| E enjte, 14.03.2013, 08:14 PM |
FENOMENE
TË CILAT ZËNË VEND MES TË TJERASH!
- Një
këndvështrim problemor në FB –
NGA PILO ZYBA
Vitet e fundit teknologjia moderne, flas per atë kompjuterike, por në rastin konkret për rrjetin social të FB-se.Kjo teknologji erdhi te ne në një kohë të përshtatshme, për sa i prket emigrimeve të shumta nëpër të gjithë botën.Skaype,Mesenxher, Twitter, FB…etj.Të gjitha këto rrjete sociale erdhen ne ndime për bashkimin, bashkerendimin, dhe per tu ardhe ne ndihme njerzve kudo në botë.Por perveç kesaj ato dashje pa dashje krijojne dhe problem anesore, sekondare të pa desheruara, por qe dhe nuk mund të shmangeshin per momentin, pasi, çdo gje vjen ne kohen e duhur dhe e shternguar nga kushtet dhe rrethanat.
- Ne shqiptaret që nuk ishim dhe të dale ne botën e qytetëruar, e morëm kete dritare si një ekran te madh per te paraqitur veten, vlerat tona intelektuale, artistike, fotografike…etj.
- Këtu në Londër ku jetoj, në përgjithsi Anglezët vete, në keto rrjete jane të perfaqesuar fare pak…dhe atje ku perfaqesohen, kane vene nje emer, nje foto të tyren, ose jo të tyre, thjesht për të krijuar një lidhje me njerzit qe duan, por edhe per interest e tyre private.Jane të aneksuar nga paraqitja massive ne fushat e internetit…keto i bejne me kujdes dhe ne manyre të kujdesëshme.Bile, prej kohesh në Londër ka dale nje urdherese nga shteti, e cila ndihmon studentet me pagese per të kerkuar manipulimet, ose veprimet e pa ligjshme të individeve dhe grupeve ne internet.Përse ndodh kjo në perendim, dhe perse ne vrapojme qe te shfaqemi gjithkund dhe ne menyrat me vulgare?Eshtë per tu habitur, por internet eshte vene ne interes të njeriut…edhe ne telefon per një Pice, apo dy koka-kola nga nje dyqan ka filluar të mos perdoret me telefoni, por internet.Edhe nje Lavazho ku lahen makinat, ka blogun dhe faqen e saj, ku te interesuarit shkruajnë, zëne radhen per larjen e makines, ose përzgjedhin lavazhon sipas kerkesave të tyre…pra..eshte bere aneksimi, grupimi i interesave të grupeve për qëllimet e tyre individuale dhe shoqërore. Prej kohesh, kurrë nuk trokita ne nje zyre, për të me shqyrtuar nje problem, por shume here të gjitha sherbimet i kam marrë nepermjet internetit me zyrat e shtetit, ose me kanë caktuar një ditë takimi për sqarim me të qartë.Të gjithë telefonat e rrugëve, kane numura të veçantë pa pagese ku komunikohet zyrtarisht për problemet qe ka gjithkush.Pra , gjithçka në interes të kohes, për ti sherbyer njeriut.Që nga shtëpia, njeriu nëpërmjet internetit, kontrollon veten, rrugen qe zgjedh për të shqyrtuar nje çështje qe e ka ne process dhe kerkon zgjidhje.
Në të gjitha qëndrat e autobuzeve, stacionet, trenave, metrove, tabelat elektronike tregojne oren per çdo autobus qe qarkullon, per të llogaritur sejcili kohen e tij, për në pune, blerje, apo dhe shetitje…
Po kështu edhe për ne shqiptarët shqipfolës kudo në botë, interneti krijoje nje urë bashkimi, njohje, dhe organizimi per shumë qëllime dhe për shume drejtime.Qofshin ato shqërore, familjare, apo Kombëtare.Për krahas ketyre të mirave që në hapjen e kesaj dritareje ndërbotërore, u vune re dhe fenomene të cilat ende edhe pas kaq vjetesh vazhdojne te jene ferra neper kembet e shoqerise.
Dhe në këtë rast unë do ndalem ne rrjetin social të FB-së.
