| E merkure, 13.03.2013, 07:56 PM |
Shaban
Cakolli, u lind në Krilevë të Dardanës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Univerzitetin e Prishtinës.
Nga mosha fëmijërore u frymëzua për shkrime, kulturë dhe veprimtari kombëtare. Si i ri
punonte me rininë e fshatit në grupe letrare, ku nxirrte gazeta të murit. Me shkrime dhe
kulturë vazhdoi edhe në shkollimin e mesëm dhe univerzitar. Ka botuar shkrime
në poezi, prozë dhe publicistikë në
gjitha gazetat që botoheshin atë botë në Kosovë, ku edhe tani boton në gazetat dhe revistat që
botohën në diasporë e Kosovë.
Ka udhëhequr
jetën kulturore në vendlindje dhe mërgatë. Në Gladbeck ishte sekretar i SHKA
"Aleksandër Moisiu" në kryesinë e Bashkimit të Intelektualëve
Shqiptar në Mërgim(BISHM), është në
Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani
LSHAKSH.Ka botuar në gjuhën shqipe, gjermane dhe turke. Është i përfshirë në 18
antologji në gjuhën shqipe, një gjermane
në mërgim dhe Kosovë.
Ka
botuar:
"TOKË
DARDANE"
"LOTI
I ATDHEUT"
"DETI
I QIELLIT"
"KRISMA
E FJALËS"
"AGSHOLI"
Përkohësisht është me banim në Gjermani.
CIKËL POETIK
Motivi erotik është trajtuar me nje permbledhje të tërë vjershash me titullin e përbashkët per dashurine, edhe nga poet tane bashkohes. Lirikën e dashurisë e kishin lëvruar edhe bejtexhinjtë, por kohen tane e shte ngritur në një nivel artistik të ri.
Poetet tane i vargeruan bukurisë së vashës, para së cilës mrekulloheshin dhe shprehnin ndjenjat. e ndezura atë si shfaqje të përsosmërisë njerëzore, të harmonisë dhe bukurisë hyjnore.
Poetet
apo vjeshëtorët e asaj kohe vargëronin më shumë vuajtjet që sjell dashuria, sesa gëzimet e saj. Në këto ndjenja, zbulohet një zemër shumë e ndjeshme dhe mbi të
gjitha, shumë njerëzore. Dashuria për
poetin është gjithmonë një ndjenjë e lartë, fisnike dhe e pastër.
Në ciklin
"TË DUA" dikur kam shprehur ndjenjat e mia shpirterore rreth te
bukures, te shenjetes, dashurise nje ndjenje te larte fisnike dhe te
paster.Ishte atebote nje kohe e pakohe, kohe vuajtejesh, shtypjesh e
perndjekjesh, Kohe kur nuk kishim
kohe per
dashuri edhe pse e ndjenim.Ne vitet e 80-ta, ne nje fletore, pata shkruar nje
mori poezishe per dashurine, ashtu thjesht me mbeten ne nje fletore pune, pa
shtypur, pa botuar.Me pas linden kohe shtypjesh e perndjekjesh, ku fati im i
keq ishte
rruga e
mergimit.Pasoi nje kohe e gjate ne mergim, edhe pse nga shkrimet nuk u ndava
kurre as ne mergim, mergimi na imponoj tjera tema, mallin, vuajtejen, kurbetin,
dashurine per atdheun.....Me pas te ne lindi lufta, e cila mori dhe shkaterroj
çdo gje me to
edhe krijimtarine time. Kohe me pare isha ne vendlindje, duke bere disa
hulumtime, fatbardhesisht krejt çka munda të gjejë nga krijimtaria ime kishte
shpëtuar dikund në një qoshe ky cikël poezishë për dashurinë "TË
DUA": Ashtu si është përshkruar
viteve
80-ta, pas asnjë ndryshim, po ia dërgoj redaksisë dhe vet ajo të vendos nëse i
boton apo jo. Nëse këto botohen, mund të i ruaj në kujtesën time, si kujtim i së
kaluarës, të një rinie pa rini.
Autori
TË
DUA"-CIKËL POETIK PËR DASHURINË
PËRSE MË IKE
Më ike o
mike
në
mëngjezin e vjeshtës
më le
me hirin
e mallit
të ruaj
atë gacë të fshehur
të
dashurisë.
