| E shtune, 02.03.2013, 11:33 AM |
UKSHIN
MORINA
VDEKJA E
ALBATROSIT
Në
sypërinën e qetë të detit, mbytur në blun pa anë
Digjem
përvëlohem pak nga pak, mbytem nga malli saj
Dhe
trishtimi yt i ëmbël, zuri vënd në shpirtin tim
Si mirazh
qiellor, i vetmi im trishtim!
Nën
dritën e zbehtë të natës, ashtu kredhur në mugëtirë
Ngrir kam
nga i arti natës, bashkë me yjet, tokën qiellin
Në
mëngjesin e përhimtë, prapa meje në largim
Bukuria
engjëllore, vetmi im trishtim!
Dhe tash
ndjej një molisje, shkrehse në shpirtin tim
Bashkë me
detin e trazuar, ndrit nga dielli që po lind
Dhe
Albatrosi fill pas teje, vdiq ashtu në fluturim
Ra mbi
detin e harlisur, vetmi im trishtim!
MË PRIT
Do të vij
me puhin prandverore
Në
prushimin e buzëve të çelura do ndaloj
Nën
dritën e derdhur, të yjeve të mekur
Buzëqeshjen
dhe lotin në faqe ta kundroj.
Më prit,
s’jam ëndërr e një nate vere
As
iluzion i një fantazie të pagjumë
Por vet i
arti perandor i zemrës
Gëzim, pa
anë, pa fund.
Më prit ti
dritëza e agut mëngjesor
Në syth,
këputur mbi një degëz çelur kam
Nuk e di,
nëse do mundëm
Vdekur a
në jëtë të jam.
Ndaj dhe
sonte, me prit ti dhembja ime
S’jam
trishtimi i një harrese të pagjumë
Por vet
malli në shpirtin e fshehur
Emër i
gdhendur në plumb.
Më prit
ti metropolitanja ime
Më aromën
e bjeshkës, për të ardhur kam
S’jam
loti i një dëshpërimi brengosës
Por i
shenjti, perandor i zemrës jam.
BUZËQESHJA
Më thuaj
ti buzëqeshja ime, ti dhembje e shpirt i vrarë
Në ç’sy
shkreptin dritëza jote, në ç’buzë ndrynur je vallë?
Mos
ndoshta në zemrën e gurit, fosile mbetur ke!?
Dhe
vetmitar i rrugës, ndër udhët e mia pa mbarimë
Më
diellin e përflakur e me hënën e ngrirë, i mjerë ashtu pa shpëtim
Oh,
buzëqeshje e tejshkuar!
Më thuaj,
qeshet buza jote, në pasqyrën e qiellit të ngarkuar me stuhi
Më thuaj
pra ti e përmotshmja e lara kaltërsi
Ku mbet
jehona e zërit, që vrau gëzimin tim
Në
ç’planet a ishull humbi, më i ëmbli im frymim?
NJË MIKE
Gjithsa
mundem ndërmend me vete
Për ty
moj mike e zemrës
Bash si
varka në liman
Aty përher e etshme
Dhe ja me
ty moj ëndrra ime
Në diell
e stuhi
Meteor të
ndritshëm
Mbetëm
unë e ti
Dhe
tajfune nga çdo anë
Botën
drithëron
E pa epur
mbetesh mike
Shtatore
në bronx
Mbi ty
moj mike e dashur
Rigon
borë e shi
Stolisur
nga vesa
E vetmja
bukuri
Natën
ndrit si hënë
Ditën si
stoli
Dhe bora
e kristaltë
Shkrinë
nën çerpik
Dhe sytë
e tu moj mike
Buzëqeshje
e dashuri
Gjitha ti
më je
E imja
përjetsi
Këtu sa
njerzit rrojnë
Diamante
ato hire
Ndaj dhe
keq më vjen
Nga
urrejtja e tyre
Ndaj dhe
shpesh pyes vetën
Kush jam
e kush jemi
Ca vargje
mbi të bardhë
Por
jo, s’do jemi nesër
IMAZHE
KUJTIMESH
Dhembjet
e mia të rënda, ende lëngojnë nga plaga
që
mbjelle në shpirtin tim, ditën që ti s’mund të bëje ndryshe
E
përmbushur edhe pse me vet harrimin,
i ëmbli
kujtim i shpirtit me ngjesh pas shkëmbit si një gjethe mali
Në një
natë si kjo e sontmja, e butë dhe e heshtur ti vjen
ashtu në
ëndrrat e mia delirente
Që nga
lart nata bie si cop plumbi, prej nga mund
të dëgjoj
në terrin e zymtë ngashërimin që era me vete merr
Kjo vetmi
mbytëse, ky zjarr ankthi, kjo natë pa
frymëmarrjen tënde,
pa
vështrimin e syve që si turjelë më shpon thellësin e zemrës
Dhe ky është
i imi fat, të jetoj pa ty, të vdes si një dre i plagosur
nga
ndjeksit në anë të shtegut
Unë e
di, emrin tim i ke vënë yllit,
por kjo
vetmi e pamatë qielli më mbanë zgjuar
në
ëndrrat e natës si një vullkan i dehur
Sa e
ftohtë jashtë nata, era mbështjellë strehëzën time
me
fishkëllimën e saj të njohur
Unë duke
të përqafuar imazhin tënd,
preki buzët e tua të ngrira nga ftohma dhe ndjej të më ndalet zemra.