| E shtune, 02.03.2013, 11:33 AM |
Intervistë
ekskluzive me tekstshkruesin e këngëve të para të Elitës 5 , Lirim Alija
Lirim
Alija është nga F. Çiflik i Tetovës.Në vitet `90 ndërpreu studimet në
Fakultetin Filologjik të Prishtinës, dega Pedagogji, për të emigruar në
Itali.Tani iu është rikthyer studimeve dhe ka vazhduar me korrespodencë
studimet për italisht në Universitetin Shtetëror të Tetovës .Është tekstshkrues
i këngës së famshme të Elitës 5 Al Kapone dhe i disa këngëve të tjera të këtij
grupi. Elita 5 sot është në piedestal dhe mbase do duhej që t`i shpreh një
mirënjohje të veçantë tekstshkruesit të saj të parë, duke mbajtur një koncert
madhështor vetëm për të!
“Tetova
Sot”: Kur keni filluat të shkruani si erdhi deri te bashkëpunimi me grupin
muzikor Elita 5?
Lirim
Alija: Kam filluar të shkruaj që në vitet e gjimnazit dhe në ato vite edhe kam
botuar ndonjë shkrim dhe poezi në revistat e atëhershme letrare për fëmijë.U
thellova në lexime,në dëgjimin e muzikës që krijohej atëherë nga grupet e
njohura shqiptare si Minatori,Telex etj.E gjitha kjo ndikoi që unë të vazhdoj
të shkruaj edhe gjëra më cilësore, ishin frymëzime për gjëra të shkurtra,
fluturake, po që pëlqeheshin nga çdokush që i lexonte.Pikërisht në këto vite
Grupi Elita 5 ishte në formim e sipër dhe kishin nevojë edhe për tekste.Rastisi
që të takohem me vokalistin e grupit,Arif Zyberin, të cilit ia dorëzova një
dyzinë tekstesh.
“Tetova
Sot”: Sa këngë me tekstet e tua janë kënduar nga Elita 5?
Lirim
Alija: Në albumin e parë janë përfshirë shtatë tekstet e mia nga të cilat kanë
lindur këngët: Donkishotët në korzo, Arkimedi, Zemër e thyer etj.Emri im është
vënë në të gjitha tekstet që I kishin bërë këngë.
Në
albumin e dytë emrin tim e kanë shkruar vetëm në tekstin e këngës Al Kapone,
kurse këngët Nora,Simfonia e detit dhe Të pres janë publikuar me emra të tjerë edhe pse janë tekstet e mia.
“Tetova
Sot”: Çka ndodhi pastaj?
Lirim
Alija: Po publikimi i teksteve të mia me emra të tjerë autorësh`që tashmë të dy
janë të ndjerë,mua më indinjoi shumë dhe kjo ndikoi që mos ta vazhdoj
bashkëpunimin e mëtutjeshëm.
“Tetova
Sot”: Po çfarë kontrate kishe me ta? Si ishin të rregulluara këto çështje?
Lirim
Alija: Çfarë kontrate! Ishin kohëra të tjera ato. Kishte idealizëm.Premtimet e
tyre të para ishin se nëse arrijnë synimet e tyre,nëse bëhen dikush se atëherë
ishin askush,pra nëse bëhen të njohur edhe unë do jem pjesë e suksesit të
tyre.Po falsifikimet dhe mashtrimet
filluan që në albumin e dytë .Para dy
vitesh, pas ftohjes së gjakrave, pati edhe një përpjekje për bashkëpunim, por
pa sukses.
“Tetova
Sot”: Në kopertinën e albumit të dytë të tyre,kënga Al Kapone është publikuar
me emrin tuaj si tekstshkrues, kurse mua më rastisi të ndjek Shpat Kasapin në
një emision të shikuar të një televizioni në Kosovë, ku deklaroi se ka qenë
babai i tij si menaxher i parë dhe me theks të veçantë potencon se këngën Al
Kapone e ka bërë ai.
Lirim
Alija: Këto përralla të Shpat Kasapit te
“Përrallë me tupan” i kam dëgjuar rastësisht vitin e kaluar. Sigurisht jam
befasuar dhe prekur.Mirëpo nuk kam reaguar.Kjo që ka bërë Shpati është për t`u
qortuar,mirëpo fatkeqësisht jetojmë në një kohë kur duhet të habitemi me gjerat
e bukura, ngase me të shëmtuarat jemi mësuar.Falënderoj Ismail Hashimin e Musik
Shop Tipi që e ka ruajtur kopertinën e albumit të dytë dhe që i jep përgjigjen
më të mirë Shpat Kasapit.
