
mundim!
Tani kur
natyrës ia shpallëm sfidën në secilën shfaqje të saj, pse të mos i hynim edhe
rendit natyror në lindjet e fëmijëve tanë të ardhshëm?!
Kështu
teorisë së respektuar darviniste të seleksionit natyral edhe përsa i përket
raportit femër-mashkull në lindjet e fëmijëve, neve i jemi futur dhe kemi ndërhyrë
duke e bërë peshoren gjithmonë e më tepër që të rëndojë nga ana e meshkujve.
Kështu
lindin meshkujt, pasi femrat tashmë për shkak të teknikave moderne që të
lejojnë të përcaktosh gjininë e fëmijës shumë herët, ato pra “dënohen me
moslindje” që në fazën e tyre fetusore të prezencës në barkun e nënave të tyre.
Por
lexues të dashur, po qe se çështja e abortit, mbetet një temë e nxehtë, e cila
ndan akoma
Sepse siç
është demonstuar tërë këto vite të gjata, çdo praktikë tjetër për t’iu
kundërvënë këtij proçesi, do ishte e dështuar që në fillim.
Pra
fjalime të
E
ndërkohë që femrat do vazhdonin të dënoheshin me moslindje në vazhdimësi dhe
raporti natyror mashkull-femër në vendin tonë kështu edhe më tepër do fundosej
në diferenca aspak natyrale.
Një
propozim për të cilin kam dëgjuar i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili
propozonte që abortet mos bëheshin tek privatët, por vetën në klinika ose
spitale shtetërore, do ishte një hap sidoqoftë në drejtimin e duhur.
Por nuk
do mjaftuar me kaq.
Dhuna në
familje, femrat e vrara, keqtrajtuara, dhunuara, therura, kokëprera, djegura, shantazhuara,
prostituuara etj, asnjë nga këto fenomene nuk ka pësuar ndonjë rënie të
ndjeshme, megjithëse Shqipëria disponon një legjislacion të admirueshëm në këtë
fushë.
Pra burrat
shqiptarë, kanë vazhduar të vrasin, therin, dhunojnë, godasin, rrahin, t’u
shkelin të drejtat e të margjinalizojnë femrat shqiptare edhe pse ligji këtë
gjë ua ndalon!
Kjo është
arsyeja pse sot diskutohet që krimi në familje të dënohet me jo më pak se 38
vite burg pa ulje dënimi!
Edhe kjo
po qe se në parlament mbildhen deputetët që sipas traditës “burrërore”
shqiptare janë shumica dërrmuese pikërisht meshkuj në kuvendin shqiptar që
votohet gati në 50% edhe nga femrat...dhe aty të votojnë këtë ashpërsim të dënimit
për të tilla krime brutale.
Por
seleksioni antinatyral i lindjeve i cili godet vetëm femrat e palindura ende, nuk
mund të ndalet përveçse me anë të një ndërgjegjësimi të publikut dhe të
instancave vendim-marrëse lidhur me nevojën e pashmangshme për përpilimin e
hyrjen në fuqi të një ligji i cili i ndalon këto aborte kriminale antifemërore.
Ndryshe
brenda pak vitesh, meshkujt shqiptarë të cilët rëndom nga 6 veta në një
tavolinë lokali mbildhen si traditë, në të ardhmen do të jenë të detyruar që
për femrat as të mos të ëndërrojnë më dot në Shqipëri.
E kjo për
një arsye të thjeshtë sepse me këtë ritëm femra do të na bëhet një krijesë e
rrallë, gati si një “specje në rrezik zhdukje”!
Padyshim
që komuniteti “i krahut tjetër” do të ketë përfitimet e veta nga kjo rënie
drastike e numrit të femrave në shoqërinë shqiptare, pasi për efekt normal, meshkujt
shqiptarë që femrën e urrejnë që në bark të nënës e ndaj s’e lënë as të
lindi...më pas do jenë të detyruar të mësohen me mosprezencën e saj e kështu që
natyralisht do fillojnë për “mungesë resursesh” të tërhiqen nga njëri-tjetri se
s’do kenë ç’të bëjnë, jo për gjë!
Ky është
një nga problemet më reale e më akute që i kanoset shoqërisë tonë o njerëz!
Ka shumë
rëndësi që në çdo sferë të jetës sonë shqiptare gruaja, vajza e femra të jetë
pjesë e barabartë e zhvillimit, drejtimit, shkollimit apo qeverisjes.
Por më
tepër rëndësi se tërë këto gjëra me peshë të pallogaritshme, ka sido që të jetë,
lejimi që vajzat e femrat të paktën...”TË LINDIN”!