- Ne shqiptarët të etur për të pare botën, pasi kjo na ishte cunguar, kete dritare e gjetem si mundësine e madhe për të shfaqur veten, karjeren, vlerat tona të punes apo të talentit.Rrjeti social u be vendi ku shfaqnim dhe shfaqim akoma gjithçka, artin, bindjet, kulturën, gjuhen dhe kerkesat tona ne disa fusha.Të gjithe artistet e të gjitha fushave ishin ata qe ne radhe të pare luftuan per të shpalosur vlerat e tyre, ne mes tyre dhe kontraditat per keto vlera.Pra, Fb-ja, mori vendin e nje organi social, si gazete, si reviste me shume se sa per sherbimet e tjera qe jane me të domosdoshme…si lidhja miqësore, intelektuale dhe ajo sociale.
Në fillim u shfaqen shume faqet individuale, me pas ato kolektive, të cilat bëne nje fare grupimi ne fushat e sejcilit.Dhe së fundi kjo po shtyhet dhe specifikohet dhe ndahet në blogjet private apo kolektive, dhe me tej në ato të shtypit të lire si gazeta internetike, apo revista te ndryshme.Por vihet re nje fenomen, koheve të fundit dyndje ne rrjetet sociale eshte shume e madhe, ata qe e kane pasur fb-ne qe para 3-4 vjetesh, tashme nuk para i pelqejne me veprimet e bera prej tyre para 4 vjeteve, dhe kjo eshte normale, pasi kerkesat e tyre jane ne rritje, por dhe kanë fituar experience dhe kerkojnë diçka të re.Ndersa grupi i dyte i hyre me me vonese, kerkon njohjen, propogandimin per te kapur grupin e pare.Këto kontradita tashme perplasen njera me tjetren pasi kerkesat e njerit apo me shume grupeve kane drejtime dhe qellime të ndryshme..dhe kane filluar te pengojne njeri tjetrin.
Dikush hedh nje poezi dhe ben 150 tag në grupin e tij shoqëror, eshtë ai për tu paragjykuar?
Une njoh sot poete, pasi po marrë kete fushe qe e njoh mire, që, prej dy vjetesh ka qene me emer tjeter, ka publikuar dhe komentuar miqte dhe artistet e tjere ne kete fushe.Nuk jane shfaqur me emrin e tyre, per shume arsye, dikush nguron, dikush nuk ka besim te vlerat, dikush nisur nga kushtet.Tani qe ka botuar nje apo dy libra, ndihet me mire, me i cliruar dhe arti eshte bere me i njohur…kjo i takon fb-së si ndime për të, por dhe per të gjithe në përgjithësi.Tani edhe ajo/ai vete e quan të tepert nje koment,apo 100 komente, sepse me mire pranon nje mendim me të specializuar, dhe nga njerëz me kopetente.
Por a duhet paragjykuar dikush që, në grupin e tij shoqeror vendos nje tag apo dërgon në privat te miqtë nje nga një për lexim veprat e tij për të marrë nje mendi?
Unë mendoj se, JO!
Por dhe mendimi eshte relative, sepse berja e nje tagimi, dergesa per lexim ne pritje të nje mendimi, nuk eshte një detyrim, pasi dritarja e internetit i ka parashikuar të gjitha format, menyrat dhe kushtet.Pse dikush ben një tag, nuk don të thote se duhet pa tjeter ta komentosh dhe të japesh mendim, pasi një tag për mua, eshte thjesht nje tërheqje vemendje për atë që ai/ajo ka shkruar.Dhe nese sikush nuk merr pergjigje nga ky tag, nuk don të thote se duhet të ndihet i fyer, sepse kohen sejcili e ka të tijen, por edhe perzgjedhjet i ka të tijat, njeriu ne botë nuk arrin ti beje kurrë të gjitha, në asnje fushe, ai perzgjedh sipas shijes, vlerave, dhe kerkesave qe ka.
Aq më keq akoma kur në keto fusha jane krijur grupazhe, të cilat dëmtojne fushat e të tjereve dhe aktivitetin e tyre, duke u vjedhur paswordin dhe duke i nxjerrë jashte pune faqet ne fb.Një fenomen i keq, por dhe i demshem, jane dhe ngacmimet qe u behen individeve, me shume atyre femer.Kjo eshte e pa falshme, kur tjetri të dhuron doren e miqesise pa e njohur, dhe ti shfaqesh jo njeriu i sinqertë dhe vella i mire.
