| E marte, 12.03.2013, 08:16 PM |
Rrëfimi
për të vërtetat e Himarës i bën mirë çdo himarioti.
Nga: Aleko Likaj
Duket se
intervista e Koço Kokëdhimes botuar pak ditë më parë në një të përditëshme
shqiptare, i ktheu me « kembe ne toke » ngjarjet e viteve te fundit ne Himare,
atje ku marrezia kolektive e nje grushti interesaxhinjsh, e xhambazesh
politike, shpalos ide dhe nje flamur te « leckosur » me nje shekull e gjysem
jete, te shtetit fqinj. Duke bere anatomin e fshatit te tij te lindjes,
Qeparoit, intelektuali Kokedhima sjell
disa te verteta te medha qe kane te bejne me historine dhe jeten e asaj
krahine, qe eshte ne dinamike. Sjellja ne kohe e levizjeve dhe gjeografise se
Himares, e cila eshte shquar nder vite, per rrezistencen dhe shpirtin
kryengrites ndaj çdo okuptaori, deshmon edhe nje here tjeter per hipokrizine
dhe lojen e qarqeve te caktuara antishqiptare te mireorkestruara sot, qe
thjesht per nje perfitim personal, dhe xhepit te tyre, tragjizojne duke neperkembur
dinjitetin jo vetem te banoreve fisnike autoktonë qe jane te ngulur aty me
shekuj, por edhe te bashkombeseve te tyre, tashme sot ne nje shoqeri
demokratike e te lire.
Gjate
ketyre viteve te fundi, Himara dhe çeshtja, e saj eshte perfshire para se gjithash
edhe ne nje lufte te forte mediatike, ku edhe politika ne skakieren e saj eshte
angazhuar maksimalisht. Per kete te fundit, dua qe te pohoj nje te vertete te
madhe, se qeverite shqiptare te periudhes se trazicionit, nuk i kane kushtuar
aspak kujdes retorikave te forta nacionaliste qe vijne vazhdimisht dhe
kurdohere nga Greqia, sa here kesaj i duhet qe per qellime te brendeshme te saj
qe kane te bejne me elektoratin atje, instrumentalizojne ngjarje dhe banalitete
te zakonshme qe ndodhin perditeshmerisht ne nje krahine si Himara, qe eshte e
mbarsur deri ne ekstrem nga shovinizmi. Nderkohe qe eshte spostuar edhe
mediatikisht nje histeri e papare, ku megaliidheja e sheqerosur, shfryn kete
radhe nepermjet disa artikullshkrues me origjine nga kjo zone, te cilet bejne
kujdes ta paraqisin Himaren si toke e prone greke. Natyrisht qe keta
interesaxhinj qe besdisin te tjeret kryesisht ne mediat elektronike, nxitojne
te na prezantojne reralitete qe aspak nuk perkojne me te verteten historike te
kesaj treve ,qe eshte konsideruar me te drejte keshtjelle lirie. Por edhe duke
u rregulluar biografine lloj-lloj grekomaneve arriviste qe kane terrorizuar
kete zone, mbi baza jo shkencore dhe historike. Ky fakt te terheq menjehere
vemendjen, sa here ketij soji, u duhet qe te afishohen perpara atyre qe mbajne
dhe japin para nga taksapaguesi grek, por edhe per te bere nje lloj presioni
publikisht, per llogari te qarqeve antishqiptare me prapavije te thekur
politike. Ne kete lloj llumhane perfshihen edhe banore te kesaj krahine qe marrin
nje rroge ne Athine dhe qe per shkak te parase njohin si perendi, greqine.. Por
kombi dhe origjina nuk zgjidhen. Ato jane dhe behen pjese e jetes tende qe ne
momentin kur te renon koka ne kete dhe,
ashtu si edhe prinderit, vellezerit, motrat, te afermit e kushurrinjte.
Nuk e di
pse si per ironi, e gjithe historia e kesaj treve qe greqizisht quhet dhe
konsiderohet si martire, sa here qe shkelin e vene kembet depute te shtetit
fqinje, nuk perkon aspak me deshirat e tyre te çmendura deri ne ekstaze, kur
ndesh ne pjesen me te madhe te mbiemrave bashkime me emra krejtesisht katolike,
si Ndre, Gjin, Pal, Gjoke, Gjon, Nike, …pa permendur ketu ato fjale qe kane
teresisht kuptim vetem ne gjuhen shqipe si: koke, ball….
