| E premte, 08.03.2013, 09:11 PM |
U NDJEFSH
SI MBRET, ZEQIR LUSHAJ!
-Urim për ditëlindje-
NGA DRITA LUSHI
Nuk e di
si duhet të ndihet njeriu në Datën e
Lindjes së tij!
I gëzuar,
apo i mërzitur?!
I gëzuar,
sepse merr urime, ështe në qendër të vëmendjes, gruaja të mban si princ, djali
të merr në telefon e të uron : “Te bëhesh dhe njëqind!”, mbesa po ashtu të
sjell zërin si fllad pranvere,
përmes valëve zanore, po ja pastaj, dhe
nusja e djalit që të uron:” Gezuar
baba!”- e ty të bëhet se veç djalit, Zoti të ka dhënë dhe një vajzë.
Ndalesh e
mendon, por puna s’të lë. Duhet dhe ajo. Pa atë s’jetojmë dot, por na mban
aktivë dhe në lëvizje gjithashtu.
Pastaj,
pastaj vjen ai moment kur ulesh në tavolinë te drekosh apo darkosh, e nën një gotë verë mund të të
shpëtojë edhe ndonje pikë lot, duke kujtuar vitet e kaluara dhe të jetuara.
Ai lot
është gezim dhe melankoni bashkë.
Pastaj…pastaj,
vjen ajo torta e bukur që të serviret
në tavolinë…por ato qirinjte …ah, ato
qirinjtë që kjo tortë paska sipër sikur
ta prishin pakëz qejfin.
“Si shume
mor burrë”- mund të thotë Zeqiri me vete.
Por
pastaj vendos të mos i numurojë.
Por dhe
ti numurosh nuk ka asgjë te keqe. Ato
qirinj janë vitet e tua, ato vite janë jeta jote, ato qirinj janë gëzimet dhe mërzitë e tua, jane sfidat
dhe të papriturat, janë djali dhe mbesa, janë
vitet ku bashkëshortja të ka
dhënë gëzim e të eshtë gjendur pranë ne
çdo situatë.
Ti duhet
te ndihesh mire pra, paçka se qirinjte mund te rëndojnë pak më shumë nga njëra
anë, sepse në fund të fundit të lindesh në 8 mars, ështe bekim.
Nëna jote
ndoshta s’ka fesuar 8 mars, por ka festuar lindjen tënde,e ti ia ke uruar festën asaj me vitet e tua.
Kur
njeriu ka plot shokë e miq qe e kujtojnë dhe urojnë, harrohen dhe ato dilemat,
që mund të kesh para tortës, dilemat se
çdo te bësh, dhe si do të jesh vitet që vijnë.
Kur
njeriu arrin një moshë, fillon dhe mendon më
shumë të kaluarën se të ardhmen.
Por e
ardhmja jonë, ështe në duart e Zotit.
Per
një njeri që shkruan, Datëlindja
mund të përjetohet shpirtërisht në njëqind mënyra.
Kur fjalen
e përdor si armë apo si lule, ne kemi mundesinë, që t’ia marrim aromat jetës,
dhe të spërkasim ditet tona si ujë i
bekuar, e të ndihemi mirë!
Pra
njerëzit e fjalës, ku bën pjesë dhe Ti, mund të zgjedhin mënyrën më të bukur per tu ndjerë mirë, para viteve dhe
kohës.
Si bir i
Tropojës e si malsor, ti di të jetosh si bjeshkët mes të cilave je rritur:
Pra
kryelartë, me besim tek vetja dhe tek Zoti, rrethuar nga dashuria e familjarëve
të Tu.
Nuk ka
rëndësi se sa jetojmë, në një rruge ku jemi kalimtarë, por si jetojmë.
E zgjata
pak, e sot ti s’mund të lexosh
filozofirat e mia per jetën:
Pra qofsh
shëndetplotë, gëzimpambaruar,fatmadh e i rrethuar nga njerëz që të duan.
Si
bjeshkët qoftë jeta jote: E gjatë dhe e bukur!
Gëzuar!
Miqësisht-
Drita Lushi
8 mars 2013- Shqipëri
![]() |
Zeqiri - gazetar në 'Zeri i Rinisë' 1976 dhe Bajram Curri i tij |