| E hene, 04.03.2013, 07:15 PM |
Të tjerët
për ne
ATDHETARIZMI
I ZJARRTË I RASHIT GASHIT
(Patriotismul înfl?c?rat al poetului Rashit Gashi)
Kosova vjen në gjuhën rumune me kristale të çmuara që sjellin më shumë dritë në shpirtin dhe jetën e njerëzve.
Nga Patricia Lidia
Poezia e
Rashit Gashit konstituon një shembull atdhetarizmi të zjarrtë e të pakufishëm.
Kjo ndjenjë sublime shpërthen sidomos në momente pengesash, kur atdheu dhe
populli i një vendi përjetojnë padrejtësitë dhe skllavërinë e huaj. Sentimenti
don të thotë dashuri ndaj atdheut, ndaj vendlindjes, ndaj prindërve, heronjve,
gjuhës, kulturës, historisë dhe traditave të një kombi. Vargjet e poetit janë
një kushtrim vetëdijësimi dhe klithje revolte kundër pushtuesit. Ato përbëjnë
polemika të ashpra kundër okupatorit, por edhe shprehje të ëmbla lirike ku
shpërthen entuziazmi dhe solidariteti shqiptar e ndërkombëtar ndaj intervenimit
të NATO-s kundër terrorizmit serb në kohën e ish Jugosllavisë.
Poezi
tjera u dedikohen fëmijërisë, brigjeve të vendlindjes, dashurive të shkuara,
prindërve. Stili i poetit është direkt dhe i thjeshtë, nga zemra në zemër,
herë-herë i ashpër. Sintagmat e krijuara duken të skulptuara në bazalt. Figurat
stilistike janë të rralla dhe u paraprijnë mesazhit të poezive patriotike dhe
humaniste. Diskursi rrëfimtar sjell dëshmi për kalvarin nëpër të cilin ka
kaluar vendi i tij. Poezia e Rashit Gashit konstituon një shembull dashurie të
pakufsihme për Kosovën natale. Jo për natalitet e kemi fjalën, por për
vendlindjen si burim frymëzimi.
Poetika
patriotike është art i kompromisit dhe mirëkuptimit. Rashit Gashi nuk është
poet i parë shqiptar për të cilin kam shkruar me admirim. Pa marrë parasysh
prezencën apo mungesën e metaforave, e çmoj tejmase lirikën e tij sepse shkruan
me zërin e zemrës për subjekte përvëlimtare, siç janë lufta, dëshmorët e
kombit, mashtrimi, tradhëtia, vëllau i vrarë etj. Në shumicën e poezive dhe
vargjeve defilon bota shqiptare. Poeti shfaq shpirtin e ndjenjës së bukur dhe
të brishtë të jetës njerëzore. Kështu shprehet Halil Haxhosaj nga Kosova për
Ali Berishën, dhe një konsideratë e
këtillë kritike, vlen edhe për autorin e dashurisë së pakufishme ndaj
vendlindjes, familjes dhe atdheut. Përmes vargjeve të tij, poeti demaskon
krimet e luftës dhe shpreh respekt ndaj patriotizmit të popullit shqiptar.
Është një poezi okazionale (e rastit), dedikuar disa momenteve kruciale dhe
konkrete të kësaj lufte.
Një
shembull përfytyrimesh të qarta na e jep edhe në poezinë Kanë mugulluar rezet e
Lirisë, dedikuar Deklaratës Konstitucionale të 2 korrikut për çlirimin e
Kosovës dhe Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990. Në vargjet e saj
defilon Kosova me shpirtin e saj, durimi e mençuria, aspiratat për paqë e
demokraci, guri themeltar i historisë, rezet e diellit që dëbojnë retë, besën e
lidhur të burrave, grave dhe fëmijëve të cilët përfaqësojnë stërnipat e
Skënderbeut që militojnë për çlirimin e Atdheut. Rashit Gashin ndoshta nuk e
njohin sa duhet sivëllezërit e tij, sepse nuk ka patur kohë për të botuar
dhjetra vëllime vlerash reale, por neve na duket si një zë i veçantë i lirikës
patriotike në Kosovë. Kosova e tij vjen në gjuhën rumune me kristale të çmuara
që sjellin më shumë dritë në shpirtin dhe jetën e njerëzve.
Rashit Gashi u lind më 11 korrik 1933 në Arllat të Drenicës (Republika e Kosovës). Pas liceut kreu Fakultetin e Shkencave Natyrore (Katedra e Gjeografisë). Veproi si professor në disa lokalitete, ndërkohë duke ushtruar edhe funksionin e zëvendës/drejtorit, kurse më vonë edhe të drejtorit në Han të Elezit dhe Drenas. Vëllimet e vargjeve Rrugët e shtegtimit dhe Mall i pashuar e kanë parë dritën e botimit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë (2012), ndërsa vëllimi i tij Shtigjet e mërgimit, e pa dritën e botimit edhe në gjuhën rumune (Drumurile exilului, Amanda Edit, Bukuresht, 2013). I vetëdijshëm për faktin se shqiptarët dhe rumunët kanë stërgjyshër të përbashkët, poeti e zgjodhi për rikëndim Baki Ymerin, që tashmë, në sajë të kontributeve të panumërta në këtë fushë, e kosniderojmë si ambassador i kulturës kosovare në veri të Danubit.
![]() |
Rashit Gashi me nipin e tij - Armori |