| E merkure, 06.03.2013, 08:58 PM |
7 MARSI -
DITA E MËSUESIT
-RRUGA E
SHKOLLËS SHQIPE NËPËR KOHË DREJT DRITËS-
(Fragment nga romani në dorëshkrim... “Dritë dhe shpresë”, roman doracak nga jeta shkollore)
Nga Ejup Ceraja
Sapo zunë
vend të gjithë të ftuarit, fjalën e mori Arta Shkabaj udhëheqëse e grupit
letrar, e cila për fillim iu drejtua të pranishmëve:
- Të
dashur arsimtarë dhe arsimtare, prindër të nderuar dhe ju të pranishëm të
tjerë. Është kënaqësi e posaçme për mua
që, në emër të grupit letrar të shkollës sonë, që e mban emrin e poetit
tonë të shquar, lirikut të mirëfilltë Lasgush Pogradecit t’ju drejtohem, në
radhë të parë, juve të dashur arsimtarë e arsimtare me rastin e 7 Marsit – Ditës
suaj dhe ditës sonë gjithandej trojeve tona etnike, por edhe atyre në mërgatë.
T’jua uroj një gëzuar të madhe e të ligjshme
nga zemra, për punën tuaj të palodhshme në arsimimin dhe në edukimin e
fëmijëve dhe të rinjve nëpër dekada e shekuj.
Më lejoni,
që më këtë rast, ta jepi një historik të shkurtër të arsimit shqiptar. Fillimet
e Rilindjes sonë Kombëtare sollën përpjekjet më të plota e më serioze për
shkollën shqipe dhe për arsimimin tonë kombëtar. Arsimim që dalëngadalë po ngrihej mbi truallin e
fortë e shumë të lashtë në tërë morfologjinë e gjeografisë së trojeve tona
etnike..., siç na ka thënë arsimtari i Gjuhës shqipe dhe letërsisë në orën
kushtuar kësaj date të rëndësishme. Me ngritje e rënie deri në pjesën e dytë të
shekullit të nëntëmbëdhjetë. Kështu, kërkesat e qarta të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit për arsimimin e popullit tonë në gjuhën e vet amtare, i paraprinë
këtij qëllimi. Dhe, pikërisht, më 7 Mars të vitit 1887 u rihap në Korçë shkolla
shqipe laike me tekste e mësues në gjuhën shqipe. Pse thash “u rihap”? Sepse,
siç e theksova më lart, arsimimi e shkollimi në trojet shqiptare, kishte kaluar
shekuj e shekuj me ngritje e rënie, me rihapje e ri mbyllje... Por, nga 7 Marsi
i 1887-tës, arsimi shqip do të vazhdojë në vijimësi deri në ditët tona...
Për këtë
dritë të diturisë të popullit tonë nëpër dekada e shekuj, një mori prej atyre,
që u bënë pishtarët e dritës, e flijuan edhe jetën e vet dikush në të ri,
dikush në pjekuri e dikush edhe në pleqëri. Ju, së bashku me ata, u bëtë
flakadan të pashuar në zhdukjen e errësirës shekullore nga mendjet, shpirtrat
dhe zemrat tona. Errësirë që ishte shtresuar, në qenien tonë biologjike, si
fletët e drurëve gjetherënës vit pas viti e dekadë pas dekade. Nëse rrugët e
mësuesve kudo në botë qenë dhe mbetën të shtruara me lule të bukura e me kurora
shumëngjyrëshe, rrugët tuaja, mësues tonë të nderuar, qenë kudo e kurdoherë të
shtruara me thera gjemborë, me shkurre, me pengesa e me ndërskamca në çdo hap tuajin deri në shpalljen e
pavarësisë të Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 e këndej. Ndërsa në këtë pjesë të
atdheut u deshtë të pritet viti i kthesës së madhe 1999 e këndej, kur u çlirua
edhe kjo hise e atdheut... "Por Ju s’u dorëzuat,/ por Ju nuk u ndalët/ në
