Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Gur mbi gur

| E marte, 05.03.2013, 07:01 PM |


Dibran Demaku

 

GUR MBI GUR

 

(Kullave te vendlindjes)

 

Stuhive e rrebesheve përballë prore

O e gurta ime shekullore!

 

Në ty kuvenduen Dragoi e Zana

Në ty gurëzuan zemrat babai e nëna.

 

E plisbardhët lidhën besën

Diellzuan ëndrrën-diellzuan shpresën.

 

Gur mbi gur e mur mbi mur

Fjalën dysh se bëre kurrë.

 

Përgjatë shekujve në dritare

Stemë Shqiponjën dykrenare.

 

Kullë -kala më shtrenjëta e fisit

Ballëlartë shtatlartë përballë Qiparisit…