Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nehat Jahiu: Pishtari i arsimit Qemal Jahiu

| E marte, 05.03.2013, 09:32 PM |


PISHTARI I ARSIMIT QEMAL JAHIU IA FALI JETËN ARSIMIT SHQIP 

NGA NEHAT JAHIU

Qemal Jahiu u lind më 10 shkurt të vitit 1926 në fshatin Llopat të komunës së Kumanovës. Shkollën fillore  katërvjeçare do  e kryej në fshatin Opajë në gjuhën sërbokroate. Kjo ishte koha e LDB-së.  Më 21 maj të viti 1945 Ministria e Arsimt e asaj kohe e Maqedonisë Demokratike Federale do të lëshoj një vendim për organizimin e kursit pedagogjik tremujpr për mësues në shkollat fillore që duhej të mbahej prej datës 10 korrikut e deri më 10 shtator të vitit 1945. Ky kurs i mësuesisë do të mbahet në Shkup ku Qemal Jahiu do të përcjellë dhe do ta kryej me sukses dhe do të paiset me çertifikatën që do ti jap të drejtë që të emërohet si mësues i përkohshëm në shkollat fillore. Në këtë kohë ai nuk do jetë më tepër se nëntëmbëdhjetëvjeçar në moshë. Ai me vendim të Këshillit Popullor të Rrethit të Kumanovës, sektori për arsim më datë 17 tetor të vitit 1945 do ta emëroj si mësues i parë në fshatin Vaksicë të komunës së Likovës. Ai në vazhdimësi në kontunitet do të përcjell kurset pedagogjike që orgonizoheshin në atë kohë nga Ministria e Arsimit të atëhershëm. Ai shpirtërisht dhe fizikisht iu  kishte përkushtuar kësaj detyre dhe këtij profesioni që me angazhimin e tij të palodhshëm të zhduk analfabetizmin në mesin e popullatës shqiptare. Qemal Jahiu që nga data e 1 korrikut e deri më datë 30 shtator të vitit 1946 do ta kryej kursin e parë, ndërsa një vit më vonë do ta  kryej edhe kursin e dytë veror për përgatitjen e profesionit të mësuesit për mësim fillor. Me që ky kurs pedagogjik do të vazhdoj të ndiqet deri më vitin 1950 mësuesi i ri dhe shumë i zellshëm  Qemal Jahiu do i përcjell katër kurse verore dhe pastaj do të arrij të diplomoj në shkollën e mësuesisë “ Nikolla Karav” në Shkup.

Gjatë punës së tij se mësues ai në ndërkohë do të arrij që  në vitin 1950 të kryej edhe shtatëvjeçeren në shkollën fillore “ Bajram Shabani” në Kumanovë. Në shtator të vitit 1953 mësuesi Qemal Jahiu do ti nënshtrohet provimit të gjysmëmaturës ku do e kryej me sukses te shkëlqyer. Mësuesi Qmal në fshatin Vaksicë do të punoj tre vjetë dhe pastaj nga

ky  fshat të emërohet që profesionin e tij të mësuesisë ta ushtroj në fshatin Mateç.  Më datë 30 gusht të vitit 1951 nga  fshati Mateç do të transferohet  për të vazhduar punën e tij si mësues në shkollën katërvjeçare “ Shaban Beqiri” të fshatit Sllupçan. Mësuesi Qemal në këtë shkollë  të këtij fshati do të punoj gjatë viteve 1951/52, 1952/ 53, 1953/ 54, 1954/55. Tani më mësuesi Qemal Jahiu në fund të muajit nëntor të vitit 1955 do të diplomoj dhe ishte njëri ndër intelektualët më të ngritur të kësaj ane me shkollë të mesme të kryer dhe arsimtar i diplomuar me shkollë të Lartë Pedagogjike të Degës së Gjuhës Shqipe i diplomuar në Shkup. Ndjekjet e pishtarëve të arsimit shqip nuk kishin të ndalur. Pushteti ishte gjithnjë  në gjah ndaj tyre duke i përcjellur në çdo hap dhe në çdo kohë duke ju hapur dosje dhe duke i shpallur armiq të shtetit.

