| E shtune, 09.03.2013, 06:49 PM |
Kujtimi i
fundit i nje NENE
Nga Bedri Blloshmi
Sot mar nje telefonat te hidhur, nje telefonat te cilen nuk kisha deshire as njehere ta degjoja. Alo, pergjigjem urdhero. Bedri Hamdiu jam te njoftoj…. Telefonata u nderpre nga fjalet, zeri u mek. Ky ze i dridhur kuptoheshe lehte se ishte penguar nga lotet te cilet nuk donin ta lejonin te nxirrte fjalen e hidhur nga goja e nje djali per nenen e tij. Mora ne numerin qe me moren, Hamdi me thuaj çka ndodhur pse je kaq i brenkosur, Tetja si eshte fole me thuaj, zeri nga ana tjeter vinte gati i fikur nje ze qe kuptoheshe leht qe frymarrja e pengonte te dilte. E megjithate Hamdiu gjeti force e mposhti pengesen e frymarrjes dhe vazhdoi Bedri “ Tetja na la” varrimi behet neser ( me 7 mars) ne oren12:00. sapo degjova fundin e bisedes u ula te marr telefonin qe vazhdonte te binte zilja ne toke nuk kuptoja fare se si dhe kur me kishte rene telefoni nga dora aq shume u trondita. Sot mora lajmin e keq Tetja nderroi jete. Nje zonje qe gjithe jeten kaloi me shami te zeze ne koke. Nje zonje qe e la familjen e saj midis loteve dhe dhimbjeve se gati familja e saj( nga xvarishti) ishte ne fikje e siper nga plumbat qe kishin hedhur terroristet komuniste ne kete dere fisnike qe luftonte vetem per atedhehun e saj nga pushtuesit e asaj kohe, ku e gjithe bota ishte trazuar, qe krijoi lume e liqene gjaku. Po, sot nderroi jete ( xhaxhaica) bashkshortja e Hasan Blloshiut. Nje burri fisnik i zgjuar me teper sec duhej per kohen i urte, nxitone me ngadal kurre nuk e nxirrte fjalen nga goja pa e pertypur disa here. Po si do e shkonte Tetja jeten e saj ne deren patriotike, besnike ne familjen e madhe te degjuar te Blloshmeve. Ne qershorin e 1952 ne shtepine e Selman Blloshmiu ja behu policia kontrolloi e shakterroi çdo gje ne kete shtepi, sekuestroi gjithe gjene e gjalle qe kishnin, lope, kuaj dhe bageti te imta. Sekuestroi luge e piruna, pjata e deri tek legeni qe rrinte ne fundin e korridorit. I thone gjyshit kemi arrestuar Hasanin sepse ka strehuar diversantin Bardho Leka dhe diversantin tjeter Sabri Debrova. Tetja ( Fitreti) kishte lindur dy djem Hysnin dhe Hamdine fare te vogel disa muajsh. Hasanin ( bashkeshorti) denohet me 20 vjet burg. Familja jone jetonte nen peshen e temerrshme te presionit dhe te frikes nen temerrin e detyrimeve ndaj bandes sunduese te vendit. Te gjithe ne u rritem bashke me vuajtje e halle duke u bere balle gjithe te keqijave qe na vinin nga banditet komuniste. Ne vitin 1961, prap sigurimi mebrriti ne kullen e Blloshmeve kete radhe kishin arrestuar babane tani dy vellezer ishin ne burg dhe dy ishin jashete perpiqeshin te mbanin femijet e Hasanit dhe Samiut por dhe per ti ndjekur e ndihmuan te burgosurit. Ne korrik te 1965 lirohet nga burgu i Burrelit Hasani bashkeshorti i Fitretit. Ne nuk i kishim pare as njher. U gezova shume e kur e pame kete burre me pak mustaqe e me ball te zbuluar i kishim rene floket. Na mblodhi prane vatres e nuk reshtete se perqafuari e duke na puthur. Ca ishim te gezuar e ca qanin, gjyshja thithte çibukun e ndersa duart i hishte shpesh mbi kokat tona duke perqafuar te birin qe kishte kaq vite pa e pare. Xhaxhai i pergjgijej gjyshes( nenes se vete) duke u drejtuar nga mamaja, mos u merziteni se dhe Samiu do lirohet shume shpejte nga burgu. Fitreti ulur prane mamase