këtë rrugë të madhe/ ju prinë idealet...” – siç shprehet një shoqja jonë në një
vjershë kushtuar Juve dhe kësaj date historike për arsimin dhe shkollën tonë. E
cila mëton që një ditë edhe të bëhet poete. Pra, për këto ideale kaq të larta e
flijoi jetën e vet edhe mësuesi i dikurshëm i nderuari Dhaskal Todri, duke i
sjellë germat e derdhura në bronz nga Allamania e largët mike që me to të
shkruhej gjuha jonë e bukur shqipe. Ai, atëherë, ra viktimë e intrigave dhe
dredhive të fanarit e të kishës ortodokse greke. Rënia e të cilit ishte bekuar
edhe nga njeriu numër një i perëndisë i shenjti Nestor... Me të vetmin qëllim
që të ndalohej hapja e shkollave në gjuhën shqipe dhe të pengohej me çdo kusht
arsimi në gjuhën tonë të bukur. T’i përmendim, me këtë rast, edhe ca martirë të shkollës sonë shqipe si Naum
Veqilharxhi, Pandeli Sotiri, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Luigj
Gurakuq, Shtjefën Gjeqovi, Avni Rrustemi, Haki Taha, Fazli Greiçevci, Shaban
Jashari (veteran i arsimit i orëve të para pas Luftës së Dytë Botërore në
rrethin e Skenderajt), Metush Krasniqi, Haki Pavataj, Fehmi Agani, Mustafë
Shyti, Latif Berisha, Enver Haliti, Halit Geci, Qamil Ilazi, Tefik Raka, Mejdi
Dalloshi e qindra e qindra të tjerë. Ca
prej tyre të helmuar, ca të tjerë të vrarë në beteja ballë për ballë e dhëmbë
për dhëmbë me pushtues të ndryshëm, e ca në pusi e në pabesi. Po të gjithë të
flijuar për të njëjtin qëllim dhe ideal.
Duke u
përulur përpara idealeve të tyre madhore, përpara flijimit të tyre në altarin e
lirisë për çlirimin e kësaj hiseje të
atdheut, në një anë dhe duke çmuar e vlerësuar punën madhore dhe flijimet tuaja
sublime për arsimin kombëtar që vetëm fati dhe Krijuesi ju lanë në jetë që ta
vazhdoni misionin tuaj fisnik, në anën tjetër - ju urojmë nga zemra gëzuar
Festën Tuaj 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. Njëherë shfrytëzojmë rastin mësuese e
arsimtare të nderuara t’jua urojmë edhe 8 Marsin – Ditën e nënave, që është në
prag...
Krijimet
e tyre nxënësit, për këtë orë letrare, do t’i deklamojnë sipas programit që e
keni marrë së bashku me ftesën. Për fillim, meqë jam përpara mikrofonit, e ftoj
Mirgjinë Shkabajn, që, për Ditën Tuaj e tonën arsimtarë e arsimtare dhe për ju
prindër të nderuar, ta recitojë vjershën e vet kushtuar kësaj date të shënuar.
RRUGA
DREJT DRITËS
(Pishtarëve
të arsimit shqip nëpër shekuj)
Rruga
juaj e gjatë
Mësues
tanë të nderuar
Asnjëherë
me lule
Nuk qe e
shtruar.
Në rrugën
Tuaj të gjatë
Të tërë
shtresa-shtresa
Ju vunë
shumë barrikada
Ju vunë
shumë pengesa.
Por Ju
s’u dorëzuat
Por Ju
nuk u ndalët
Në këtë
rrugë të madhe
Ju prinin
idealet.
Të gjithë
pishtarët e arsimit
Në këtë
ideal u rreshtuan
Një mori
prej tyre
Jetën me
e nder e flijuan.
Ata nëpër
shekuj
Jetën e
kishin në zgrip
Me
gjokset në tyta
E
kultivonin mësimin shqip.
Përpjekjet
e Rilindësve tanë
Si
tallazet nëpër det
Me 7 Mars
të vitit 1887
U bënë
këndshëm realitet.
Kurrë për
Ju mësues
Nderimi
nuk ka pushuar,
Andaj Ju
urojmë nga zemra:
Gëzuar!
Gëzuar! Gëzuar!...
. . .