Mbeta në
udhëkryq
të
dashurisë
me sy kah
qielli
duke
pritur
pikat e
lotëve të tu
që do t´i
sjellin
retë e
kësaj vjeshte
TË DUA
Ty
Lejdina
nëpër
vargje
desha të
të puth
në faqe.
Krejt
rastësisht
diku
t´kam pa
e jam
bërë si i rënë n´bela,
as nuk
kam sukses në punë,
as tërë
natën nuk bëjë gjumë.
Pse si
ndërroj bota ndodhitë?
Sikur
t´lindnim për një ditë!
Por e
pata një fat tjetër
ti më e
re, unë më i vjetër.
Mosha
s´njeh kufij t´dashurisë
zemra
s´ka sinjal t´pleqërisë
dhe po
t´mos mundje me lëvizë
kurrë për
jetë s´t´kisha braktisë.
MBRËMË
Mbrëmë më
qove letër
s´munda
ta lexoj
më ra
loti në te
dhe ma
trubulloj.
Çka munda
t´dalloja
dy zemra
të ngrira
njëra
ishte e jotja
tjetra
ishte imja.
FTESË
Ai
ndërrojmë rolet
veq
mallin ta shymim
unë po vi
n´vend tëndin
ti eja
n´vend timin.
Ti
varurpër mua
unë varur
për ty
dy zemra
t´bashkuara
bëjnë
botë pa kufij.
Mos u
dëmto ti
po
dëmtohem unë
do shuhem
për ty
se të dua
shumë.
Të prek
krahët tu
si flatra
pëllumbi
më
s´është me rëndësi
le të më vjen
dhe fundi.
Vetëm
botën tënde
dua të ta
njoh
unë po
bie viktimë
ti kthehu
jeto.
DIKU LARG
Ti në atë
skaj
unë në
këtë skaj
zemrat
epshin
nuk e
ndajnë
jeta
qenka sulm i madh
oh e oh, e
vaj e vaj...
UNË JAM
MBUROJA JOTE
Roje i
bëhem
lotit
tënd
të mos
tapikoj
fytyrën
Dritë i
bëhem fytyrës tënde
mos
përdor pasqyrën.
Do të
bëjë vend n´zemrën time
mërgimtar
i vjetër
sakrificë
nuk pyes për çmime
s´dua të
shoh n´krah tjetër
Kam rënë
në hall
Në zemrën
time
vlon një
mall
të më
thuash
veç atë
fjalë
ti
mbyllesh
bëhesh
dry
e unë
vuaj
për
ty....
JAM SHUMË
LARG
Endem e
rrëpatëm
natën nuk
bëj gjumë
tue
menduar për ty
se të dua
shumë.
Zemra më
dëfton
se do të
jemi bashkë
qdo çast
më kujton
se duhet
me t´dashtë.
Jam larg
prej teje
shumë
larg jam
por në zemrën
tënde
nuk e di
ku jam.
Ti në
zemrën time
qëndron
natë e ditë
dashuria
jote
më prekë
në qdo ind
VETËM TI MË VRET
Rrufe
prej qielli që godet
as stuhi
dhe as tërmet
nuk
frigohem që më vret
as puna
s´më tretë
as
lodhëja s´më mundon
as plaga
s´më dëmton
as nata
pa fjetë
asnjë
shtërngatë në jetë
vetëm ti
më vret.
SOT
Si ndihem
sot
s´mund e
përshkruaj dot
po të u
desh ujëvara
kam një
lum me lot.
Sot
dhe që
nga sot
mëngjez
për mëngjez
do të
derdhi lot
dhe
ngapak do vdes.
Qdo forcë
që e pata
këtë
mëngjez e këputa
më fal
mikja ime
Më në
fund të humba!...
SHEGË E
ËMBËL
Porta të
mëdhaja
kurrë
s´kam dashtë
në to
fati më ka përplasë
anë për
anë globit i rashë
shoqen
tënde kund se pashë
Këndej
s´kam ardhë
se kisha
halle
ç´paskan
lindë nënat shqiptare
cila
rreze ty të ka pjekë
moj e
bukura e ëmbëla shegë
A je
shegë ti, a je njeri
a mos je
produkt sheqeri?