Por si e shikojmë, dhe pema e bukur e fb-se, ka Brenda saoj dhe frute te kalbur, dhe kjo me duket krejt normale,gjesa sejcili të marri vendin e tij ne kohen e duhur.
Une kam të publikuar ne bloget e mi më shume se 200 artiste në poezi, tregime, picture, por dhe ne fushat e tjera, si intervisat dhe punime private..kohet e fundit pa me bere njeri tag, pa i pasur ne miqesi, kam publikuar poezi të Ganimete Jasharit, Beli Gagica, Laureta Sahitaj, Muhamet Luma, Luan Mema, dhe shume e shume të tjere…
Ateherë ku qendron gabimi dhe moskuprimi?
Une mendoj se:
- Për këtë temë të rendesishme dhe për keto probleme, kam shkruar edhe para tre vjetesh, në atë kohë ishite fillimi dhe keto gjera ishin me pak shqetësuese, por ndonse kanë kaluar tre vjet, gjendja akoma nuk ka marrë drejtimin e saj profesional, dhe të duhur.
- Ka ardhur koha qe ne fb të prefeksionohen gjerat, dhe çdo gje të veje ne sirtarin e vet, të marri vlerat e veta.Bërja publike e krijimtarise eshte e domosdoshme per njerzit, por kurrë e detyrushme per ta.
- Duhet te kuptohet se edhe ne fb, por dhe me tej, ka vende të posaçme per publikin te vlerave të veçanta të individeve.Këto jane faqet kolektive, pas asaj individuale, blogjeve, dhe me pas te gazetave qe sot çdo dite e me shume shtohen.
Ka dhe shumë për të thene në ketë teme, por une mendoj dhe shpreh disa shqetesime, të cilat, duhet të merren ne considerate ne marrdheniet tona internetike.
Pse e them këtë?
Rreth nje grupi në fb ose në një gazete, shkojne me të talentuarit, me të interesuarit në kete fushe, qofte picture, biznes, art – culture.Dhe ne kete grup ku ata komunikojne, shkruajne dhe botojne, edhe mendimi artistik per artin që botojne behet me specifik dhe merr vlera me te qarta.
Dhe po të flasim me qartë, sot ne rrjetin internetik kemi gazeta te cilat punojne ndjeshem dhe jane shume rezultative ne punen e tyre.Unë mund të përcjell këtu mendimin tim për disa gazeta rreth se cillave jane mbledhur dhjetra e qindra intelektualë që publikojne vlerat e tyre artistiko - shkencore.Tashmë këto gazeta, po sherbejne si qëndra të medhaja te vlerave kombetare. Gazeta Kritika, Fjala e lire, gazeta Albemigrant, Zemra Shqiptare, Penëartë.. etj..jane kthyer ne lidhje te plota dhe me themel të Lidhjes Shkrimtareve dhe Artistëve të të gjitha trevave shqipfolse kudo në botë, dhe kjo eshte nje vlerë e pa zevendesushme kombëtare.
Kam mendimin qe duhet të seleksionohen gjerat, pasi ka ardhur koha.Një dhi nuk ka pse qëndron ne tufen e deleve, sepse ajo bie në sy.Prandaj në atë tufe duhet te vendoset ne cdo ract një dash i fuqishem që tërheq kopene, dhe të gjithe së bashku nen nje emer, njen nje gazette, nen nje blog, nën nje faqe kolektive të punohet per vlerat e verteta, dhe jo me per disa tag, ose disa fjale të bukura qe aty ku hidhen ne detin me dallgë, humbasin në thellësine e oqeanit të mendimit dhe vlerave.
Në të
gjitha rastet dhe kohërat do ketë kontradita ne të gjitha rruget e ecjes
përpara, pasi fushat jane të pa njohura, dhe ndryshojne cdo dite, por duhet qe
me kujdes qe nga pema e rrjeteve sociale të fjelim frute te mira, dhe të
mbjellim ne to mirëkuptimin, kulturën dhe bashkimin shoqëror, që në kushtet
tona si komb sot është me e domosdoshme se kurrë…