| E diele, 03.03.2013, 05:50 PM |
KANGA E
FUNDIT
NGA AGIM
GASHI
Kangën e
fundit me sharki
Vetë i
dyti o këtë kangë këndoj,
Loti
lotin s’po ma ndal,
Qajnë e
qajnë sytë e mi,
Rrjedhin
faqeve e mbi sharki.
Për nanë
e atdhe malli m’ka marrë,
Këtë
kangë vaji du me ua falë.
O i
dashuri im atdhe,
Vend i
shenjtë ku kam le,
Nga
dhenat e hueja, në kurbet t’zi
Shumë e
lus Zotin për Ty.
Të kesh
paqë e lumturi,
Edhe
varret në qetësi.
A më pret
kjo jeta ime,
Për me
ardhë e me ju pa?
Me marr
n’gryk un’ nanën time,
Me lot
rrudhat me ia la?
Mbushet
bota me hijeshi hane,
Mbushet
shpirti me aromë nane.
Me lot
zemre këndoj e qaj,
Atdhe,
lutje të kam kërkue,
Ma ep
fjalën e ma ep besën:
Dy metra
tokë me m’i dhurue,
Spo due
kopshte e spo due arë
Por ta
baj nji t’vogël varr.
Të vi i
vdekur t´pushoj tek ti
Vetëm aty do t´gjej qetësi!