Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bedri Tahiri: Gjurm? kreshnik?sh n? Drenic?

| E premte, 15.03.2013, 10:05 PM |


Gjurm? kreshnik?sh n? Drenic?

Shkrimtari ka p?r detyr? ta çoj? n? p?rjet?si njeriun e vetmuar e vdekatar dhe rast?sin? ta shnd?rroj? n? ligj, at?her? misioni i tij ?sht? profetik. (Kafka)

Nga Bedri TAHIRI

Qysh nga f?mij?ria e hershme, pa i rrafshuar mir? t? dymb?dhjet? pranverat, u mish?rova me Qyqavic?n mitike. Ah, e bekuara, kurr? nuk do t? m? shqitet nga mendja. At?bot? qe fare ndryshe. Nj? begati p?rrallore. P?rplot drunj, kryesisht ahu e shkoze, kullosa e sidomos kroje me ujin bilur q? n? pik? t? ver?s, t? binte n? lule t? ballit. Sipas filozofis? popullore ajo karakterizohej si bjeshka me 77 lugje, me 77 kodra, me 77 kroje, me 77 kisha. Pask?taj, p?r mysafir?t hallexhinj,  edhe sof?rshtruar me dredh?za, uthulla, thana, lajthia, dardha t? egra, vojsa, brekia, manafera, kok?rdhoca...

Q? thua ti, ore t? lumt? goja, kthehemi tek e nisem. Zgjoheshim  me gjelat e par? dhe vullnetsh?m merrnim at? rrug?, q? zgjaste hiç m? pak se dy or?. N? fillim, sa pat?m qe, edhe m? shum?, e kur b?m? kuaj, tamam dy or?. Un? zija vend n? tub?n e t?rfoj?s a san?s, ushqim p?r t?rhqesit? e qerres, dhe dremisja ?mb?l. Jo, m? mir? t? them, flija p?r shtat? pal? qejfe, derisa arrinim n? vend. I shkreti baba, vazhdimisht e kthente kok?n prapa dhe me prekte me dor? p?r t’u siguruar se isha aty, ngase leht? mund t? bija n? tok? nga p?rplasjet e rrot?ve n?p?r gur?t gungaç? e turidal?. Murroja, qeni yn? besnik, q? disa her? u kacafyt  me ujkun, na p?rcillte kujdessh?m, her? para, her? prapa e her? anash. Dhe, edhe l?vizjen m? t? vog?l dyshuese, e hetonte me kujdes dhe paralajm?ronte me ungurim? rr?qeth?se.  L?re at?, po kuajt? ç’ishin, ore jahu! Pa, pa, pa! Ishin kafsh?t m? t? zgjuara n? bot?. Prej at?her? e kam kuptuar se kali qenk?sh zbuluesi m? i madh i rrezikut. Sigurisht p?r k?t? trimat kan? pasur kuaj t? mir?, t? cil?t shpeshher? i kan? shp?tuar t? zot?t nga pritat. Vrik m? silleshin n?p?r mend Gjogu i Mujit, Sharani i Milosh Kopiliqit, Kali i Sk?nderbeut, Allçi i Azem Galic?s...P?r k?t? edhe patkoi i tij varet n? der?n e sht?pis? p?r t? ndjellur fatbardh?si.

Kur fekste agu dhe niste t? zbardhte drita, ne ishim k?mb?kryq n? Maj?n e Zez?. Nga aty, m? 15 qershor 1389, Milosh Nikoll? Kopiliqi kishte sulmuar taborret osmane dhe kishte therrur me thik? sulltan Muratin I. Me çekan? t? m?dhenj e me dalta hekuri nxirrnim cunga p?r dim?r. Ajo pun? lejohej, sepse pastrohej terreni p?r ripyll?zim. Trungjet e thara t? ahishtave t? m?dha, t? prera kush e di se kur e nga kush, me pak mjeshtri, çaheshin si pjep?ri. O Zot, sa lisa t? m?dhenj kishin qen?, nj? trung me gjith? rr?nj? ta mbushte nj? qerre me kanata.

