| E enjte, 07.03.2013, 08:11 PM |
VETËM PËR
NËNAT.
NËNËMIRAT
Kur jemi
të lodhur,
Thërrasim
ju o nënëmira,
Lodhja
largohet,
Mer
arratinë e zë lemeria
Kur jemi
të sëmurë,
Thërrasim
ju o nënëmira,
Largohet
sëmundja,
Arratiset
dhimbja.
Edhe kur
t'na trokasë
Në derë
pleqëria,
Të gjithë
do të thërrasim,
Ju o
nënëmira.
O
nënëmirat tona,
O
nëna-zemër ngrohta,
Dashurinë
që keni mbjellë,
Ju do të
korrni për jetë....
DUART E
NËNËS
Duart e
nënës,
Sa herë u
dogjën,
Në
prushin e zjarrtë,
Duke
pjekur bukën,
...............me
çerep e saç.
Sa herë u
gjakosën,
Prej
majës së gjilpërës,
Kur
rrobat na arnonin,
...............duart
e nënës.
Duart e
ëmbla,
Të nënave
tona,
S'u
ankuan nga puna e rëndë,
...........................as
nga lodhja,
Sa herë
na ledhatojnë
Si me magji lodhjen na e largojnë....
NË
PREHËRIN E NËNËS
Sa më ka
marrë malli,
Ta
mbështes kokën,
Në
prehërin e ngrohtë të nënës,
E nëna
t'më ledhatojë ballin,
Me dorën
e saj të ëmbël.
Sa më ka
marrë malli,
Për
aromën e mirë të nënës,
Për
ninullat e ëmbla të sajë.
Për
frymëmarrjen e ngrohtë.
Dhe t'ja
dëgjoj tiktaket e zemrës.
Ta
mbështes kokën,
Në
prehërin e ngrohtë te nëna,
Gjumi
sytë t'më pushtojë,
Në krahë
të më marrin ëndrat,
Ëndra
kurrë t'mos mbarojnë....
DIALOG ME
NËNËN
Kur po
shkruaja këto vargje për ty,moj nënë,
Më thotë
një shok që kisha pranë,
Kjo poezi
do të jetë pa vlerë,
Poezi për
nënën,
Kanë
shkruar plot të tjerë.
Sikur
poetë,
Të ishin
të gjithë njerzit,
Në këtë
planet,
Poezia
për ju nëna,
Kurrë
fund s'do të ketë.....
SYRI DHE
ZEMRA E NËNËS.
Kur sytë
e nënës,
Lotojnë
prej gëzimit,
A
s'ngjajnë me rrezet e diellit,
E me ujin
kristal të burimit?
Eh, zemra
e nënës,
Det,
ngrohtësi!
Dhe
rrezet e diellit,
E kanë
zili...
Eh,
nëna,nëna,
E
shtrejnta, e mira,
Fjalë-mjalta,
Zemrën-trëndafila.