Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Lum e lum po na vijnë tenderat

| E shtune, 02.03.2013, 11:33 AM |


Parodi :

 

OJ LUM E LUM PO NA VIJNË TENDERAT

 

Demir KRASNIQI

 

Oj, lum e lum po na vijnë , o, tenderat ,

Ani, na vijnë paret , o, me kufera ,

Tjara , ninaj , ninaj , no!

 

Oj, na vijnë paret , o, me kufera ,

Ani, shpejt do t’ bahemi , o, milionera ,

Tjara, ninaj, ninaj, no!

 

Oh, ja pamë hajrin , o, qesaj lufte ,

Ani, po fitojna , o, pare mufte ,

Tjara , ninaj, ninaj, no!

 

Oh, me bicikla erdhëm , o, n’ qytet –e ,

Ani, hiq pa shkolla , as fakultet – e ,

Tjara, ninaj, ninaj, no!

 

Oh, zumë pozita , o, zumë pushtet –e ,

Ani, tash po rrnojna , o, sikur mbret –e ,

Tjara, ninaj, ninaj, no!

 

II.

 

Kallma cigaren , paja çka t’ kallxoj –

Me i kallxue kujna – guhën ta shkurtoj ,

Prej merakut t’ pareve – zemra po m’ gufon !

 

Mue me m’ dhanë pare – kujna s’i  kallxoj ;

Sabah për sabah , unë, kafe të maroj ,

Legenin ta mbajë e këpucët t’i  pastroj !...

 

Unë kam nevojë për infuzion !

Po na përgojojnë për korrupsion –

Ne, na i marrshin t’ ligat – nuk kanë çka na bajnë !

Gjilan, më 28.02.2013.