| E diele, 03.03.2013, 11:04 AM |
DARDANIA
SUNDOHET, NUK QEVERISET!
-Ose: -PO JU DALIN RRENAT PËR-FUSHË-
Nga Selim M. Nëngurra
-… mesuesit turq marrin paga të dyfishta sepse marrin edhe nga Ministria e Arsimit e komunës së Prizrenit. Tekstet shkollore dhe universitare të historisë duhet të kontrollohen nga komisione të veçanta ekspertesh turq që do i dergojë Rexhep Tapi Erdogan-i nga Ankara. Aeroportin ADEM JASHARI në Sllatinë e bleu turku. Tash doli se edhe Kompleksin Memorial të Jasharajve e paska financue nji turk dhe nuk di çka asht shqiptare këtu në këte dhe’ të shkretë!?-
Thotë nji
fjalë e popullit; ... edhe budalla ja qellon kajherë. Gazetari i RTK-së Milaim
Zeka nga nji herë flet dhe qet per fushë shumë gjana e msheftësi.
Tashma
dihet se Milaimi në programin e vetë që e quejti PA RROTULLA jo vetem se sjell
musafir të çuditshëm, por ai shpesh edhe vetë ban komente të çuditshme. Nji
koment të tillë e bani sot në reprizen e programit PA RROTULLA ku kishte
musafir z. Mehmet Prishtina perfaqësues i trungut familjar të Hasan Prishtinës.
Derisa z. Prishtina fliste se si në komunën e Çairit në Shkup me perkrahjen e
Kryetarit të komunës Çair kishte vendos shtatoren e Hasan Prishtinës, Milaimi e
nderpret dhe i ban pyetjen; -a ju ka ndihmue Kryetari i Çairit, dhe sa ju ka
ndihmue?
-Jo
ndihmë tjeter pos trollit per ta vendos shtatoren nuk patem, ama edhe kjo ishte
e mjeftueshme, - pergjigjet z. M. Prishtina. -Kjo nuk asht ndihmë ja dredh
Milaimi, komunat tona po japin troje per matrapazet me zhvillue bizniset e
tyne. Unë mendova ndihmë materiale sa ju ndihmojë? Duket se njerzit e politikës
vetem sa po lavdohen se po bajnë vepra të mëdhaja per kulturen dhe historinë
tonë a në realitet asht tjeter kush që i ban ato. Shpresojë mos ta ket marr
lavdin mbi veti Kryetari i Çairit e të thotë se ai ka ndertue shtatoren e Hasan
Prishtinës ashtu sikur thonë qeveritarët tanë per Kompleksin Memorial të
Jasharajve në Prekaz. A në realitet paratë per atë kompleks i ka dhanë nji
turk. Po, po nji turk ka dhan 1 milion euro per ta ndertue Kompleksin Memorial
të Jasharajve në Prekaz, - tha gazetari Milaim Zeka!!!
Ky pra
ishte dialogu i gazetarit Milaim Zeka dhe i musafirit të ti Mehmet Prishtina në
programin PA RROTULLA, reprizë diten e sotshme ora 11.30 minuta.
Tashma
kan kalue disa kohë që në gazeta, në lajmet në RTK dhe TV-të e tjera të
Dardanisë asht folë se qeveria ka nda 5 milion euro per ta ndertue Kompleksin
Memorial të Jasharajve në Prekaz. Veren e vitit 2012 isha per të saten herë per
vizitë dhe homazhe në Prekaz të varrezat e deshmorve Jasharaj dhe pash se si
asht ndertue ai Kompleks Memorial aq shumë i perfolun. Isha në shoqni me nji
mikeshë nga Shkupi, profesoresh me nam në Universitetin e Tetovës dhe me dy miq
të tjerë vendas të mi istogas. Kur pash ato ndertime aty mu kujtue shuma e 5
milion eurove që qeveria ka thanë se i ka nda per ta ndertue. Me gjithë
respektin per Viktimat, per Herojtë dhe Dëshmoret e ramë , unë aty per aty
ndjeva nji dhimbje në zemer që vinte nga mllefi i asaj që më pan syt. Gjithçka
ishte ndertue aty ishte mirë, ama ta vrasin synin kulmet e shtëpive në anan e
djathtë të rrugës Skenderaj-Prekaz të cilat edhe sot e kësaj dite pas 12 viteve
janë ashtu të shkatrrueme deshmi e barbarisë serbe e cila i shkatrroj ato (
padyshim ) per faktin se ishin në afërsi të Familjes së Adem Jasharit. Nuk
ishin të braktisuna ato shtëpi per të mendue unë tash se banoret jetojnë diku
tjeter dhe ndoshta kan jetë normale. Jo aty para dyerve të tyne pash disa
femijë që luenin, pash edhe nji grue plakë ulun në nji guri para dyerve të
oborrit. Më shkoj mendja dhe thash: ...mjer ti moj Loke që nuk e ke pas djalin
Komandant të UÇK-së, por e ke pas shqiptarë të thjeshtë që ta vrau shkau në
trollin e vetë, ndoshta edhe para syve të tu. Shkrumi në buzët e lokës plakë
dallohej nga larg dhe nuk ishte ai shkrum pasojë e vapës shkretinore që ishte
në Dardani ato ditë vere. Ishte shkrumb i dal nga thellësit e shpirtit të
loke-shkretës.
