| E merkure, 06.03.2013, 07:11 PM |
PUThJE NË
HORIZONT
Dashuria
nuk pyet për inatin a mllefin e jetës
As për
zjarrin e zemrës që ajo vet e ndez
Ajo
rrënon gjithçka që i
Sa një
pikë që lind në të vesuarin mëngjes
Ndjenja
përshkoi vetëtimthi ende pa u gëdhirë
Kapi
horizontin fuqishëm n’përqafim
Ëmbëlsoi
palcën dhe ashtin e mërdhirë
Prapë
ftoi jetën me ringjalljen në takim
Dashurinë
e derdhi si dritën përmbi dhe
Ajo ngohi
zemrat e ngrira, akulli krejt u shkri
Drita
ndriçoi dashurinë mes dy të dashuaruarve
Dhe preku
ata që digjen nga zjarri për dashuri
Ah, edhe unë nga ky zjarr po digjem tani!