| E shtune, 02.03.2013, 11:36 AM |
Xheladin
HAMZA
HAPAT
E MI
poezi
2012
Fahredin
Shehu
Neve na shpaloset një kërkim
permanent i qenësisë njerëzore nëpërmjet fjalës së bukur, në këtë rast fjalës
artistike. Po të mos ishte poezia, si do të artikulohej Pathos-i i atij, i cili
ka çka të thotë?, dhe thonë, se njeriu i
mençur flet vetëm atëherë kur ka të thotë diçka domethënëse, në këtë rast
vargëzimi fjalësh nuk duhet të pritet të thuhet diçka e mençur, por pikërisht
dhimbja si dashuri dhe dashuria si dhembje, Pathosi dhe Erosi, dhe krejt në
fund Catharsis- i, i cili përjetohet, respektivisht manifestohet përgjatë
turbulencave jetësore ekzistenciale dhe ekzistencialiste, në fenomenologjinë e
Jetës, ku nuk mohohet as identiteti kombëtar e as ai fetar, por qartazi
artikulohen si vlerë dhe si barrë e rëndë.
Njeriu sikur nuk ngopet së observuari
nga brenda dhe jashtë, të fenomeneve, të cilat asnjëherë nuk e gjen shpjegimin
as shkencor e as artistik, si; jeta, vdekja, dashuria, respekti, empatia etj.
Ja se si e bën Hamza në këtë segment
të mëdyshjes ekzistenciale në BOTË E ËNDËRRUAR
Me gjithë shpirt dëshirova
Të jetoj në botën
Të cilën ëndërroja,
Ose të mos e ëndërroj kurrë
Botën në të cilën jetoj...
Në poezinë PLAGË TË SHPIRTIT,
vetëflijimi manifestohet si tendencë jo-
materialiste dhe sublime e qenies njerëzore, njëherësh edhe aftësi për
mbijetesë në botën e brishtë dhe ambient të jashtëm tejet agresiv.
...Derisa plagë të shpirtit
I arnoj me arna të këputura
Nga lëkura ime e tharë...
Leximi i shenjave të qiellit, jetës dhe gjithë
shumësisë, që na rrethon paraqet një moment kontemplacioni, deri tek shuarja
totale e mendimit, gjatë procesit meditativ, në të cilin arrihen unifikimi
total.
Krejt në fillim shquhen të pamurit e këtyre
shenjave, vogëlsia e njeriut karshi yjësive dhe dëshpërimi si pasojë. Në
poezinë MEDITIM
...Lexoj thellësinë qiellore!
Dhe në fund anksioziteti i secilit njeri, i cili
lë trashëgimtar dhe krijuesi, i cili lë pajën si ART, kush do të merret me
këtë, kush do t’i numëroj këto hapa dhe peripeci, si në vargjet në vijim nga
poezia HAPAT E MI.
Të gjithë bilbilat që desha
Në qiell para kohe fluturuan,
Rrebeshi i shiut gjurmët mi fshin
Poezia e Xheladin Hamzës, paraqet edhe një mëtim
kah artikulimi i tronditjeve shpirtërore për fenomenet, të cilat e preokupojnë
secilin njeri. Ato, të cilat nuk shkruhen nga secili, apo edhe po të shkruhen
nuk thuhen në këtë mënyrë, në mënyrën vetanake të Xheladin Hamzës. Rafinimi i
fjalës së bukur ka fituar një pjekuri të dukshme dhe kur kështu thuhet, para se
gjithash, kuptojmë një proces evolutiv në mprehjen më të madhe të kalemit dhe
njomjen më të madhe të tij në ngjyrën me bojë gjaku.
Uroj që ky Varg të jetë stimul i fuqishëm për
gjeneratat që vijnë në mënyrë, që të kultivohet tradita e vjershërimit
patriotik dhe shpirtëror në të njëjtën kohë.
Fahredin
Shehu
Prill,
2012
Rahovec.
CIKLI
I PARË
Dorën time të lodhur, dredh e lehta pendë
Rëndon shpirtin që flakë digjet për ty
Ajsberg më bëhet
trupi në lundrim me ty
Ndër ëndrrat më të bukura që s’kanë mbarim
Vesa e mëngjesit të ftohtë fle mbi ballin tim
E dielli me rreze të arta ma puth ballin e lagur
Rob i buzëve tua të zjarrta mbetem përjetësisht
Aty, në varreza të pahapura, varrosen ndjenjat e mia...
