| E merkure, 06.03.2013, 08:22 PM |
SHEFQET
SULMINA
JA PSE…
Që të
flasësh me botën që të rrethon
duhet të
hash dy mëngjese,
dy dreka,
dy darka.
Ja pse
politikanet janë të dhjamosur
në zemër,
në bark
dhe në
kokë.
Ja pse
njerëzit shndërrohen
të gjithë
në politikanë
pa pasur
gjë në kokë.
ORËT E
QUMËSHTIT
Ti bën
librin tim,unë shpërndaj këngët e tua.
Po kush
të solli në këtë klimë hyjnishë?
Ç'qumësht
nëne sytë t'i ka dritësuar?
Në këtë
shekull ty,cili burim?
O bijë e
Kosoves s'të mbaj dot në duar,
Ti je
kitarë që dridhesh në vehtvete,
me tela e
ke trupin a me tinguj
apo e
tëra je zemër dhe dete?
Moj
eurekë e praruar magjike e çuditshme,
Ç'më bënë
të ndjehem si Mujo i ri,
Të mbledh
për ty lule lëndinës dhe të them
Nuk dua
më qumësht,po ti lërmë të pi!,
Lërmë të
pi oret e qumështit tënd mbi libër,
Të ngasë
trenin ndërlidhës të muzikës,
Ti bënë
librin tim,unë shpërndaj këngët e tua
Po kush
të solli në këtë klimë hyjnishë?
ASHTU
SIÇ MË THE
Të
kërkova në raftet e librave ku më fshiheshe,
brodha
gjithë vjeshtën nëpër rrugica
Titujt e
tyre plot pluhur ngrinin supet.
ngrinin
supet qiparisët e vjetër.
Ndërsa në
treg, shiteshin këpucë për fëmijën
nëntë
vjeçare me sy bojë arre të thyer.
Pi cigare
si ty, dhe fjollat e tymit bëjnë gjeratore,
në
episkaje gishtash të zverdhur.
S'është
më merkata e vjetër dhe llustraxhiu
në skaj
të saj ka vdekur.Njerëzit prapë
me këpucë
të llustruara dhe syze të zezë.
Prapë
komshiu i dehur, i bërtiti gruas dhe ditës së verës!
Dhe del
prapë tek Nje Maji për punë i shkreti,
dhe po
rritën fëmijët e tij, që ti i le të vegjël,
dhe ata
po kërkojnë si babai i tyre punë.
Po
rriten,ja ashtu po rriten herë me sy, e herë me punë.
Kur të
vijë pranvera blirët do të çelin.
Po unë do
të të pyesja se të ka marrë malli për kumuritë?
Do që të
puthemi prapë para univesitetit duke qeshur?
Mos e lag
më fustanin në ujin e Shkumbinit,
dhe mos
pi cigare,
të
djegësh Krastën time, dhe Kashtën e Kumtrit.
Ku je ti
ndërsa muzgu dhe Bukaniku,
shkundin
çibukun e dimrit në ulluqe.
Nesër
është e djelë dhe pranverë me ditë të gjatë
Për
mimozat dhe festen e gruas.
Unë kam
mimoza në duar.
Ti do të
dalësh në krye të rrugicës?
Nuk do të
të leh më si qen si dikur dhe sigurisht,
nuk do të
bëhem lepur që ty s'të pelqen,
as
gjel deti që ti të ma presësh kokën për
dimër.
Unë kam
mimoza në duar.
Unë e
ndërtova shtëpinë, që ti më flisje dikur
me
dritare të gjëra dhe ballkone të mëdhenj.
Vura
tavolinë,dy karrige,filxhanet e kafesë dhe kafenë,
ose
portokalla të shtrydhur...
Njësoj
sikur dhe ti, të ishe me praninë tënde të arsyshme.
Ja ashtu
e bëra, siç më the ti ç'do ditë e nga një gurë,
dhe
mbolla lule ashtu siç më the ti ç'do ditë një lule
dhe i
ujis ashtu siç më the ti ç'do ditë në mbrëmje.
Bëra
vresht me rrush për verë,sikurse ti e di,për ne.
dhe vura
pëllumba të bardhë,siç më the,për paqe.
Dhe në
portën e jashtme vura butonin e zilës,
ashtu siç
më the ti në lartësinë që duhet,
shkrova
emrin tënd dhe siç më the ti,edhe timin,
pastaj
stampova numërin,po derën prapë e lë hapur,
nga
padurimi se ti vërtetë mund të vish siç më the,
a ndoshta
nga frika, se ti do humbësh duke ardhur.