Kjo është
A-ja e së drejtës së njeriut e aq më tepër të 50% të llojit tonë shqiptar e të
rracës njerëzore po ashtu, e së drejtës së femrës pra!
Turp t’iu
vijë gjithë atyre prindërve që zgjedhin si “të lindshëm” një mashkull e si “të
sakrifikueshme” një femër!
Por
shteti e ligjet prandaj ekzistojnë, që të rregullojnë veprimtaritë shpesh të
mbrapshta të njerëzve, të cilëve sidomos kur janë meshkuj (Mea Culpa edhe nga
unë si mashkull)...u merr koka erë lehtë.
Shteti me
forcën e ligjit pra është nevoja imperative që të ndërhyjë dhe t’i japi fund
kësaj praktike antinjerzore e cila tashmë prej kohësh siç treguan së fundi edhe
shifrat e OKB-së, është bërë një fenomen më shumë se shqetësues tek ne.
Kjo gjë
s’ka as edhe një lidhje të vetme me të drejtën legjitime për abort, për të
cilën jam dhe do të jem edhe unë vetë.
Por
aborti selektiv, i cili prek vetëm ekskluzivisht njërën gjini, pra atë femërore,
ky është i dënueshëm e mbi të gjitha antiligjor, diskriminues e i palejueshëm.
Ka një
shpjegim deri diku ezoterik por edhe real, që tregon kuptimin e emrit të
perëndisë në gjuhën hebreje.
Thonë se
hebrenjtë pra, perëndisë të cilës në përgjithësi nuk ia përmendin emrin, pasi i
referohen dhe e shkruajnë me shkronjën hebreje “Yod”, ata sidoqoftë i thonë
Jehovai ose IEVE!
Fjala
IEVE në gjuhën antike hebraike ka kuptimin qiellor të së hyjshmes vlerë të
universit!
Besimtarët
e lashtë hebrej, në mijëvjeçarët e largët i falnin adhurimin e shpirtërave të
tyre tokësorë një qënieje të përveçme, një elementi unik që përqëndronte në
materien e tij universale nektarin e gjithësisë, plus-minusin e krijimit, kripën
dhe sheqerin, mashkullin e femrën, gjithçka në “Një”!
Religjioni
epik i këtij populli mbijetues, ky besim aq i rrallë në autenticitetin e tij të
mbinatyrshëm, blatonte përmes rradhëve të pandara të shkronjave harmonike të
kësaj gjuhe, bekimin që këta njerëz merrnin nga perëndia e tyre që mishëronte
bashkërisht në veten e saj si “një dhe të pandashme” femëroren e mashkulloren e
dimensionit jetësor të kësaj bote.
Eva e
flakur prej Eden-it Biblik, kështu s’ishte asgjë tjetër veç emrit “Eve”
(He-Vav-He në alfabetin hebraik) që ishte bashkangjitur në përjetësi me
shkronjën e perëndishme “I” (Yod në hebraisht) e cila simbolizonte emrin e
pacitueshëm të perëndisë e ajo sillte unifikimin final të këtyre dy
komponentëve të pazëvendësueshëm.
Me të
ashtëquajturin “Mëkat Origjinal” merr fill një lëngatë e gjatë femërore që
kalon nëpër librat e shenjtë dhe hyn e
Femra
është e tillë ( e lënguar, e keqtrajtuar, e përzënë e nënçmuar) edhe pa qenë
etnikisht shqiptare, por me siguri duke u çertifikuar si e tillë, ajo plotëson
më tepër trajtat e përflakura të karakterit të saj, ashtu siç edhe historia e
ka njohur dhe legjitimuar.
IEVE pra
në hebraisht është një...nuk ka Yod pa He-Vav-He.
Hebrenjtë
e lashtë e kishin kuptuar në mënyrë brilante atëherë sekretin e njëkohësisht
misterin e Jetës dhe ai është i thjeshtë:...
...-Që
esenca e mbihumanes, e të perëndishmes dhe e vetë universit tonë, është e ndarë
pazgjidhshmërisht mes femrës dhe mashkullit!
Kur t’a
kuptojmë edhe ne këtë gjë, ku i dihet që edhe këto anti-natyrizma që
bëjmë...ndoshta do të ndalen e femra do marri respektin dhe vendin e duhur në
shoqërinë tonë, por deri sa të vijë ajo ditë...shteti duhet të vërë ligjin në
vend e njerëzit të detyrohen që femrën t’a lënë së paku të lindi!