Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Bajrami: Avaria - hija që e ndjek pas

| E merkure, 13.03.2013, 08:26 PM |


Avaria

hija që e ndjek pas

Nga Agim Bajrami

Pasi e kisha shfletuar dhe faqen e fundit të romanit biografik “Avaria”, mu kujtuan trokitjet e rënda të kokrrave të breshërit mbi çatitë, e shtëpive tona të dikurshme përdhese. Në fillim kokrrat e para, duken sikur e prekin me ndrojtje sipërfaqen e ashpër të çatisë, pastaj trokitja e tyre fillon e bëhet më e fortë, duke marrë kështu përmasat e një oshëtime. Kjo ndodh edhe me fillesën e rrëfimit të këtij autori, në krye të pafajshme e disi delikate, të njëjtë me rënien e kokrrave të para të breshërit, që e thamë më sipër, për tu shndrruar pastaj, në një dëshmi të thellë dhe tronditëse, e cila shumë herë del jashtë kontrollit të rregullave fanatike të “drejtshkrimit”duke nxjerrë jashtë loje edhe shënjat e pikësimit. Në fakt “Avaria” e tij është më tepër se rrëfim, dhe më pak se roman, më shumë akuzë se sa dëshmi, më e gjërë se sa një personalizim, dhe më e thekshme se një klithmë publike. Autori është një nga ata persona i cili edhe në këto paradigma kohore, kurrë nuk ka ditur të shajë kënd, dhe të mallëkojë vënd e pa vënd, por shëmtirat paradoksale të politikës dhe të shoqërisë i ka patur dhe i ka gjithmonë halë në sy. Edhe për kundrejt fytyrës së tij të heshtur dhe të qetë, qestisja e penës së tij të hollë dhe sarkastike, vazhdon të jetë në lëvizje e sipër, të godasë fenomenet dhe anormalitetet, të ndeshet fyta fyti me hipokriët, dhe të bëjë me sa mund karikaturën e tyre të vërtetë, por jo pa shkak. Një njeri si ai, e ka në gen pozicionimin në krahun e dritës. Rrethanat në të cilat e ka vendosur jeta ose trilli i fatit atë, shumë herë mund të kenë qënë të ashpra dhe të pa merituara. Shumë njerëz në vëndin e tij  mund të kishin shpërthyer, dhe dalë nga vetvetja, por për një njeri si Shahini, ato kanë shërbyer për tja forcuar më shumë vizionin dhe këndvështrimet, karakterin dhe aftësinë e trajtimit të gjërave.

Vepra “Avaria” ndonëse botohet me vonesë, ngjan se është shkruar në mëndjen e autorit shumë herët, që atë ditë që një pushtetar i lartë i qeverisë së asaj kohe, në bashkëpunim me organet e pseudo drejtësisë urdhëroi me të pa drejtë arrestimin e tij. Shtërngimi i prangave dhe lëvizja e damarëve të fryrë brënda tyre, me siguri kanë qënë gërmat dhe frazat e para, ku filloj jetshkrimi tragjik i fatit të tij. Nga faqja në faqe dhe nga kapitulli në kapitull, lexuesi ja del të kuptojë fatin e personazhit dhe hipokrizinë e sistemit, zhburrërrimin e diktaturës dhe qëndresën e njeriut të thjesht përballë saj.

Shahin Ibrahimi në tërësinë e rrëfimit të tij linear, nuk ka dëshirë të na habisë dhe të na shpërfaqë karakterin e tij burrëror, sesa të nënvizoj fakte flagrante të asaj kohe përballë brezave më të rinj. Njerëzit e thjeshtë në diktaturë nuk janë gjë tjtër, veçse disa kokrra misri, ose kavje  eksperimentale   , përballë ligjit dhe pushtetit totalitar.

