| E hene, 04.03.2013, 08:52 PM |
POEMË PËR
EMRIN E SAJ
Nga Xhemail Peci
‘Më të bukurës në Strigari’ Zef Serembe
Emri i
saj ishte ajo vetë.
Një tufë
me trëndafila emri i saj.
Kishte
hire emri i saj.
Ishte i
bukur emri i saj.
Sa sy të
mençur, sa sy të ëmbël kishte emri i saj.
Sa sy të
mirë!
Si porta
të diellit sytë e emrit të saj.
E në
pëllëmbë të dorës i mbante trëndafilat, emri i saj.
Një copë
qielli e me zemër dielli emri i saj:
si një
qepallë syri,
mu si
pendët e palloit.
Sa sy të
bukur kishte emri i saj :
Si dy yje
këputur diku.
si një
degë lajthie lidhur me një fjongo të bardhë,
si një
buzë qershie,
i bardhë
si një ujëvarë.
radhitur
palë-palë, si një tufë mimozash,
si një
gjethe dafine,
orkestër
zogjsh emri i saj,
krejt si
një albatros deti,
krejt si
një shpirt kristali,
një
bukuri mermeri,
mbinte
lule emri i saj,
dhe sytë
e emrit :
Valle i
mbinin.
Emri i
saj.
Sa fort i
qeshnin sytë emrit të saj,
kishte
gica emri i saj,
sa sy të
bukur kishte emri i saj,
sa sy të
ëmbël,
sa sy të
mençur.
ish një
pelikan emrì ì saj,
një gushë
nositi.
flakë
yjesh emri i saj,
lapsanë
njomëzake emri i saj,
krejt si
lulevilja,
jaseminë
e shkuar jaseminës,
një
ndjesi njomëzash,
si sy
kataraktesh emri i saj!
diçka tej
bardhësisë,
tej
bukurisë diçka,
një si
ledhatim gishtërinjsh,
një si
përkëdhelje flokësh,
re e
mbuluar me shi,
krejt si
një kaltërsi legjende,
një si
frymëmarrje deti,
si zogu i
qeshjeve emri ì saj,
si majat
e gishtërinjve,
si një
kith i kaltër malesh :
zë bilbil
e lentë ylberi emri i saj.
Emri i
saj ishte ajo vetë.
Sa sy të
bukur kishte emri i saj !
Nomen est
omen – tek thoshin latinët:
Çka ka në
emër, ka në zemër.
E kishte
për shpirt atë emër,
ndaj dhe
i rrinte aq bukur:
nurit të
saj.
Si një
vello nusërie emir i saj,
krejt si
supet e mejllmave emri i saj,
dhe zëri
i emrit të saj me zërin e gjoksit i
ngjante.
dhe
gjuhën mjaltë e zërin muzikë e kishte :
emri i
saj.
Kishte zë
bilbili emri i saj,
dhe
dhembje trëndafilash kishte emri i saj,
me një
mall të kaltër veshur,
hedhur
yje përmbi supe!
Dhe vinte
si shiu emri i saj,
këpuste
yje emri i saj.
dhe hëna
e larënë ar i binte në gjunjë emrit të saj.
dhe hëna
e ajo – krejt një ;
ishte një
flutur që krahët digjte,
në
llampën e emrit të vet.
Poemë
mollësh emri i saj,
Mjellmë e
Bardhë.
Si valë e
detit zgjatur në breg,
si buzë
ylberi pas një koncerti shirash,
si një
mall dëshirash derdhur mbi piano !
si këngë
zogjsh etur për një pikë ujë !
Si
silueta e dridhjes së muzgjeve,
në
kuverta të një anijeje,
si
shqetësim i kaltërt përmbi trase,
si një
çajkë e bardhë ogureve të moshës,
si
riviera e ngrohtë brigjeve të Jonit,
si
albatrosët, si Deti Adriatik,
sa shumë
art kishte emri i saj!
Dhe
kishte një copë qiell,
një copë
diell kishte,
në sytë e
atij emri.
Qiell që
e fshihte në të dy sytë e bukur,
si dy yje
të këputura diku larg,
arratisur
në një natë maji,
në harkun
e zi të vetullave të saj rënë.
Rrahte krahët
emri i saj,
yll me
vello të bardhë emri i saj,
një
pagëzim zemrash suita e emrit të saj,
një
persiatje hëne emri i saj.
Dhe
ngjante kaq shumë me flatrat e Sibilave të Virgjilit :
bukuri
dhe butësi përzier.
