| E marte, 12.03.2013, 08:59 PM |
Disa
aspekte mbi Kishën katolike të Romës dhe mbi ish-papën Benediktin XVI – Jozeph Ratzinger-in
Nga Tuna Prekpalaj
Terreni
dhe lamija e ime për hulumtime dhe shkrimeve origjinale âshtt filozofija. E për
ate dua të jam qysh në fillim i kjart. Filozofija “përzihet” dhe i fut hundët
në çdo lami si në shkencë, politikë, shoqni, histori, art etj. e poiashtu edhe
në teologji. Për ate, në këtë kohë, kur papa Benedikti i XVI – Joseph Ratzinger
– dha dorheqje si papë, më shtyni nevoja morale me e shkrue këtë artikull. E mora lapsin në dorë dhe fillova të shkruej
diçka – përpos tjerash - mbi gjendjen e Kishës katolike dhe mbi ish-papën
Benediktin XVI.
Kush âsht
në të vërtetë ish-papa Benedikti i XVI? Ky njeri me nji trup te vogël, por me
nji personlitet të madh? Ky gjerman, i cili nuk ishte nji papë, i cili âsht
interesue vetëm në çashtjet teologjike, religjioze por edhe ato filozofike?
Në këtë
kohë kontemporrane, ku compjuteri, interneti, FB dhe zbavitjet tjera, e shtyjn
njeriun – sidomos njeriun e Perendimit – me ia kthye shpinën Kishës
katolike. Por, prapseprap – nga ana
tjertër - konstatohet se Kisha katolike e Romës âsht religjioni ma i madh në
botë me nji miliard besimtarë. E udhzuesi papë, apo bariu, i ka rrajët qysh ma
tepër se 2000 vjet. Papat jan zgjedh me radhë gjat historisë edhepse gjat
peripetive historike kanë qenë luftat e mdhaja, mosmarrveshjet, ndodhitë
misterioze mbrenda Kishës, inkvizicioneve të ndrushme etj. etj. Dhe: Kisha
katolike ka mbet e fort si nji shkamb në ujin e trubullt të detit, ku iu ka
përballue valëve shkatrruese dhe vransisë qorruese. Kisha katolike ka triumfue
gjat shekujsh e shekujs. Ky religjion âsht nji ndër religjionet ma të organuzueme dhe pashoq në botë. Edhe
nji gjâ duhet këtu t’a theksoj se në shtetet si Shtetet e Bashklueme të Amerikës,
e Amerikës Llatine, Afrikë kthehen në katolicizëm nji milion njerëz në vit.
Mandej, mos ta harrojm edhe faktin e Kosovarëve, që – tue e hulumtue përardhjen
e tyne të fesë katolike– kalojn prej muslimanizmit në katolicizëm. Sikurse i
ati i dhandrrit tim, i cili ishte hoxhë, e hulumtoi përardhjen e tij dhe hasi
në emnat katolike të familjes – e hodhi shallmën (kapuqin e hogjes), shkoi në
nji katund që kishte katolikë dhe u ba katolik. Ka edhe raste tjera, të cilat
kosovarët i dinë shum ma mirë se unë.
Kurse,
çka i përket Kishës Katolike si të tillë, ajo âsht gjithnji e ma tepër e
gjallë. Ajo âsht lloj - ashtu mund t’a
karakterizoj – nji perpetum mobile. Këte nuk mund secili me e pa, se mvaret nga
përvoja, por edhe nga ata që vetëm kqyrin me apati dhe sèri. Mvaret edhe se
prej cilës anë të botës dhe prej cilit popull i jipet domethanja thelbore
“diktatit” besimor të Kishës në jetën e tyne. Përpos traditës dhe ceremonive që
përdoren në Kishë (mesha, litanitë, vdekja (e besimtarit), lindja e fëmisë
etj.) janë relevante edhe rregullat morale të jetës së përditshme. Katolikët në
botën e Perendimit si në Itali, Francë, Gjermani, Holandë etj. Nuk i ndjekin
tekstualisht dhe me veshokë rregullat e Vatikanit. T’a marrim nji shermbull. Në
Afrikë dhe në disa shtete – si Irlandë, Kosovë dhe Kroaci – prerezervativi dhe
çkurorizimi te katolikët ndjeket ashtu
si thotë dhe si pershkuen papa. Pse? Sepse këta besimtarë janë besimtarë që
dojn me i vnu të gjitha parimet e katolicizmit në praktikë. Sikurse kur prifti
– më bjen në mend – në predikimin e tij në
kishë tha: “Vllazën e motra, papa ka thanë se prej sodit ju mund të hani
mish të premten”. Mbas meshës u mblodhën besimtarët dhe thanë: “Papa e prifti
le të hajn mish të premten, na s’hajm!” Ashtu ata u banën ma katolikë se papa.