Pra ky
kontrast asht deshmi e padrejtësisë njerzore, e nençmimit dhe injorimit banal
ndaj të tjerve që ndoshta nuk paten fatin ta ken dike në pushtet sot per ta pas
jo vetem kulmin mbi krye, por edhe per të pas pallate, Kulla e Kështjella sikur
kan ba gjithandej Dardanisë "KOMANDANTET " e UÇK-së thue se jan këta
Azem Bejta dhe don me ba Kulla per tu fortifikue në to. Kjo vrazhdësi dalluese
mes dy lagjeve në të njejtin fshat më pat ba të mos ndihem mirë per të paren
here gjatë homazheve të mija të pervitshme që i baj të viktimat e Jasharajve në
varrezat e Prekazit. Mu kujtue shuma që asht folë per ndertimin e Memorialit
dhe pash se ajo shumë as per afërsishtë nuk asht perdor aty. Erdha në perfundim
ashtu me nji llogari të thjeshtë, se tan ajo punë që asht ba dhe ai material që
asht vendosa aty kurr nuk ka mujt me kushtue ma shumë se 500.000 - 800.000
euro. Ka shkue edhe kjo punë me tender mendova dhe normal se diku 3 - 4 milion
euro i ka hanger terri apo thanë ma shul-shqip i kanë zhvatë ish
"Komandantet e UÇK-së."
Mirpo tan
at dyshim timin që kisha që nga fillim gushti 2012 ma hoqi gazetari Milaim Zeka
kur sot publikisht e tha se -ai Kompleks Memorial asht ndertue me paratë e nji
biznismeni turk. I ka dhanë 1 milion euro turku per me ndertue at Kompleks, -
tha z. Zeka.
Per Zotin
unë qesha sa mujta sot dhe qesha me rrenat e pushtetarve tanë, rrena këto që e
manipulojnë popullin gjithmonë, por qesha edhe me "GUXIMIN " e
gazetarit Milaim Zeka se si jau qiti per fushe rrenat e tyne.
Ama të
qeshunen ma ndali mendimi te turku donator, te Turqia shtet. Ma ndali
buzqeshjen dhe ma ngriu shpirtin sepse per ditë e ma shumë shof se si Dardania
po bahet e turqve dhe serbve, besa edhe e minorenve të tjerë e shumë pak e
shqiptarve. Turqia në Prizren paguen pagat mujore mesuesve turq në shkollat e
Prizrenit. Pra mesuesit turq marrin paga të dyfishta sepse marrin edhe nga
Ministria e Arsimit e komunës së Prizrenit. Tekstet shkollore dhe universitare
të historisë duhet të kontrollohen nga komisione të veçanta ekspertesh turq që
do i dergojë Rexhep Tapi Erdogan-i nga Ankara. Aeroportin ADEM JASHARI në
Sllatinë e bleu turku. Tash doli se edhe Kompleksin Memorial të Jasharajve e
paska financue nji turk dhe nuk di çka asht shqiptare këtu në këte dhe’ të
shkretë!?
Qytetaret
serb në Dardani poashtu marrin paga të dyfishta, nji nga institucionet e
Dardansë dhe nji nga ato të Serbisë.