Ata në çdo cep përgjoheshin, ju iskenoheshin proçese të montuara gjyqësore, dënoheshin, torturoheshin me metodat më çnjerëzore, burgoseshin dhe vuanin denimet nëpër kazamate dhe nëpër qelitë më të vështira vetëm e vetëm për ty thyer shpirtërisht dhe fizikisht. Këta pishtar të arsimit shqip që po zhduknin analfabetizmin tek populli i tyre shqiptarë dhe po mbjellnin farën e diturisë tek brezat e ri në gjuhën e tyre amtare shqipe. Pushteti ndaj tyre përdorte dhunë të paparë duke dashur qe ti shkallmoj duke ua dëmtuar edhe shëndetin e tyre deri në vdekje, por tek ata mësues të devotshëm,  nuk arritën asnjëherë të thejnë idailin e tyre kombëtar dhe dashurinë që kishin mbjellur thellë në shpirtin e tyre për hapjen e shkollave shqipe, për kontributin që jepnin për përhapjen e arsimit shqip tek popullata e tyre shqiptare dhe ate në gjuhën e tyre amtare. I tillë ishte edhe mësuesi Qemal Jahiu i cili nuk u thye dhe nuk u mposht asnjëherë nga ideali i tij atdhetar i çështjes së arsimit shqip. UDB-ja si alibi do të shfrytëzoj nëpërmjet inforbirosë iskemimin që kishte përgatitur më parë që tani  më e kishte të gatshëm për ta burgosur mësuesin, intelektualin dhe atdhetarin mësuesin Qemal Jahiun  dhe do ta burgosin.Ai do të qëndroj tre muaj në qelitë e burgut të Kumanovës duke e torturuar dhe maltretuar me metodat më çnjerëzore dhe duke mos e lejuar asnjë anëtar të familjes për ta parë dhe për të ditur se ku gjendet, për të komunikluar me djalin, vëllain, bashkëshortin, babain e tyre mësuesin e popullit Qemal Jahiun. Edhe pse ishte i mbajtur tre muaj në qelitë e burgut duke e shkatërruar tërësisht shëndetin e tij, por duke mos mundur aspak për ta mposhtur dhe thyer shpirtërisht mësuesi Qemal do të mbetet ai që ishte si më parë me idealet e tia të pathyera në aspektin e çështjes së arsimit shqip dhe çështjes kombëtare në tërësi. Ata , pushtetarët e mbajtën ate tre muaj në burg, por asnjëherë nuk e nxorrëm para gjyqit, sepse nuk kishin asnjë argument fajsie për të dëshmuar pos asaj se ishte një pishtar i arsimit, ishte një intelektual i ngritur që mbillte farën e diturisë tek nxënësit e popullatës shqiptare të cilës i takonte edhe vet ai. Ai ishte njëri ndër intelektualët më të ngritur të kësaj ane dhe gëzonte një respekt të veçant tek shokët e tij të punës, tek nxënësit dhe tek popullata. Kështu që pas tremuaj mbajtjeje në qelitë e këtij burgu famëkeq të shkatërruar tërësisht shëndetin e tij, por të pathyer shpirtërisht do e lëshojnë nga burgu si të pafajshëm. Për të dashur kinse për ta mbuluar krimin e tyre që kishin bërë ndaj mësuesit dhe intelektualit Qemal Jahiut pas daljes nga burgo do e lejojnë të punojë edhe ate do e përcaktojnë në detyrën e ispektorit shkollor pranë sekretariatit për arsim dhe kulturë të Këshillit Populllor të Rrethi të Kumanovës më datë 6 nëntor të vitit 1955.    Për tu vërtetuar pse brenda atyre tre muajve që kishte qëndruar mësuesi Qemal Jahiu në qelitë e burgut dhe nuk kishin lejuar për ta parë askush nga anëtarët e familjes më të ngushtë të tijj do të ishte ajo se nuk kishin se çfarë për të parë nga torturat që ia kishin bërë në ato qeli të kobshme. Kështuqë kur kishte shkuar për ta marrë nga burgu në Kumanovë tani i ndjeri babai i tij Xhafer aq sa kishte qenë i shëndosh djali i tij para sa ta mbyllnin në burg tani nuk do e njihte se ishte ai djali i tij. Nga torturat më brutale dhe çnjerëzore që kishin përdorur ndaj tij në burg ai tani dukej vetë një hije e një njeru. Nga gjithë ai shëndet që kishte pasur, tani kishte mbetur me një peshë vetëm prej katërdhjetë kilogramësh, kështuqë jo vetëm babai dhe e tërë familja e tij që nuk u besonin  syve të tyre se ky mund të ishte djali i tij. Siç e përmendëm edhe më lartë mësuesi Qemal Jahiu pas daljes nga burgu do të ia filloj punës të punoj përsëri. Ai shpirtërisht përsëri do të jetë i pathyer , do të jetë po ai i njejti me idealin e tij dhe me atë dashuri dhe zellë ndaj profesionit të tij të mësuesit dhe të një intelektuli të mirëfilltë i arsimit shqip me libra, lapsa, fletore..., në dorë dhe në mesin e nxënësve, por tani si një këshiltar i arsimit ku do të kontribonte edhe më shumë.  ... Dhe kështu UDB-ashët e atëhershëm që e kishin burgosur mësuesin Qemal do e mbajnë premtimin e tyre duke e caktuar në detyrën e ispektorit të arsimit shkollor , sepse me të vërtetë këtë detyrë mund ta kryente vetëm ai, sepse posedonte aftësi të një intelektuali të përgatitur profesionalisht. Por, ajo që ishte më se e vërteta se mësuesin Qemal e kishin caktuar në këtë detyrë ishte se pushteti donte të mbulonte pafajësinë për të cilën e kishte mbyllur ate në qelitë e burgut dhe për torturat që ia kishin bërë deri në shkatrrimin e tërësishëm të shëndetit të tij dhe përballë popullit donin të hidhnin hij syve, sepse ata e dinin nga shëndeti që ia kishin shkatrruar se mësuesi Qemal Jahiu nuk do të rronte gjatë. Dhe mu kështu siç kishin paraparë ashtu edhe do të ndodhëte një ditë me te. Ai filloi të dobësohet edhe më tepër nga shëndeti dhe nga sëmurëja ai do të shtrihet për tu dergjur në shtrat nga tuberkulozi që kishte fituar në qelitë e burgut dhe kështu që më vtin 1956 vdiq në një moshë të re 29 vjeçare në vendlindjen e ti në fshatin Llopat të komunës së Kumanovës. Vdes njëri ndër pishtarët dhe njëri ndër intelektualët më të ngritur shqiptar mësuesi Qemal Jahiu. Ai  i mbylly sytë dhe u nda nga kjo jetë  me shpirt të zhuritur për dashurinë që kishte për arsimin shqip për të cilin kishte përjetuar të gjitha torturat më brutale deri në vdekjen e tij për të dhënë tërë qenien e tij shpirtërore dhe fizike. Për të ia falë jetën e tij në lulen e rinisë arsimt shqip. Vdiq mu atëherë kur më së shumti kishte nevojë arsimi shqip për te. Mu atëherë kur më së tepërmi i duhej nxënësve dhe popullatës shqiptare të kësaj ane ta kishin në mesin e tyre. Por, edhe pse tani më ai nuk ishte në mesin e të gjallëve mësuesi Qemal Jahiu gjthnjë mbeti i paharruar në mesin e popullatës, në mesin e kolegëve të tij, miqve dhe ayre me të dashurëve nxënësve të tij që per ta perkujtuar me  një pietet të madh duke mos e harruar asnjëherë jetën dhe veprimtarinë e tij të një mësuesi, pedagogu dhe intelektuali të jashtëzakonshëm. Mësuesi Qemal Jahiu ishte i frymëzar nga Ideologët e Rilindjes Kombëtare që ndër qëllimet e para të tyre ishte përhapja e arsimit shqip në popull, hapja e shkollave në gjuhën amtare.Parimi i Rilidasëve ishte se, pa gjuhë të shkruar dhe pa kulturë, një komb as mund të çlirohet, as mund të shkoj përpara. Shkollat shqipe me hapjen e tyre u benë djepi i ndjenjave kombëtare. Shkollat hapeshin dhe mbaheshin me sakrifica të mëdha dhe me luftë heroike të pandërprerë shekuj me radhë , kundër qeverive që pengonin hapjen dhe zhvillimin e tyre, dhe terorizonin mësuesit e patriotët. Sa herë që të përkujtojmë dhe kremtojmë 7 marsin e vitit 1887 dhe hapjen e shkollës shqipe në Korçë Duhet përkujtuar të gjithë arsimdashësit e arsimit shqip që flijuan jetën e tzre për arsimin shqip. Hapja, mbyllja e shkollave shqipe vazhdoi në epokat historike, por asnjëherë nuk u gjunjëzuan patriotët shqiptarë edhe pse nën kërcnime, internime, burgosje, vrasje, helmime , likuidime... Shumë arsimdashës shqiptarë përjetuan golgotën e skenarëve të ndryshëm duke u përjashtuar nga shkollat, duke u dënuar me dënime të ndryshme edhe të llojit sllavokomunist, duke u dënuar dhe duke vuajtur këto dënime nëpër kazamatet e ndryshme dhe duke u ushtruar presione dhe metoda më çnjerëzore ndaj tyre. Mësuesit e parë që hapnin ( shpërndanin) rrezet e para të dritës në trojet e tyre, në gjuhën amtare dhe që nuk kursenin asgjë nga vetja për ti arsimuar gjeneratat e reja, u akuzuan si inforbiroistë, nacionalistë, irredentistë... e shumëçka tjetër për ti burgosur e dënuar deri në likidimin e tyre fizik. Pra kësaj golgote sllavokomuniste dhe shoviniste nuk mundi ti shpëtoj edhe intelektuali dhe mësuesi i devotshëm mësuesi Qemal Jahiu i cili mu në lulen e rinisë sakrifikoi gjthëçka duke ia falur edhe jetën arsimit shqip.

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe,

E cila nuk gjelbron as që lidh kokërr,

Në qoftë se nuk ujitet me lotë e gjak”

Arturo Grof