Nana e ime vdiç në moshën 98 vjeçare dhe të premten nuk e shtini as nji copëz
mishi në gojë. Pra, shum besimtarë të Kosovës janë ma katolikë se papa. Por, e
ktu vjen ajo pyetja kryesore: a âsht korrekt mos me ngranë mish të premten e
mos me jetue simbas moralit të Kishës katolike, ose me ngranë mish e me jetue
simbas moralit të Kishës ktolike? Përgjegjen duhet me e dhan secili vet...
Ashtu italianët, holandezët, gjermanët nuk i ndjeklin në mënyrë fanatike
“direktivat” dhe parimet e Kishës. Ish-papa – por edhe papat tjerë në të
kaluemen kan qenë si ndjekës, por edhe si vijues të Jezu Krishtit. Ata kan qenë
edhe si sinbol, se Kisha katolike – në kundershtim me protestantizmin – përdor
simbole. Çdo papë e ka karakterin e vet. E kjo ndikon edhe në udhëzimet e
Kishës katolike. Njeni papë, si Gjon Pali i II-të, ka pasë parim dhe dituni për politikë, tjetri
papë, si papa shqiptar Klementi i XI
ishte shum i interesuem për art. Ai i shpëtoi shum vepra të artit,
përndryshe Vatikani, Roma dhe Bologna nuk i kishin mâ veprat e famshe që i ka
tash. E ish-papa Benedikti i XVI âsht nji intelektual shum i fort. Ai ka
publikue jashtzakonisht shum libra teologjike, teologjiko-filozofike, plot
domethanje dhe ide tejet kurioze. Ky ish-papë
i ka pas të gjitha çelizat e trunit të mbushun me dituni. Edhe nji gja due me
thanë: Kur dikush e ka nji pozitë të naltë, që âsht i njoftun dhe epifanohet,
që don të thotë paraqitet, tregohet, i bâhen edhe kritikat. Sepse quod capita,
tot sententia: sa krye janë edhe aq mendime ka. Nëse dikush ka dëshirë me
kritikue, mundet qjithmonë me gjet kritikë. Sepse çdo fjalë ka bisht – kan
thanë të parët tonë. Le t’a marim në shqyrtim të shkurtë ish papën – Joseph
Ratzingerin – i cili ka pas hy në polemikë të madhe me teologun e famshëm dhe
kolegen e tij gjermanin, Hans Küng-in. Ky teolog e ka kritikue Ratzingerin ma
përpara kur ka qenë kardinal dhe ma vonë kur u bâ papë Benedikti XVI-të gjoja se âsht konzervativ dhe nuk shikon me i
pranue botkuptimet e reja në botë. Ai ka thanë se Joseph Ratzinger âsht
intelektual i Mesjetës. Teologu Hans Küng nuk e ka pa vetvetin se ai e ka mar
nji drejtim dredhues religjioz, plotsisht tjetër: nji drejtim ka
protestantizmi. Ai nuk ishte dhe akoma nuk âsht i vetëdijshëm se Kisha katolike
nuk âsht bota dhe se bota nuk âsht Kisha katolike. Kisha katolike nuk âsht nji
botë, ku në me stil protestant dhe artificial duhet me jetue njeriu.
Protestantizmi boll ka bâ “zullume” në kishat katolike, tue i prish literët dhe
truporet (të cilat kan pas vleftna artistike ekçecionale!) Protestantizmi e ka
drejtimin e vet, kurse Kisha katolike e ka drejtimin e saj.
Nëse unë
gjindem në shtëpinë time, mbrenda në dhomën fjetse - aty ku afër shtratit
gjinden lulet dhe pikturat; ku pushoj, dëfrohem, qaj, qeshi, flej dhe andrroj -
nji mjeri tjeter nuk i përvon këto eksperienca si unë në këtë dhomë time
fjetse. Ai e shef vetëm prej së jashti
shtëpinë time, kurse dhomen fjetse nuk e shef. Pse? Sepse – thjesht - ai
âsht jasht e nuk âsht mbrenda në dhomën time fjetse. E ashtu edhe me Kishën katolike.
Mvaret se a je jasht ose mbrenda saj. Fjala “religjioni” vjen nga folja latine
religo,- religjere, që do të thotë me lidhë. Jo me lidh litar, me konop. E
religjioni e formon nji bashkësi. Ashtu bahet lidhja me ate në çka besohet.