Ai ka ditur të përshkruaj bukur dhe me sinqeritet, copëza të ndjera të jetës së tij, në një periudhë kohore të caktuar. Romani “Avaria” të bën për vete në disa kapituj të veçantë të tij, për skenat e vërteta dhe plot kolorit të jetës proletare. Portretizon persona, ngjarje dhe data të historisë së tij individuale, por të lidhura ngushtë me rrjedhën e kohës. Burgu, vetmia dhe prangat, lodhja dhe stërmundimi presionet dhe kërcënimet shtazarake, edhe pse për shumë kënd mund të lënë pasoja të rënda deri në askfiksim shpirtëror, për rastin e naratorit janë të pa llogaritshme dhe mund të shumzohen me zero. Unë nuk dua ti thur elozhe autorit, por dua të theksoj, se në ato kohëra mjegullore, kjo ndodhte në njerëz me karakter shumë të fortë, që ditën ti imponohen së keqes, dhe ta rindërtonin triumfin e tyre me thërmiat e shpresës.Vepra është një kujtesë e gjallë rreth të vërtetave të papranueshme për një sistem normal drejtësie, por jo për një vend si ky yni, ku njeriu ishte i lumtur vetëm në raportet demagogjike partiake. Aty ka shum natë, mërzi, mbresa dhe impresione qelie, të cilat edhe sot, mbas tridhjet vjetësh, autori di ti rikujtojë aq mirë, dhe me një saktësi të habitshme. Fytyra hetuesish të egërsuar dhe dinakë, gjykatës të komanduar nga pushteti, prokuror si mekanizma dënimi të pa shpirt, fytyra të burgosurish të përzhitur nga jeta, por dhe mostra pervesiteti ja lënë njëri tjetrit radhën e vet prezantimit në këtë libër, duke krijuar kështu një galeri të pasur personazhezh sa realë, aq dhe artistikë. Në libër nuk ka asgjë të trilluar, dhe kjo e shton vërtetësinë e tij. Ndoshta mund të kishim kërkesa më të spikatura rreth realizimit artistik të tyre. Ndonjëher  prirja pë ti qëndruar besnikë fakteve, dhe pasqyrimit deri në hollësi të tyre e rëndon nivelin e rrëfimit, por pesha specifike e imazhit që krijohet para nesh e bëjnë këtë prozë të pranueshme dhe tërheqëse. Autori tenton të shpalosë, njëra mbas tjetrës ngjarjet dhe peripëcitë e jetës së tij, duke filluar që nga momentet e bukura të fillimit të profesionit si mashinist, emocionet dhe veçantitë e profesionit,dhe deri në ditën e avarisë, gjyqin, burgun e pa drejtë ndaj tij, dhe qëndresën.Të marrë në kompleksitet, ato arrijnë të plotësojn njëra tjetrën më së miri, jo në trajtën e mozaikëve, por në trajtën e një rrëfimi parabolik. Shumë skena edhe pse kanë mbetur në kuadrin e sinopseve, kanë ditur të përcjellin lëndën e tyre në mënyrë të pranueshme tek lexuesi. Një vlerë tjetër plotësuese i jep këtij libri, kapitulli meditativ dhe analitik për gjëndjen e hekurudhës sot. I gjithë libri është shkruar me një frymë, dhe e mban të tendosur deri në fund vëmëndjen tonë. “Historia ime në fund të fundit është dhe historia e kohës sime thotë” një prozator ispanik botëror, në një nga intervistat e tij, sepse çdo njeri sado individualist i shkëputur nga shoqëria të jetë, e ka të pa mundur mos të reflektojë në vetvete diçka nga vendi dhe koha së cilës i përket. Personazhi qëndror i këtij libri është gjatë gjithë kohës në konflikt me sistemin shoqëror dhe njerëzit që e mbajnë atë në këmbë. Edhe pse i mbyllur në muret e qelisë, dhe i akuzuar për një faj, që nuk e kishte bërë ( ikjen nga stacioni pa ajër ) ai nuk e kupton akuzën që i bëhet, dhe nuk e pranon atë, duke dalë kundër psikologjisë së individëve të frikësuar lejfenian, ku çdo urdhër i sistemit bëhej ligj për ta. Personazi kryesor bëhet në një farë mënyre, një lloj opozitari pa parti. Ne që kemi përjetuar atë kohë e dimë se si për një vogëlsirë, ose faj të pa   kryer, si rasti i autorit, diktatura komuniste kishte dënuar pa mëshirë me qindra njerëz të pa fajshëm, vetëm e vetëm për të vendosur një klimë tmerri, frike dhe heshtjeje në vënd. Merita e këtij libri krahas sinqeritetit që përshfaq, është mbi të gjitha mesazhi i dashurisë për lirinë dhe dinjitetit të vetvetes, identitetin dhe ruajtjen e farave të së mirës, brënda vetes në çdo situatë dhe rrethanë. E mira dhe e keqja në këtë roman kundrohen dhe trajtohen në dy pole të ndryshme. Për autorin fisnikëria njerëzore sado nën presion qoftë, është dhe mbetet më e madhja armë, dhe vlerë. Ky libër në prozë që është dhe sprova e dytë e autorit, dallon për një frazë të qartë e të koncentruar mirë, për përshkrime të realizuar saktë e me vërtetësi. Ka pak rëndësi numri i faqeve dhe volumi i tyre  për një vepër, është e rëndësishme mesazhi që sjell, dhe emocioni që  stë ndahet për një kohë të gjatë. Në vazhdën e librave me temë nga koha e diktaturës që pëlqehen aq shumë   nga lexuesi ynë edhe ky libër, sado me pretendime modeste, është një kontribut më shumë drejt shfletimit dhe evidentimit të të vërtetave të pa thëna akoma. Duke i mbyllur këto shënime, nuk mund të lë pa përmendur shprehjen latine të njohur se:

- Një shoqëri nuk mund të ecë përpara me një kujtesë të humbur.