Nuk ishim t? vetmit q? b?nim at? pun?. Kishte edhe t? tjer? q? n? at? m?nyr? siguronin drut? p?r ta p?rballur acarin e dimrave zevzek?. Kur rrezet e diellit pushtonin natyr?n veç gum?zhinte Lugu i Madh i bjeshk?s zem?rbujare.

Me ne, zakonisht, vinte edhe xha Rrahimi, plaku mendjeholl? q? na k?naqte me rr?fimet e tij t? mrekullueshme, duke na b?r? ta harronim lodhjen.

-E shihni at? kodr?n atje larg, midis atyre katundeve t? Drenic?s qendrore,- nisi bised?n nj? dit?, duke b?r? me dor? andej, kur po drekonim pran? Kroit t? Ftoht?.

-Po,- ia prit?m  ne, duke pic?rruar syt? andej ku ishte p?rq?ndruar v?mendja e tij, pa mundur t? dallonim gj? n? at? larg?si.

-Atje, t? ajo l?ndin? q? i thon? Fusha e Morin?s jan? tre gur? t? m?dhenj, q? kreshnik?t i kan? gjuajtur nga ky vend.

-Qysh, qysh?!- u çuditem ne, dhe n? fillim fare nuk na e kapte mendjeshkreta.

-Dikur moti, k?tu, te Maja e Zez?, siç i thon? k?tij vendi, kishin dal? p?r gjah Muji, Halili dhe Tale Budalina. Pasi kishin ngr?n? drek? dhe kishin pushuar e b?r? nga nj? sy gjum? t? mir?, n?n hij?n e thell? t? ahishtave me kok?n tej n? qiell, t? b?r? çak?rqejf, kishin z?n? t? lavd?roheshin p?r trim?ri e p?r fuqi.

Kur Tali e Halili qen? nxehur shum?, Muji u kishte th?n?:

-T’i l?m? fjal?t, o burra, fuqin? ton? ta provojm? ndryshe.

-E ç’t? b?jm?, o baci Muj??- kishte pyetur Halili kureshtar.

-T? hedhim gurapesh n? t? per?nduar t? diellit, andej nga Bjeshk?t e Nemuna dhe ai q? e qet m? s? largu, ai ?sht? m? i forti.

U tha, u b?. Q? t? tre u pajtuan dhe ran? n? nj? mendje.

I pari provoi m? i moshuari, Tali prej Budine.

Hopa,- i dha zor m? sa takat q? kishte dhe guri fluturoi tej e tej e u ngulit atje, n? at? l?ndin? t? shkret?, ku nuk kishte frym? njeriu.

Halili  provoi i dyti dhe e hodhi pak?z m? larg se Tali.

Muji v?zhgonte n? heshtje. Pinte duhan me ok? dhe dredhte mustaqet q? po i preknin n? tok?. Sakaq, u ngrit n? k?mb?, shtr?ngoi shok?n laroshe mbi tirqit galana dhe kapi gurin m? t? madh se dy t? par?t. E v?rviti me leht?si n? drejtim t? tyre dhe ua kaloi p?r disa hapa...

Kjo rr?fenj? u p?rs?rit sa e sa her?, saq? m’u ngulit thell? n? kok?. Dhe, gjithmon? kur veja n? Qyqavic? i p?rfytyroja kreshnik?t tek hidhnin gur?t dhe kuvendonin n? Logun e Mejdanit. Edhe ne kur loznim gurapesh, at? q? e hidhte m? se largu e krahasonim me Mujin.

Dhe, dit?t kalonin si uji n?n ur?. Gjat? studimeve e pask?taj puna me nx?n?s, m? b?n q?, s?rish, t? merresha me kreshnik?t. Bashk?punimi me epikologun e njohur, Zymer Neziri, i cili studio dhe zbuloi shum? k?ng? p?r kreshnik?t, ma shtoi kureshtjen p?r t? vazhduar tutje. Mir?po, çasti vendimtar p?r t’i vizituar ata gur? erdhi papritur. Isha p?r ta vizituar nj? kush?ri timin, xha Muharremin, q? i ka kaluar t? 80- tat. Ai i çmonte shum? kreshnik?t dhe dinte shum? krahina, siç i quante k?ng?t kushtuar atyre. Kur kishte qen? ushtar n? Klladush? t? Bosnjes kishte vizituar ahuret e tyre dhe sipas tij, me maj?n e pushk?s mezi e kishte arritur grazhdin e çengelin e kalit te Mujit. Gjat? bised?s sesi i erdhi dhe me z? t? mekur m? pyeti:

-A jan? ende Gur?t e Muj?s  n? Morin??- k?shtu quheshin ata n? popull.