Kjo
shpjegon me se miri tezen e historianeve
tane, se kjo popullsi eshte krejtesisht e ardhur dhe e ngulur aty nga
veriu, kryesisht pas luftrave qe beri kombi yne me turqit, periudhe kjo, ku
greket dhe serbet benin « dashuri » dhe i peruleshin deri ne ekstrem
okupatorit. Ky i fundit ne nje traktat te fshehte me keto kombe u la si
shperblim ortodoksine e lire, gje qe e vendosi Sulltan Mehmeti sapo hyri ne
Kostandinopoje ne 1453 shin.
Levizjet brenda krahines e ngulmimet ne kreshtat e
Himares shpjegohen me faktin per te mos u turqizuar ne emra. Ky eshte nje fakt
i pamohueshem qe ka baza shkencore e historike ne rradhe te pare, dhe qe flet me se miri se rreligjoni i
pastert shqiptare, nuk ka qene dhe nuk eshte varur asnjehere nga ortodoksizmi i
fqinjit tone grek. Ne se do te kemi ketu parasysh edhe raportet e kesaj krahine
me papatin e Romes, dhe influeca e saj ne këtte treve, kuptohet qarte se sa
larg kjo popullsi eshte dhe ka te beje me vete ortodoksine greke. Por keta te
fundit kane oreks dhe ego te madhe shoviniste. Deshira per te gllaberuar popuj
dhe troje te pamerituara shkon larg, deri sa edhe vete heroin tone kombetar ta
greqizojne.. nderkohe qe ai historikisht ka mbajtur mardhenie me katoliçizmin
romak, i ndihmuar sistematikisht, por edhe ngarkuar te kryesoje kryqezata anti
turke si « Atlet te krishterimit »
Natyrisht,
qe ne kete treve historia por edhe dimensioni jetesor ka sjelle ne keto troje,
edhe njerez si hallexhinj nga kombe te
tjera qe kane gjetur strehe, per arsyet qe i kane detyruar ata, ashtu si edhe
plot arberore kane levizur historikisht drejt jugut per shkaqe hitorike te
ngjarjeve te medha. Nuk ka asgje te prere me thike. Popujt japin e marrin me
njeri tjetrin, kryesisht fqinjet, por edhe vlerat qe mbartin. Por per hir te
sakrifices se tyre, tani te aneksojme
troje e banore sikur te ishin bageti ne shiteblerje, dhe ti emertojme duke
vendosur flamuj te vendeve nga kane ardhur duket me teper se sa paradoks. E
pamoralshme. Ne se do te ndodhte kjo, shqiptaret do te kishin sot edhe Morene,
peloponezin, ku jane strehuar ne shekujt e fundit. Si komb kemi vleresuar
mikpritjen, dhe jemi te vetmit qe mikun e konsiderojme si « perendi » E ruajmë
dhe e mbrojme me gjakun tone.
Koço
Kokedhima ne rrefimin e tij e beri detyren, ashtu si nje tjeter bij i Himares,
Petro Marko vite me pare me librin e tij biografik, « Njerez dhe gure ».
Kokedhima e sjell ne nje moment e nje kohe te mbarsur, per te thene te
vertetat. Rrefimi per te vertetat e Himares i ben mire çdo himarioti.
Pa marre
persiper qe te bej historianin ne kete mes, dua qe te keshilloj gjithe shpurren
e artikullshkruesit mediatik, qe marrin persiper te « flasin » ne emer te kesaj
krahine dhe treve teresisht shqiptare, qe per interesat e tyre krejtesisht
personale, mbeshtesin dhe i fryjne errerave te megalidhese, e shovinizmit te
komshinjve tane, te mos helmojne klimen e shendoshe qe ekziston midis ne vete
shqiptareve si komb, raporteve e mardhenieve vellazerore, harmonine dhe paqen e
perhershme ne troje historikisht autoktone, qe jane me te vjetra se sa te atyre
qe qendrojne nga pas si prapavije. Te mos sjellin e perplasin tek ne krizen
shpirterore, sociale, ekonomike, si dhe çoroditjen e nje kombi qe kerkon
ekspansion, per shkak te dinjitetit e gjenezes se tyre te humbur historikisht. Dhe kjo kur nuk kane
aspak asnje baze shkencore dhe historike. Te mos marrin persiper gjera qe nuk
kane takat ti mbajne ne shpatulla. dhe ti interpretojne ato nga pozita aspak
serioze. Na leni qe te jetojme ne paqe e ne miresi me cilindo, qofte edhe
fqinjet tane shekullore.
Jetojme
kohe tjeter, ku qe te gjithe kerkojne qe ti atazhohen me vlerat e tyre Europes,
duke pare nga e ardhmja, per te lene pas te shkuaren qe na ndante
Aleko
LIKAJ
http://aleko-likaj.blogspot.com/