Hashim
Thaçi krekoset per rezultatet e tija të shumta, dhe unë pajtohem se ai ka shumë
rezultate, ama asnji nuk asht rezultat pozitiv, i gëzueshem, i mirpritun, të
gjitha janë fiasko, jan mjerim janë fatkeqësia e Dardanisë. Shkon burri i botës
në Bruksel dhe bisedon me shefin e qeverisë serbe Ivica Daciq, dhe mirren vesh
per shuemjen e strukturave paralele serbe në Veri të Mitrovicës struktura këto
çetnike e anti-shqiptare si dhe per krijimin e asociacionit të komunave serbe
në Dardani. Rrejti Thaçi pasi u kthye nga Brukseli kur tha se do bahet
asociacion i komunave veriore me popullatë serbe shumicë, dhe rrenen ja qiti
per fushe këshilltari i Kryetares Jahjaga z. Ramush Tahiri kur mbramë në lajmet
qendrore të RTK-së si musafir tha se ky asociacion do jetë i formuem nga të
gjitha pilot komunat serbe të Dardanisë , pra nga 10 komuna të tilla dhe se në
Dardani do ket dy asociacione të komunave, nji ai i komunave të Dardanisë dhe
dy ai i komunave serbe në teritorin e Dardanisë. Pas kësaj deklarate të z.
Ramush Tahiri sot Hashim Thaçi deklaroj se ai asociacion do jet organizim
joqeveritar dhe nuk asht aspak me randësi as si faktor as rroli i saj.
Personalisht po pres që dikush nga njerzit e ti si z. Zeka e z. Tahiri ta baj
publike edhe faktin se ato asociacione edhe do kenë donator e mbeshtetje të
ndryshme. Ky i komunave të Dardanisë do perkrahet nga shteti Dardani e asociacioni
i komunave serbe në trollin e Dardanisë do finacohet, dhe do dirigjohet nga
pushteti i Beogradit.
Padyshim
se do dali dikush që do ja qet edhe këtë rrenë per fushe kreyqeveritarit të
mjerë , injorant të Dardanisë. Pra do ja qet per fushe faktin se krijimi i
këtij asociacioni asht viza , asht leja që pushteti i Beogradit të kontrolloj
pakicen serbe në Dardani. Mjerani Hashim Thaçi kot mundohet ta mshef këtë fakt
tragjik per Dardaninë dhe per popullin e saj shqiptarë.
Nuk pati
asnji here guximin as burrninë ky far shefi i Shtabit të UÇK-së dikur e
kryeqeveritar sot që tu thotë miqve nderkombtarë; juve miq që kerkoni të ketë
parti të pastra etnike të serbve, turqve, boshnjakve dhe të tjerve në Dardani a
nuk më thoni a kanë minoritaret në shtetet e juaja parti politke nacionale apo
etnike? Nese i keni lejue ju do i lejojmë dhe neve në Dardani. Asnjiherë nuk e
pati guximin as burrninë të i pyesi miqet tanë nderkombtarë se a kan
minoritaret vende të rezervueme në Parlamentet e tyne ashtu sikur kanë serbet (
20 ulse ) në Parlamentin e Dardanisë?
Nuk e
pati guximin as burrninë tu thotë miqve nderkombtarë; a i mbuloni juve muralet
e Parlamentit tuej per hatrin e minoritarve që ata mos të frigohen ashtu sikur
pat veprue Administratori Hans Hakerup kur urdhnojë mbulimin e muraleve me
motive të historisë dardane e asaj kombtare që Kryeparlamentari Nexhat Daci me
shumë shije e kujdes i pat vendos në muret e Parlamentit.
Do thotë
ndonji militant i PDK-së -pse nuk jua ka thanë Daci miqve nderkombëtar këte?
Unë pergjigjem që tani se Akademik Nexhat Daci publikisht i pat thanë Hakerupit
; -juve e keni ardh me na ndihmue apo me na robnue e sundue?! Kjo zaten edhe i
pat kushtue me largimin me thikë mbas shpine nga posti i Kryeparlamentarit. Dhe
largimit të Dacit ju paten gëzue këta ish " LUFTETARET " sherbtor të
dreqit e të SHIK-ut.
Dardania
sundohet nuk qeveriset , ajo asht okupue, nuk asht e lirë. Dardania me këta
sundimtar asht buz shkatrimit total.
Zoti e shpetoftë Dardaninë nga këta matrapaz rrenca, kriminelë e mafiozë antikombtarë.