Dhe gjumi
ì butë,
sytë me
emër ia kishte puthë,
dhe befas
e si pa dashje,
batalioni
i flokëve të saj,
si flaka
e Yllit të Veronikës ndizej-
si
shandanët nëpër kështjella,
e përmbi
emër.
Dhe
ngjante emri i saj me zog qielli,
dhe
kishte një fytyrë aq të bukur dhe aq të dashur,
aq të
gjallë e aq të ëmbël-
emri i
saj.
I dashur
si shpirti,
i gjallë
si gjaku.
Sa sy të
bukur kishte emri i saj.
Dhe
kishte hire emri i saj.
si vetë
ajo.
Dhe
fliste vetë emri i saj :
janë
marrë vesh shkronjat mes veti,
si
ligjërimi i luleve në pjalmin e vet.
Ngjante
me dy skaje të një ylberi,
që zbret
nga shiu për të pirë ujë,
e për të
puthur barin e blertë e të njomë.
Emri i
saj ishte ajo vetë.
E si
diadema ballukja e ballit,
i binte
mbi vetullën e zezë.
E
vetullat si harku i dallëndyshes i kishte,
mbi pjesët
e syve,
ninëzave
të syve roje u bënin ato.
Dhe sytë
rrethuar me qepallat i kishte,
aq shumë
me shelgjet e lumit të kthjellët ngjarë.
E mbi
flokët e saj,
era
çapkëne i përgjërohej,
Ia
ledhatonte flokët.
Ngjanin
me netët e ndarjes flokët.
Dhe
ballët me sedef,
e zërin ?
Zërin
zogj me cicërrima e kishte.
Dhe ia
merrte era nëpër puhinë eldhatare,
shkronjat
e emrit të saj,
mu si
kindet e një xhublete,
kur i
dridhë gërneta.
Mbahej me
trëndafilen-
emri i
saj.
Dhe
ngjanin shkronjat e emrit të saj:
me
gjerdanin e hënës !
E
komesarja e natës,
ìa vente
asaj një gjerdan në gjoks.
Emër apo
yll ?
Dhe
përzihej me emrin e bukur,
fusha
magnetike e shkronjave .
Ballandër
ujërash Emri ì saj,
e në sytë
e atij emri mbytej etja për ta.
Në sytë e
atij emri dukej
se edhe
qielli i jepte pakëz shpirt,
e vetes i
merrte pakëz jetë,
prej
emrit të saj.
Hidhnin
valle shkronjat portokalle.
Në emrin
tënd,
krahu i
një zogu,
e kërkon
një lule,
kokën don
ta vë,
aty ku ti
u ule.
Ambisi i
syve puthjen me etje ta pi,
e me lule
kurmin ta veshë,
diellin
prej zemre.
Merr
frymë butësi e zemrës.
Ç’të
veshë pos këmishës së kaltërt?
Ç’të
veshë pos rrobeve tua,
pos yjeve
rënë me cepat e tyre ?
Pse
gjithçka pi ujë tek shkronjat e atij
emri?
E etja e
diellit?
Ç’të
bëhet me vrapin e shiut,
me natën
e dehur në vetminë e thellë,
me vrapin
e valëve të lumit ?
Është
çmendur zë i dhembjes ?
Po fjala
lule ?
Po duart
e erërave dhe zë i vargut?
Më thuaj,
të lutem, më thuaj !
Sy deti
merr nata.
E kur bie
mbi trëndafila ?
A e merr
edhe emrin tënd?
E secili
varg hapin ta njeh,
e syri i
emrit tënd,
pëllumb i
bardhë,
ja tek
vjen.
Ambisi i
syve !
Me puthje
etjen ta pi.
Një fjalë
psherëtimë thurur.
Prapë
fjalë.
Lulevirgjër
shthurur.
Prapë
fjalë.
Ambisi i
syve !
Me Puthje
!
Si lulet
etjen e pi.
Më thuaj
!
Gjakun si
sheqer të Shkodrës,
e duart
si simitet e Elabasanit !
Shtigje
hëne ato vetulla,
s’janë Sy
ata dy,
po
Kopshte të Parajsës janë,
s’janë
duar, po janë petulla !...
Si
Sheherezadja të ta them ?!
Në gurrat
tua etjen prapë e shuajnë të eturit.
po a do
të digjen etjet tona në hijen tënde o shi?
E ambisi
i syve si shkronjat e emrit…