| E hene, 11.03.2013, 06:41 PM |
TELEGRAM
NGUSHËLLIMI
Taip Zeka (15.04.1944 - 07.02.2013)
Me hidhërim e dhimbje mësuam për amëshimin e vëllait, prindit, familjarit Tuaj Taip Zeka. Në emër të Shoqatës kulturore "Kadri Zeka" në Nürtingen, Gjermani, ju shprehim ngushëllimet e çiltëtra gjithë Familjes të nderuar Zeka.
Taip Zeka, ish i burgosur politik, ishte një veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare. Familja Zeka, e njohur për qendresë e dinjitet, përballë pushtuesit serbo-sllav, vuajti përgjimin e UDB-së, përndjekjen, persekutimin, burgimin e deri ekzekutimin e vëllait Tuaj Kadri Zeka, Hero i Kosovës.
Jemi pjesëmarrës në dhimbjen Tuaj të madhe, për amshimin e njeriut Tuaj të shumëdashur - Taip Zeka.
Në emër të Shoqatës "Kadri Zeka"
Taxhidin Bakiu, kryetar
Xhafer
Leci, kryetar nderi