PO PSE
KAQ VONË?
Po pse
kaq vonë kur e dije që të prisja!
Në pyll
dhe e fundit gjethe u shkund!
Këtu në
qytet trafiku shkoi në tiltë,
Dhe thonë
se zmogu do të bëhet më i butë.
Kështu
thonë gjithmonë ata që venë semaphore,
dhe ne që
i thyejmë përditë,ne të gjorët.
Po ti
duhej të kishe ardhur më shpejtë,
të më
shpjegoje karnevalet dhe orët.
Prapë dhe
pse shkoi vonë, bëre mirë që erdhe.
siç e pe,
më gjete prapë duke të pritur
Dhe nëse
shkon se prapë të bëhet vonë
Unë vonë
do të të shoh se më ke ikur.
Kështu
ndodh gjithmonë kur ka semaforë,
dhe ne që
i thyejmë përditë,në të gjorët.
Po ti bën
mire, që në mua vjen e shkon,
Në tiltë
trafiku për karnevalet dhe orët.
GRUAJA,
UNË
Gruaja
nuk shkoi në punë,
i qe
këputur një kopsë e fustanit,
sapo ia
qepa një kopsë.
Tani po
gatuan për darke.
Janë
gjëra të përditshme që ndodhin,
Një djalë
dhe një vajzë.
Unë nuk
luaj me floket e tu.
Të
puthesh, nuk është lojë dhe luftë.
Dhe nëse
je fshehur, prapë je e bukur.
Vetem se
sytë e tu kan shkuar diku më larg,
më larg
nga deti ku mund të jem mbytur,
akoma më
larg.
Më larg
ngase dikush, që të ka bër kështu si flutur,
sa për të
më bërë mua të marrë.
Tani dhe
unë po shkoj, po s'di se ku të vete
Se ti,
kështu e bukur si një flutur
ke shkuar
diku më larg.
PUPACI,
TI DHE UNË
Tani
është vonë dhe ti kujton se tallesh me mua.
Nuk e di
se ai njeri me kapotën time që rri strukur,
është
thjeshtë një pupac bore, që e bëra enkas.
Dhe enkas
i vura lule në duar,që ty të të vijë keq
për mua
që jam jashtë, e për ty po vuaj.
E di që
tani tallesh, dhe mendon se ma hodhe mua,
pa ditur
asgjë për pupacin me xhaketën time veshur.
Unë tejet
i lumtur që ti qesh ashtu kot fare,
mbarova
kupën e verës duke qeshur e menduar,
që ti loz
me mua dhe me zeron e hënës e gëzuar.
MOS BËJ
TE QAJNË DHE FËMIJËT
Nëse
shkoj nga kjo botë
dhe nga
sytë e tu të mëdhenj e të bukur,
plot me
yje dhe reshje shirash,
të hapur
në dritë e në erë,
ti nuk do
të shndërrohesh një flutur nën hije,
një
guackë e vetmuar në breg
përflakur
nga deti dhe dallget e tij...
Lumin
tënd ta uroj të gjallë,
për shumë
gjëra që ti i di,
për shumë
të tjera që do ti jetosh me fëmijët
për shumë
të tjera që do ti duash,
e për
shumë të tjera që do t'i thonë prapë fëmijët.
Do jenë
sërish krahpërkrah lumenjtë tanë.
Se të
vjen ta mendosh mos ma thuaj,
se jo,mos
qaj e dashur,
të bësh
të qajnë dhe fëmijët.
ZËRI I
TYRE
-fëmijëve
të mi-
Tani
është larg zëri i tyre,
endrra e
tyre,
rrugicat
e tyre,
zemra e
tyre,
lodrat e
tyre.
Era
fishkëllen e trishtë
midis
palmave.
Në oborr,
janë
zhdukur mëllenjat...
Qyteti
duket bosh,
bosh
shtepia ime,
dhoma
ime,
shtretërit e tyre ngjajnë
me një
mal
vellëzuar
me akull.
Kushedi
sa e sa
ditë do tu duhen?
Sa e sa
gjëra për tu kujtuar?
Sa e sa
lule për të mbjellë?
Sa e sa
ujë për të notuar?
Për të
rimarrë sytë e mi
nga kjo
mungesë e gjatë.