| E shtune, 16.03.2013, 10:53 AM |
Vullnet
Mato
ËNDËRR
PARAJSE
Mbrëmë
gjatë një shiu
të
zgjatur netëve me radhë,
pashë një
ëndërr të kundërt
me
këqësimin e motit.
Sikur
agoi papritur
një
mëngjes parajse i bardhë
dhe u
zgjova gazmor
te
mrekullia hyjnore e zotit...
Por në
kulmimin e atij
ngazëllimi
të madh qiellor,
shtanga
krejt i befasuar
me
trompeta në zemër,
kur pashë
të strukur
mes
shpirtmëdhenjve tokësor,
një nga
xhelatët më kriminel
të kohës
së egër...
Një nga
ata jagot e dredhave
që
arritën më vonë,
gjer në
foltoren e parlamentit,
dhe aty
publikisht,
për të
drejtat e njeriut
buçitën
me zërin jehonë,
duke
luajtur martirin e pafajshëm,
vetmohuesin
si Krisht.
Mes
luleve vigane
ku
ligjëronin zogjtë këngëtar
ai qeshte
e lozte me shpirtrat,
në kulmin
e haresë,
ndërsa
mua më dukej
sikur në
atë vezullim të paparë
vallëzonte
në rrjetën e vet
një
marimangë e zezë.
Fort i
mahnitur mendova,
si ka
mundësi të jetë futur,
te ky
mjedis me pranverë
të
përjetshme perëndie,
frymëvrasësi
i shpirtrave
në moshën
e frymës së bukur,
viktimave
të tij edhe në qiell
t’u bëjë
përsipër hije?....
Atëherë
bërtita fort,
nëpër
gjumin e mesnatës:
O zot i
madh, kontrollo
sejmenët
e tu të besuar,
kur
zgjedhin shpirtrat
në dyert
e parajsës,
se paske
edhe mes tyre
ryshfetçi
të korruptuar!...
Të lutem,
të paktën
këtu ku
buron drita jote,
mos lejo
të shkelen
parimet e
shenjta të qiellit,
duke
shkaktuar pakënaqësi
dhe
zemërime toke,
për kodet
e marrëveshjes
që ke me
njerëzit!...
Dhe si e
pashë që aty,
nuk m’u
përgjigj askush,
zbrita
shkallët e qiellit
një nga
një mjaft i zemëruar.
Shkova të
hedh shpirtin
në ferr,
mes zjarrit prush,
dhe atë
çast brofa
nga
shtrati tepër i tmerruar...