diç i thoshte he mos u merzit çka bere Zoti femijet do i rrisim bashke. Ne keto çaste hapet dera ishte Vili, vinte nga Elbasani nga shkolla mbasi e perqafoj xhaxhane u ul prane nesh. Xha Hasani mbasi tha dy apo tri here marshalla per Vilsonin vazhdonte te pyeste me mesimet si po shkon, mire pergjigjej Vili. Meso nipçe meso kujdes me shoket ne diskutimet qe beni hap syt jo me cilin do bej biseda. Vitet kaluan jemi ne 1976 prap sigurimi tek familja Blloshmi arrestohen une, me 1 prill, me 5 gusht arrestiohet vellai Vilsoni, me 31 gusht arrestohet Genci. Dy te fundit pushkatohen diten e internimit te gjithe familjes tone( ishim prap bashk) sapo i çojne ne vend internim hekura parape arrestojne Hasanin ( bashkeshortin e Fitretit) dhe e dergojne ne birucen qe kishte qen i nipi ( Vilsoni) lidhur koke e kembe 3 dite e denojne 10 vjet. Vdes ne burg ne Spaç ne 1982. fitreti bashke me dy djemt e saj parp vetem. Ishin fer me mamane time ja tani dy zonja te plakura nga hallet e vuajtjet bisedonin per gjemen qe i ka zene. Nje jete me dhimbje nje jete plumba dhe hekura, lot dhe vaj ne kete familje. Ja tani ora po shenon 12:00 njerzia kane ardhur nga do, eshte shkulur i gjith fshati qe kjo halle e madhe sot niset ne boten tjeter duke marre me vete vetem dhimbje, brenga, lot e psheretima. Arkivoli qendron ne mezin e dhomes gjysem i hapur per rreth tij qajne e ulerijne djemt e nuset, niper e mbesa, qajne me ligjet e vdekjes i numerojne nje mije e nje te zezat qe ka hequr, vetem halle dhe derte. Te gjithe jane te shtangur ora po kalon makina e varrimit pret me deren e hapur, autobusat mbushur dingazi presin qe te nisen. Te gjithe te mendushem thithin pa pushim cigaret e tyre. Nuk po e kuptojne pse xhenazeja nuk po del nga shtepia. Lala rri i shtangur tek dera e me shamin ne dore fshin lotel here pas here. As kush nuk guxon ti afrohet arkivolit nuk ka force ne bote ti largoj djemt e nuset e femijet e tyre per ta shkulur arkivolin. Ata me luten te mos e marrim dhe pak Teten na e ler, ne as dhe ti skemi per ti thirru me Tete. Te kujtohet para 10 vjetesh kur vdiq mamaja qe ti se leshoje arkivolin, te kujtohet qe vetem qaje e thoshe do futem dhe un ne arkivol nuk e le mamane vetem. Po tani pse po na e merr Teten prit dhe pak. U ula menjane dhe thithja pa pushim cigaren ne çast mu afrua babai, motra e shume te aferm te tjere. He Bedri çfare do bejme do nisemi te bejme varrimin. Hoxha qe do falte xhenazene e dergojne ne banesen e fundit. Pash qe te qarat e klithmat po qetesoheshin mendova se keta u lodhen duke qare e renkuar u afrova kapa arkivolin ne njerin cep ju fola pak me ton Hysenit, Hamdiut. Hajdeni kapeni se do nisemi. As kush nuk me kundershtoj u nisem per ne varreza, kaluam prane varrit te gjyshes, prane varrit te gjyshit , prane varrit te mamase qe dukeshe ne fotokrafi se priste Teten ju afruam varrit te xhaxhait ( Hasanit) ku per krah ketij ishte hapur nje varr tjeter aty do pushonte perjetesisht Tetja ne krahe te bashkeshortit te saj e meqe nuk e shijuan jeten e tyre ku jetuan me shume te ndare se sa bashke dhe tani fati nuk u tregua aq i pameshirshem beri te jetojne perjetesishte bashke pa u trazuar nga as kush ne nje koder lendine perballe shtepive ku jetonin dhe tani jane boshe e me dritare te hapura gati te renuara.
Tete
Lamtumire e te qofte i lehte dheri.
Lamtumire......