Mos je
rritë ndokund n´Dardhishtë
bukur të
rrin shkëlqimi syshë
E kam pas
zemren me dry
ku e
gjete ti atë shkathësi
në portë
t´zemrës ti më ke hy
si
tinëzare, ike shpejt
e lëndove
si me shigjetë
tani
zemra po dënesë
ja
shkëpute ti njëren pjesë
dhe pa te
ndihet e huaj
ti i thua
më prit me muaj
lëngon
zemra, thotë po vuaj
muaj , muaj,
shkon dhe viti
mos vono
se s´mund të priti
ti pa mua
dhe unë pa ty
lumturinë
e mbyllim n´dry.
ETJE
Tërë
ditën punova
tërë
natën nuk fjeta
në ty kur
mendova
se ç´më
mori etja.
Krojeve
të burimit
sa shumë
piva ujë
në mes
flakërave dhe tymit
etjen
s´mund ta shuaj
Se ç´më
pyeti vasha
ç´digjesh
kështu aman
se më
mori etja
për
burimin tënd.
DUA TË
DEHEM SONTE
Dua të
dehem sonte
në
ndërrimin e vitit
të i
shëroj plagët
në
thellësinë e shpirtit
thesaret
e botës
asgjë
s´janë për mua
dua veq
të dehem
në buzët
e tua.
NËN SHIUN
E GUSHTIT
Në një
natë me shi
në atë
muajin gusht
na i
prenin petkat
që na
binin ngusht.
Nuk
kishim ombrella
zemra në
zemër strukë
ne na
ndau rrufeja
deshi me
na zhdukë
Mua më
dhanë një rrugë
ty të
futën në mugë
nga ai
gusht mallkimi
më nuk
jemi dukë
Po të
mori malli
të e
shohish atë shi
eja se e
gjenë
në dy
sytë e mi.
S´DI SI
TË THEM
Dua të të
them yll
dua të të
them hënë
atje më
dukesh lart
dua të të
kem pranë.
Dua të të
them mollë
e ëmbël
fryt i pemës
nuk mund
të shoh në trung
dua të
kem pranë zemrës.
S´di si
të thërras
kam
qindra emërtime
nuk dua
të lë pas
je portë
e zemrës time.
NË
KUJTESË
Kur duhen
dy zemra
nuk
njohin largësi
herë
futen në këngë
herë në
poezi
ti
ëndërron për mua
unë
ëndërroj për ty
dy zemra
t´bashkuara
bëjnë
botë pa kufij.
Saherë të
kujtoj
mbrëmje e
agim
në zemër
të ngroh
hyn në
vargun tim
lexoj ti
këto vargje
dhe mirë
i kupto
unë të
them të dua
ti mos
thuaj jo...
ME TY
Një
breshëri tërmetesh
dridhin
shtratin tim
më troket
një ëndërr
më
thërret në takim
Në
takimin tonë
udhërrëfyesja
je ti
hapat ti
numëroj
ndritë
sikur shkëndijë
të
përcjell me ëndëje
hiq pa
përtesë
herë më
end bulevardeve
herë
dalim në kreshtë
më e
madhja kujtesë.
Kështu
rrugëtoi me ëndërra
me ty
përçdo natë
herë
dalim n´Prishtinë
herë
dalim n´Çabrat.
për
zgjedhje të titujve
ndjekim
poezinë
në Hotel
pesë yjesh
e ngrisim
dollinë
më
vardisen tjera
rreth
meje mbërthejnë
veq teje
lëvizje tjera
nuk dua
të ndjejë
pas teje
do jam
në flakën
e zjarrit
vetëm të
kem pranë
ja thyajm
qafën mallit
desha në
këtë çast
të sillem
vërdallë
herë të
puth në faqe
herë të
puthë në ballë
o malli
im zjarrë.
Ëndërra
më sodiset
me muaj e
vjet
mbyllja
portën ëndërres
ktheje në
realitet.
DASHURI E
VRARË
Falma
ngrohtësinë
vetëm dhe
një herë
të kujtoi
rininë
që na e
patën prerë
loti nga
qepalla
buza
përmbi buzë
ngrohë
ditët e vrara
të djegura si shpuzë.