| E hene, 04.03.2013, 08:21 PM |
Nga
konferenca për shtyp në Teatrin “Istref Begolli” të Pejës
PËRGATITET
MONODRAMA “OBELISKU PA ADRESË”
(Premiera e kësaj pjese teatrore pritet të shfaqet me 27 mars 2013-në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Teatrit, e regji të Halil Gashit. Rolet i interpretojnë, Nimon Muçaj dhe Rudina Zhara. )
Në
konferencën e sotme për shtyp në teatrin “Istref Begolli” të Pejës, drejtori i
këtij asociacioni kulturor, Nimon Mulliqi i njoftoi përfaqësuesit e medieve se
sezonin e sivjet teatror do ta hapë me monodramën “Obelisku pa adresë” të
shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha.
Ai,
shkurtimisht njoftoi me përmbajtjen e kësaj drame, e cila ngërthen në vete një
temë mjaft komplekse, interesante, aktuale dhe gjithnjë aktuale në të gjitha
kohërat dhe periudha historike.
Për
konceptin regjisorial, regjisori Halil Gashi, gazetarëve ua ofroi më për së
afërmi planin dhe vlerat e lojës që do t’ua sugjerojë aktorëve në skenë dhe për
efeket e skenës, dritave dhe të muzikës, që i kontribuojnë realizimit të
shfaqjes të kësaj natyre. Ndërsa, aktorja, Rudina Zhara, e cila ka përvojë në
skenë por edhe në regji për shfaqje për fëmijë, tha se një monodramë e tillë
inspiron dhe kurajën aktorin për realizim sa më profesional, dhe në këtë rast,
ndijimor të roli, dhe kështu për t’i dhënë shpirt edhe rolit edhe shfaqjes.
Ndërsa,
autori i monodramës, shkrimtari dhe publicisti Sejdi Berisha, vuri në dukje se
kjo pjesë teatrore, regjinë e së cilës do ta realizojë Halil Gashi, regjisor
dhe gazetar, kurse rolet do t’i interpretojnë, aktori i mirënjohur dhe
njëherësh edhe drejtor teatri, Nimon Muçaj dhe aktorja e profesoresha, Rudina
Zhara, reflekton raportin e njeriut në mes njerëzores dhe filozofikes, duke
luftuar për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të njeriut në të gjitha
periudhat kohore, duke përfshirë këtu, edhe luftën e fundit në Kosovë, por edhe
në disa pjesë të tjera të Ballkanit.
Përmes
shpërthimit por edhe të zotimit shpirtëror për t’i zbardhur humbjet e eshtrave
të njeriut, grishet, zgjohet dhe provokohet ndërgjegjja dhe vetëdijesimi i
njeriut, për ta luftuar të keqën, siç është në këtë rast lufta, krimi dhe
tragjedia e njeriut dhe ndaj njeriut.
Këtu edhe
qëndron pesha dhe mesazhi, që e bartë dhe e përcjellë tek opinioni monodrama,
“Obelisku pa adresë”. I cili obelisk apo përmendore, mund të ngritët kudo në
botë, dhe të zë vend domethënës e të përjetshëm, gjithnjë duke pasur për bazë,
se toka, kudo, cep në cep, është plotë eshtra, që janë histori e provokim në
vete, që janë të njohur e të panjohur, dhe si të tillë, gjithnjë qëndrojnë të
pikatur, të kacavjerrë dhe të përjetësuar edhe si dhembje, edhe si qortim, edhe
si vepër e keqe që dëmton e rëndon shpirtin e secilit dhe të tërë njerëzimit.
Eshtrat
në lapidar, vetë flasin, vetë gjykojnë, vetë rëndojnë e vetë ndriçojnë. Në këtë
formë, mbase, kërkohet ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi i njeriut, por, pse jo,
edhe i tërë njerëzimit. Sepse, në të kundërtën, kështu, edhe mëtutje e lëndojnë
vetveten, e dëmtojnë, e iletojnë dhe e harxhojnë pamëshirshëm botën, por edhe
tokën si planet i jetës shtazore dhe bimore, pra, edhe i n jeriut...
Andaj,
duke pasur parasysh tërë këtë përplasje shpirtërore dhe jo vetëm shpirtërore,
pritet se monodrama “Obelisku pa dresë”, kudo që do të shfaqet, me mesazhin që
ka, me peshën e mendimit të thellë filozofik dhe psikologjik të shtruarjes dhe
shtrirjes së ngjarjes përmes lojës së aktorëve të rryer dhe me përvojë, Nimon
Muçaj dhe Rudina Zhara, do të mirëpritet dhe gjatë do të mbahet mend dhe do të
komentohet.
Tha në
mes tjerash, shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, duke ua prezantuar
përmbajtjen e monodramës, përfaqësuesve të mjeteve të informimit në këtë
konferencë shtypi.