Atëhere e gjen frekvencën – sikurse me radion, ke lidhje – sikurse me prizën
elektrike. Kompjuteri nuk punon pa u lidhë me elektricitet, llampa elektrike
nuk kallet në terr, maqinat nuk e bajn punën e tyne. Edhe nji gja: Ndryshimi i
vertetë duhet të vjen prej mbrendësisë e jo prej së jashti. Dhe, duhet të flet
gjithkush mga vetvetiu mbi përvojat e veta religjioze. Leje njeriun të besojë
dhe ky besim të jet inspiracion dhe mpshtetje në Jezu Krishtin. Në parimet e
Krishtit. Këto parime njerzimin i çfaqin dhe i ruejn papa, kardinalët,
ipezhvnit, priftat e Kishës katolike. E në publikimet e Hans Küng-it shifet
kjart se ai kritikon vetëm për me kritikue –
pa nji kritikë konstruktive. Ai gjindet jasht, jasht Kishës katolike.
Sikurse ajo personë që gjindet jasht dhomës sime të fjetjes.
Nji shok
shqiptar i imi më nji bisedë më tha: “Tuna, Kisha katolike e ka ba bozë! Çka
mendon mbi aferat e klerikëve me sjelljet e tyne pedofile?” Unë iu përgjegja:
Nëse më pyet – nuk e di; nëse nuk më pyet – e di. Nëse motra e jote ka ba diçka gabim, nuk mund të tham se
të gjith familja e jote edhe ti keni bâ gabim. Ka bë gabim motra e jote. Nuk
âsht mirë me i gjeneralizue faktet. Nuk âsht e drejt që unë të gjykoj ty në
bazë të motrës tande. Poashtu nuk âsht mirë me gjykue në atë mënyrë dhe me e gjuejt
edhe fëmiun së bashku me ujin e trubullt në pleh. Nëse do “baksuza” në Kishën
katolike e kan marë nji rrugë tjetër dhe të gabueshme, ata do të përgjigjen për
gabimet, apo mëkatet, që i kanë bâ. Ata në realitet kanë qenë jasht Kishës
katolike edhepse kan qenë klerikë pro forma, por s’kanë qenë klerikë në fjalën
e plotë të domethanjes. Sikurse që kompjuteri gjindet në dhomën punuese, por
nuk âsht i lidhun me prizë elektrike. Ata kanë qenë mbrenda, por nuk kan qenë
të lidhun me jetëm e tyne si duhet në Kishën katolike. Elementë negativë ke
gjithkund, në çdo institucione. Në politikë ke edhe politikanë të cilët janë
“baksuza”, të cilët quhen politikanë – por s’jan politikanë të vërtetë. Ëta
politikanë që e kqyrin vetëm interesin e vet e nuk kujdesohen për të mirën e
shoqnisë. Ke edhe aarsimtarë, profesora të cilët nuk punojn simbas detyrës së
tyne. E kshtu me radhë. Prâ, elementet negativë
nuk janë të lidhun me Kishën katolike – “atque non sunt annecti cum
Ecclesia catholica”, për me e përdorë nji ekspresion llatin.
Edhe nji
gja due me thanë. Nji gja që ma ka trozue loçkën e zemrës. Në kohë kur Kosova u
shpal si shtet në veti, i kam pas disa netë pa gjum, tue mendue se pse Papa nuk
e njef Kosovën si shtet. E kam mar lapsin në mes të natës dhe kam fillue me ia shkrue nji letër drejtpërsëdrejti papës. I
zemruem – si shqiptar mâ – fillova me bombardue me fjalë. Më erdh në mend e
kaluemja e tashmja dhe e ardhënija e Kishës katolike. E përfundova
letrën. Por, e lash letren mbi tavolinë dhe – mendova - do ta postoj mbasi që
do ta lexoj edhe nji herë. Gjat leximit më erdhi ndër mend se papa Benedikti
XVI nuk përzihet aq shum në gjana politike internacionale – sikurse papa Gjon
Pali i II - dhe se çeshtjen e njoftimit
të Kosovës si shtet ia ka lanë ministrisë së punëve të jashtme të Vatikanit. E
atë letër nuk e kam postue. Ajo akoma qëndron mbi tavolinë. Kur do të zgjidhet
papa, ndoshta do të kam dituni të saktë mbi papen si papë, si person dhe
atëherë do të jam në gjende me e postue letren me kërkesë për me e njoftue
Kosovën si shtet.