| E marte, 05.03.2013, 07:02 PM |
Poezi:
Xhevahir Cirongu
Kitara
mbi barakë
Atje,
flladi i erës së detit lëkundëte
Gjethet e
pishave hijerënda,
Nga
drurët me ngjyrë të hirtë
Në
kënetën me bar zhukë, ndërtuar baraka.
Përtej
atyre ishte vezullimi i detit
Në gjol
bretkosat këndonin këngën e tyre,
Ndërsa
atje mbi barakën e vjetër
Kitara në
heshtje shkruante pentagramin e saj.
Simfonia
e tingujve,dëgjohen brenda strehës
Kur pikat
e shiut vjeshtak i lagnin trupin,
Erërat e
çmendura fryjnë e ndalin aty
Pastaj,gjethet
e zverdhura kitarën e puthnin.
Atje, mbi
barakën e vjetër një kitarë
Qëndron
shtrirë e vështron qiellin,
Ashtu në
heshtje, me sy të përdalë
Yjet
numëron,s’është më e gjallë.
Ndjellëzeza
marrëzi u shfaq tek ajo barakë
Dikush
gjuajti me çifte mbi kitarë,
Saçmat u
derdhën, në trup hapën plagë
Nga kjo
ditë atë e gjen vetëm duke qarë.
Pentagrami
i heshtur së kitarës
Në
barakën e vjetër,mbi çati qëndron,
Vesa e
kripur mëngjeseve plagët i mjekon
Ndërsa
mbi tela natën Korbi shpend,
Këngën e dhimbjes asaj i këndon.