| E diele, 03.03.2013, 06:06 PM |
GJ A K U
Tregim nga Dibran Demaku
Ëndrrat…Ëndrrat
kishin lindur të parat.Ato ishin të bardha.Të lehta.Si flladi i pranverës…Dhe…
Kishin lindur shpresat…Edhe ato të bardha.Të lehta.Si petalet e luleve
pranverore.Ato kishin çelur në zemra.Dhe bashkë me zemra kishin fluturuar
gjithkah…
…kishte
lindur dashuria…E bardhë.E lehtë…E kishin parë njëri tjetrin dhe zemrat u
kishin bërë:Tak! Ishin afruar dhe pa thënë asnjë fjalë ishin përqafuar.Ishin
afruar me njëri tjetrin…Ishin bërë Një! Pastaj…I kishin thënë njëri-tjetrit: Të
dua! Të dua! Zemra ime rrah vetëm për ty! Edhe e imja rrah vetëm për ty!
I kishin
parë zogjtë dhe kishin cicëruar për ta! Për dashurinë e tyre! Dhe në cicërimat
e tyre ishte dëgjuar urimi: Le të rrojë dashuria! I kishin parë bilbilat dhe
kishin kënduar për ta! Për dashurinë e tyre! Në këngën e tyre ishte dëgjuar
përgëzimi: Le të rrojë dashuria!I kishin parë lulet dhe kishin çelur petalet!
Për dashurinë e tyre! Nga petalet e çelura kishte dalë urimi: Le të rrojë
dashuria! I kishte parë dielli dhe i kishte mbështjellë me rrezet e tij të
praruara! Nga rrezet e praruara kishte buruar përgëzimi:Le të rrojë dashuria! I
kishte parë qielli dhe i kishte përqafuar me kaltërsinë e tij dhe kishte
thirrur:Le të rrojë dashuria!I kishte parë toka dhe i kishte puthur shputat e
këmbëve të tyre nga ata kishin kaluar dhe kishte brohoritur: Le të rrojë
dashuria! I kishin parë njerëzit dhe ata kishin thirrur: Le të rrojë dashiria!
Ata paskan lindur për njëri tjerin!...
Dhe...
Edhe
rruga nga ata kishin kaluar u kishte marrë lakmi! Edhe dielli duke ndriquar u
kishte marrë zili! Edhe era e lehtë duke i përqafuar u kishte marrë mëri!
Pastaj…
Pastaj…
dashuria e tyre ishte rritur e rritur! Kishte lëshuar shtat në mendjet dhe në
zemrat e tyre!...
Një ditë
edhe prindërit e tyre kishin mësuar për dashurinë e tyre. Edhe ata ishin gëzuar
për atë dashuri! Ishin gëzuar dhe e kishin brohoritur për dashurinë e
tyre!Babai i vajzës e kishte dhënë pëlqimin për fejesën e vajzës! Babai i
djalit e kishte mirëpritur pëlqimin e mikut dhe kishte blerë unazat e fejesës
për dy të rinjt!Ishte caktuar edhe dita e dasmës! Ishin bërë edhe ftesat për
dasmorët!...
Por…
Por…Dashuritë
e mëdha hasin edhe në pengesa të mëdha!Vetëm dy ditë para dasmës kishte ndodhur
e papritura! Ishte hapur lajmi se babai i vjazës dhe babai i djalit nuk ishin
njësoj!Ata ishin dysoj! Andaj meqë ishin dysoj nuk mund të ishin miq! Dhe as
mund të bëheshin miq!
Thuhej se
babai vajzës nga fejesa e bërë e kishte ndier vetën të fyer!Të mashtruar! Dhe I
kishte dërguar fjalë babait të djalit se fejesa do të prishej dhe se dasma e
caktuar nuk do të bëhej!
Lajmi I
hidhur ishte përhapur gjithandej! E kishin dëgjuar lulet dhe ishin pikëlluar!
Kishin ulur petalet!E kishin dëgjuar zogjtë dhe ishin helmuar! I kishin ndalur
këngët!E kishte dëgjuar dielli dhe ishte hidhëruar!I kishte fshehur rrezet pas
reve qiellore!E kishte dëgjuar qielli dhe ishte pikëlluar!Kishte derdhur shi të
rrëmbyer!E kishin dëgjuar njerëzit dhe kishin mallkuar!E verbofshin rrezet e
diellit atë që është kundër dashurisë!