-Po,- ia prita un? kuturu, sa p?r t’ia b?r? qejfin n? at? l?ngat?.

Tashm? u mb?shteta p?r gardhi. Nuk kisha nga t’ia mbaja. Duhej t? veja vet? n? vendin e ngjarjes e t’i v?rtetoja ato q? prej koh?sh i mbaja t? ngujuara n? mendje. Dhe, nuk u zhg?njeva. Gur?t e kreshnik?ve ishin n? vend. Th?n? t? drejt?n, u g?zova shum?. Thirra disa t? moshuar. Ata i kishin bartur vath n? vesh fjal?t e t? par?ve dhe, me nj? goj?, tregonin bindsh?m:

Ky m? i vogli ?sht? guri i Tale Budalin?s!

Ky i mesmi ?sht? guri i Sokol Halilit!

Nd?rkaq, ky m? i madhi ?sht? guri i Muj? Bylykbashit!

Mrekullia vet?. Nj?ri prej tyre, Guri i Mujit, kishte “l?vizur” pak?z nga vendi. N? fakt, ara e kishte “h?ng?r” l?ndin?n dhe i zoti i saj gati kishte p?rgjysmuar gurin, por  oxhaku i tij shum? shpejt ishte shuar e fikur deri n? pul?.

P?r k?t?, folkloristi i njohur, Anton Çetta, me gjuh?n origjinale t? rr?fimtarit drenicas, pos tjerash shkruan:

“...N’midis t’katunit Morin? asht ni ledin?...Aty jan? tre gur?: nja asht rraj? udhe- thon? qi asht i Tales prej Budini. Mi ta, af?r dhet metra, asht qetri- thon? asht guri i Halilit, vllajit Muj?s, Sokole Halil ag?s. Apet nja dhet pesmdhet metra ma nalt, ma i madhi- thon? asht guri i Muj?s, Muj? Bylykbashit...Guri i Muj?s i ka af?r pes kubik. Guri i Halilit af?r tre kubik. Guri i Tales a pak ma i vog?l, dy kubik...”.

Nj? d?shmi, edhe  pse mbase  imagjinare, p?r ekzistenc?n e atyre trimave n? k?to an?. Nuk ?sht? pak: Gjurm? kreshik?sh n? Drenic?!

Pse, nuk i parapriu gjithmon? imagjinata shkenc?s?! A nuk fluturoi njeriu p?rpara se t? zbulohej aeroplani?! A nuk lundroi para se t? b?heshin anijet?! Edhe kjo larg?si prej m? shum? s? 15 kilometrash ngjall? sugjestion analogjik t? hedhjes s? predh?s nga topat e kalibrit t? madh.

N? t? k?thyr?, edhe nj?her? ia hodha syt? Maj?s s? Zez? n? Qyqavic?. Larg?si e vog?l p?r kreshnik?t,- thash? me vete. Por, mua m? shqet?son diç tjet?r. Pse nuk ruhet kjo trash?gimi?! Ata gur?, si edhe shum? e shum? monumente t? tjera, k?rkojn? p?rkujdesje institucionale e profesionale. ?sht? ky nj? obligim moral, historik e komb?tar. P?rndryshe, mos t? vajtojm?, kur gj?rat t? na rr?shqasin nga dora. Ta kujtojm? popin serb, t? mb?shtjell me kamillaf t? zi, q? zbrazi qesen dhe bleu plepin midis nj? vendbanimi shqiptar q?, pask?taj, ngeli p?r jet? t? jet?ve toponimi Plepi i popit!

Pra, mos t? harrojm?, t? tjer?t blejn? toponime, ne  i shqelmojm? dhe i injorojm?.

Galic?, m? 14 mars 2013