“Tetova
Sot”: Bashkëpunimi me Elitën 5 ka ndodhur para 20 vitesh, ndërsa ju a keni
vazhduar të shkruani gjatë kësaj periudhe? A keni vënë bashkëpunim me këngëtarë
të tjerë?
Lirim
Alija: Kam vazhduar të shkruaj, po bashkëpunim me këngëtarë kam vënë vetëm para
dy vitesh.Momentalisht jam duke bashkëpunuar me Grupin Objective ,Gentian
Ajrulin,Shkumbin Ismailin, me një
stdudio filmi që kishin nevojë për tekste këngësh etj
“Tetova
Sot”: Çfarë dallimi ka nga një poezi dhe një tekst kënge, a nuk janë e njëjta
gjë? Kur mund të presim një libër me
tekstet e kënduara dhe të pakënduara?
Lirim
Alija: Thënë letrarisht teksti i këngës nuk futet në asnjë gjini letrare,
mirëpo nuk do të thotë se është jashtë kësaj “familjeje”.Nëse më lejohet, do të
kisha thënë kështu: teksti i këngës është një gjysmë bukuri, i cili është në
pritje të një gjysmë bukurie tjetër për t`u bërë një bukuri e tërësishme..Jo
çdo poezi mund të bëhet këngë.Sa i përket librit, e kam fjalën me tekste
këngësh, jam duke e përgatitur dhe së shpejti do ta shoh dritën e botimit.
“Tetova
Sot”: Më parë tekstshkruesi e shkruante tekstin dhe ia jepte këngëtarit dhe
bëhej aranzhimi muzikor dhe këndohej,kurse tani tekstshkruesi duhet ta shkruaj
tekstin që t`i përshtatet demos muzikore që ka bërë aranzhuesi i
muzikës.Atëherë apo tani është më mirë për ty si tekstshkrues?
Lirim
Alija: Kuptohet, atëherë për mua ka qenë më lehtë, mirëpo prapë më shumë
preferoj këtë që bëhet viteve të fundt. E them këtë duke u bazuar në faktin se
edhe muzika ka ndryshuar.P.sh. këngët e muzikës rok dhe pop kërkojnë më shumë
angazhim, për arsye se ka më shumë lëvizje dhe thyerje në tekst dhe në muzikë.
“Tetova
Sot”: Tekstet e cilit këngëtar ose grupi të pëlqejnë dhe do kishe pasur dëshirë
të ishe autori i tyre?
Lirim
Alija: Pyetje e bukur! Me këtë mu kujtua G.G. Markez, që pasi e kishte lexuar
romanin "Shtëpia e bukurosheve të
fjetura" të Kavabatos, thotë se do të doja të isha autori i këtij romani.
Muzika më ka tërhequr gjithmonë. Më kanë pëlqyer pothuajse të gjitha grupet që
merreshin me këtë muzikë, 20 e ca vjet më parë. Mirëpo për mua këngët e
Minatorit janë të pazëvendësueshme. Ata kanë dëshmuar se dashuria dhe
patriotizmi nuk shprehen vetëm me çifteli por edhe me telat e kitarës. . Me
ëndje do kisha dashur të jem unë autori i atyre teksteve.
“Tetova
Sot”: Me cilët këngëtarë ose grupe do bashkëpunoje më me kënaqësi?
Lirim
Alija: Me çdonjërin që ka ndërgjegje artistike jam i gatshëm të
bashkëpunoj.Ndërsa kështu si e shoh dhe si e ndjej,për nga natyra ime, më shumë
do kisha dashur t`i shkruaj Alban Skënderajt, Pirro Çakos, Elita Reçit etj.I
gëzohem faktit që jam duke bashkëpunuar me grupin Objective,Shkumbin
Ismailin,Gentin dhe disa këngëtarë të rinj nga Tetova.
P.S.
Intervistës
i shtohet edhe kopertina e albumit të parë dhe kjo bëhet falë një fansi të
jashtzakonshëm të këtij grupi, Ilir Shabani nga Gjilani, i cili ruan me
fanatizëm çdo gjë që ka të bëj me këtë grup.
Kopertina
është dëshmi e rrallë dhe plotëson intervistën me tekstshkruesin e parë të
këngëve të Elitës 5, Lirim Alija!