Dhe…
Dhe…kishin
pytur:Cili ishte shkaku?! Përse prishej Fejesa?!... Përse vritej dashuria?!...
Babai i
vajzës sërish kishte dërguar fjalë:Nuk e bëj mik një armik të përbetuar!
Fjalët
kishin marrë dhenë…Kishin shkuar edhe në veshët e babait të djalit…Nga ato
fjalë babai i djalit kishte mbetur i indinjuar! Kishte mbetur i fyer! Dhe ishte
nxehur nga fjalët që kishte dëgjuar! Babai i vajzës kishte thënë për te se ai
na qenka një armik i përbetuar i kombit dhe i partisë?! Dhe kishte pyetur: I
cilit komb dhe i cilës parti?! A nuk ishte ai i të njejtit komb si dhe babai i
vajzës?! Nëse ai ishte në një parti tjetër kjo nuk do të thonte se ai ishte
armik i kombit dhe as i partisë! Edhe partia e tij i takjonte po atij kombi veç
me një emër tjetër!...
Për të
mos i mbetur borxh i kishte kthyer fjalë dhe i kishte thënë: Se e prish fejesën
e vajzës tënde me djalin tim, këtë edfhe mund ta akceptoj, por kur më quan
armik të kombit dhe partisë, për këtë më ke borxh për jetë të jetëve!Dhe borxhi
si e di edhe ti vetë paguhet herdokur! Nëse unë i takoj një partie tjetër kjo
nuk të jep të drejtë të më akuzosh si armik të kombit dhe të asnjë partie!...
Fejesa
ishte prishur! Dasma nuk ishte bërë!Zemrat e dy të rinjëve ishin
plagosur!Ëndrrat e tyre ishin vrarë!Shpresat ishin këputur!Gjakrat ishin nxehur
gjithandej!Gjakrat ishin nxehur nga fjalët! Nga fjalët e hidhura të fryera me
helm!
Ishte ky
edhe një mallkim! Një mallkim që vinte nëpër shekuj kaluar!Një mallkim që
gjithmonë peng e kishte gjakun! Gjakun e pafajshëm!Gjakun e dredhur për
mallkimin!
Mallkimi
shekullor po i hapte dyert armiqësisë, po i hapte dyert zisë, po i hapte dyert
marrëzisë!
Dikush
theksonte se ishte lënduar krenaria!Tjetri shtonte se ishte përulur
burrëria!Ndonjë i tretë thonte se ishte lënduar tradita!I katërti shtonte se
adeteve dhe zakoneve u kishin vënë prita!...
Dhe…
Dhe…
vetëm gjaku i derdhur do ta kthente krenarinë…, do ta ngriste burrërinë…, do ta
ruante traditën…, do ta largonte pritën e vënë ndaj dokeve dhe zakoneve të
ardhura nga shekujt!...
_”Ju
thaftë goja atyre që thonë se duhet derdhur gjaku për krenarinë…, për
burrërinë…,për doke e zakone të ardhura nga terri i shekjuve!…”- do të
mallkonin gratë plaka.-“ A pak gjak u derdh në këto troje gjatë shekujve?!”-do
të shtonin ato të tmerruara nga fjalët që do të endeshin gjithandej…
Por…
Por…mallkimi
kishte bërë të vetën! Gjaku i pafajshëm kishte rrjedhur nga kraharori dhe ishte
derdhur rrugëve të pluhërosura si në legjenda! Dita ishte mbushur me
ankth!Rrezet e diellit sikur kishin ndërruar ngjyrë, kishin marrë ngjyrën e
gjakut!Ato ishin ngjyrosur me gjakun e kuq, me gjakun e pafajshëm!
Sërish
dikush ishte shituar nga mallkimi i shekujve! Plakat e fshatit i kishin nxjerrë
shamitë e zeza të palosura diku në fund të sëndukëve të tyre të
nusërisë!Vajtimet e tyre sikur i tundnin edhe vetë malet!...