Eh ,sikur të kisha krahët e një engjëlli qiellor
Vonë pas mesnate do të fluturoja tek ti
Sa më pëlqejnë udhëtimet mistike qiellore
Në kohë kur ora nuk bën matjen e saj
Dhe ura e ylberit lidh dy shpirtra larg me vite drite,
Arshi mbi qiej do të dridhej edhe njëherë për ne të dy
Robëria për buzët e tua, në aromë trëndafili do të
shndërrohej...
Yjet
që shkëlqejnë më shumë
Ngjajnë
me sytë e tu të zjarrtë
Që
pandërprerë më përcjellin
O
xhani im.
Më
mësoi era
Si
pëshpëritet emri yt
Edhe
kur në ëndërr jam
O
xhani im.
Dielli
më përkëdhel e ledhaton
Lehtazi
porsi dora jote
Dikur
në shatërvanin e rinisë
O
xhani im.
(akrostik)
E
di që ti, xhani im pandërprerë
Në
heshtje më përcjell si hije
Gjer në frymëmarrjen e fundit
Ëëë,
je futur thellë në shpirtin tim
Jeta
është e bukur dhe e ëmbël
Tamam
si një ëndërr pambarim .
Shikimi mbetet i humbur në hapësirë
Qesh
si fëmijë i vogël me yjet në vallëzim
Idilike
duket kjo lojë, jeta – mashtrim
Pëlcasin
damarët, gjaku ngrihet - akull
Tempo
e frymëmarrjes trurin ma bllokon
Arnoj
shpirtin me arnat e shkëputura hyjnore
Ranishtë
e bukur, hapi krahët, lermë të fluturoj
E
ti nëse vërtetë më do, eja pas meje fluturimthi
...........................në
parajsë përjetësisht të pres!
Ti,
Vite
me radhë
Lundron
ëndrrave të mia
Pambarim...
Për
ty,
Buzëve
të mia
Bredhin
fjalë pa zë.
Mbi
të çarat e tyre,
Mbetet
përjetësisht
Simfonia
pa afoni.
Për
ty,
Mendimet
e mia,
I
vesh me të bardha
Tamam
si shpirti im
E
të zezat i marrtë djalli
......................përjetësisht!
Unë
e ti
Dy
krijesa të kundërta
Unë
zjarr i fikur në sarkofag
Ti
ajsberg i zhytur në det...
Mbi
mua dhe mbi ty
Njëlloj
pikon shiu i butë
Si
të ishte lot nga sytë e mi,
E
shtrëngata magjeps njerëz
Si
t’ishin zogj të parajsës së humbur,
Sa
e habitshme të jesh i gjallë...
Flladi
i verës, lehtas puhit sonte mbi mua,
Përmallshëm
ledhaton trupin tim të njomë
Si
gishtërinjtë e tu, ashtu si dikur,
Djersitem
nga ankthi që më ka kapluar .
Aromën
e lëkurës tënde, ndjej tek frymoj
Ngjan
me trëndafilin që këputa dikur
Të
mbaja përqafuar përmbi gjoksin tim
Tek
flije, ëndërroje ëndrrat më të bukura...
Gurgullima
e lumit, më këndon këngë malli
Në
kopsht, gjithë trëndafilat nga dhimbja u thanë,
Shikimi
mbi retë e bardha më humbi, diku lart
Kërkoj
sërish të gjitha ëndrrat që dikur kisha
.................................................e
tani më s’janë!
Çdo
natë
Më
vije në ëndërr
E
heshtur, e vetmuar
Tamam
si shpirti im...
Ëndrrat
mbeten të virgjëra
Sërish
zbardhen mëngjeset
Bosh,
si ëndrrat e mia,
Pa
mbarim...
Për
ty,
Ç’do
ditë
Ndjej
boshllëk shpirti...
Askush
s’mi pikturon më,
Mëngjeset
me fjalë të arta
Si
ti...
Jam
vetëm një shpirt varfanjak
I
derdhur në bebëzat e syve tu
Bojë
qielli...
Të
bardhat mendime për ty
Mbi
rrudhat e ballit
I
zbrita që nga retë e qiellit
Si
shiun e pranverës...
Për
urrejtje
Gjoksi
më është tepër i ngushtë
Dashuria
në heshtje më flet qetësisht...
Më
lër të të shikoj
Me
sy të tjerë
Se
të mitë m’u verbuan
Qerpikët
m’u mbyllën
Përjetësisht....
Mbi
gjoksin tënd
Nën
tingujt e rrahjeve
Të
zemrës tënde
Që
i ngjajnë gurgullimës
Së
lumit në ikje...
Me
shpirt të qetë,
Tamam
aty...
Mbi
gjoksin tënd
Dua
të vdes!