Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Prekazi i shenjtë

| E enjte, 07.03.2013, 08:44 PM |


Demir KRASNIQI:

 

PREKAZI I SHENJTË

 

S’ më le gjaku  qetë  me ndejtë –

Pa i këndua Prekazit t’ shenjtë !

Ku do t’ shkojmë  n’ pelegrinazhe –

Për  dëshmorët  t’ bëjmë  homazhe  !

 

Në Prekazin legjendarë –

Nga çdo anë po vijnë shqiptarë !

Turma e njerëzve kurrë nuk ndalet –

Kujtojnë  t’ rënët –  nderojnë  t’ gjallët !

 

Nxënës , të rinj dhe të moshuar –

Në Prekaz vijnë pa pushuar ...

Vizitojnë këtë vend të shenjtë ,

Që LIRINË  e pagoi shtrenjtë !

 

Bëjnë nderime legjendarit –

Komandant Adem Jasharit !

Mbarë familjes së sakrificës ,

Që iu bë  qëndresë Drenicës !

 

Bëjnë homazh n’ varre t ‘dëshmorëve ,

Duke u sjellë lule kurore .

Thurin himne e lëvdata

Me  bekime e urata  !

 

Kemi ardhë për t’i nderuar –

T’ gjithë këta trima  që janë  flijuar !

Këta heronj –  bijë    Nënëlokes ,

Që iu bënë kurban Kosovës !

 

Der’ sa  toka të rrotullohet –

Kjo familje do t’ vizitohet  !

Për këtë popull , për këtë dhe –

Dha ma t’ shtrenjtën jetë  për ne !

 

Ndër këto luftëra heroike –

Me qëndresat ma stoike !

Kjo familje emblematike –

Kishte forcën  titanike !

 

Është familja e Adem Jasharit 

Komandantit – legjendarit ,

Që dëshmoi si duhet Atdheu ,

Për LIRI     gjakun  s’ kurseu !

 

Amanet na e lanë Jasharët –

Që t’ bashkohen t’ gjithë shqiptarët !

Për lirinë që sot po e gëzojmë –

Amanetin n’ vend t’ ua qojmë !

Gjilan, më 06.03.2013.