| E premte, 01.03.2013, 08:01 PM |
NJË ZË
NGA FERRI I ENVER HOXHËS
Nga Frank Shkreli
Javën që
kaloi shkrimtari, poeti dhe vuajtësi i burgjeve të regjimit komunist shqiptar,
Zoti Visar Zhiti zhvilloi aktivitete këtu në Shtetet e Bashkuara, përfshirë New
Yorkun dhe Washingtonin, në kuadër të promovimit të dy librave të tij të
fundit, ''Rrugët e Ferrit'' dhe ''Ferri i Çarë'', një dëshmi okulare e jetës në
dy kampet famkeqe të Shqipërisë, Spaç dhe Qafë Bar. Aty ku torturat, interrogimet, dëshprimi,
uria dhe mizori të tjera çnjerëzore, ishin vetëm disa prej tmereve që
përshkonin jetën e e përditshme të kundërshtarëve të burgosur politikë të
regjimit komunist të Enver Hoxhës. Njëri prej këtyre të burgosurve ishte edhe
shkrimtari i njohur Z. Visar Zhiti.
Sipas të
dhënave që më dërgoi Mustafa Xhepa i organizatës shqiptaro-amerikane, Shtëpia e
Lirisë, si koordinuese e vizitës, Zoti
Zhiti pati një agjendë të ngjeshur në Washington ku zhvilloi takime zyrtare,
përfshirë edhe takimin në Departmentin amerikan te Shtetit, me Z. Christopher
Carver, i cili mbulon Shqipërinë. Sipas
të dhënave, në takimin me Z. Zhiti
zyrtari amerikan shprehi interesimin e tij për trajtimin e ish të
përndjekurve dhe të dënuarve politikë nga qeveria shqiptare. Gjatë takimit me vizitorin nga Shqipëria, Zoti Carver, ndër të tjera, nënvijoi
gjithashtu edhe interesimin e Shteteve të Bashkuara për mbarëvajtjen e
zgjedhjeve të këtij viti në Shqipëri,
duke thënë se Amerika në përgjithësi ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet
në atë vend. Zoti Zhiti foli mbi
gjëndjen aktuale në Shqipëri duke shprehur optimizmin e tij për të ardhmen e
vendit. Gjatë qendrimit në kryeqytetin
amerikan, shkrimtari dhe vuajtësi i tmereve të gulagut komunist shqiptar, bëri
edhe një vizitë në Bibliotekën e Kongresit amerikan ku e priti Z. Grant Harris,
Drejtor për Evropën i këtij institucioni të njohur amerikan.
Si i
ishpërndjekur i regjimit komunist, Zoti Zhiti nuk kishte si të mos shkonte tek
memorialin në Zërit të Amerikës në
lidhje me trajtimin e ish të burgosurve
në Shqipëri , ai u përgjigj duke
thënë se megjithëse "janë bërë
shumë'' për të ndihmuar ish të
burgosurit, ''shoqëria shqiptare duhej
të ishte më e ndejshme në këtë drejtim'', dhe se Shqipërisë i mbetet ende shumë
për të bërë në drejtim të rehabilitimit moral, shoqëror dhe financiar'', të
tyre, shtoi Zoti Zhiti. Por, ai
me megjithëse i vuajtur si edhe
shumë të tjerë, me një butësi
dhe pa zemërim as inat
rrëfei - atë që më duket se ishte një frustrim i tij
se si gjatë viteve pas rënjes së komunizmit e madje edhe sot se - ''gjithmonë
mbi krye kishte, një shef, një të dikurshëm që ka urdhëruar dikurë, edhe tani
po kështu.'' . Zëri i Zotit Xhiti është një zë për mundësi
të barabarta dhe për drejtësi për të gjithë.
Është një zë që në thelb i bën
thirrje drejtësisë shqiptare që të angazhohet më seriozisht për sigurimin e
dëmshpërblimeve morale dhe material, me qëllim të tranformimit të marrëdhënjeve
midis ish të përndjekurve që kanë mbijetuar kampet e përqendrimit dhe “shefave të dikurshëm” të regjimit komunist e të cilët ende japin “urdhëra”.
Zoti
Zhiti tha për Zërin e Amerikës se shoqëria shqiptare dhe shteti, pasi ai me të drejtë ai tha se
''shoqëria dhe shteti janë pjellë e njëra tjetrës,'' i kanë borxh kësaj shtrese, duke venë në
dukje se "shoqëria shqiptare ka përfituar shumë nga puna e të burgosurve,
nga puna e pa paguar e të burgosurve'', theksoi ai, duke nënvijuar se, "të
gjitha veprat e rëndësishme në Shqipërinë dikatoriale i kanë themelet në punën
dhe djerësën e ish të burgosurve politikë.
Janë kockat dhe gjaku i tyre në to...boll të bëheshin akcionerë në vepra
që edhe sot janë rentabël, këjo do ishte një mënyrë dëmshpërblimi'', shtoi ai,
duke përmendur si shembull aeroportin e Rinasit, ''që ka filluar nga të
burgosurit, e kanë bërë ata'' , tha ai, duke shtuar se madje aty nuk ka asnjë
pllakë për dokumentuar këtë fakt të hidhur.
Zëri i Zotit Xhiti është një zë për mundësi të barabarta dhe për
drejtësi. Është një zë që i bën thirrje
drejtësisë shqiptare që të angazhohet më seriozisht për sigurimin e
dëmshpërblimeve morale dhe material me
qëllim të tranformimit të marrëdhënjeve midis ish të përndjekurve që kanë
mbijetuar kampet e përqendrimit dhe shty
Me
qetësinë e tij shpirtërore, me fjalët e tija të buta dhe pa zemërim e as inat,
ai të detyron t’i kushtohet vëmëndje deklaratave dhe kujtimeve
të tija si dhe të ish të burgosurve të tjerë si At Zef Pllumi e shumë të
tjerë, të cilët janë përpjekur dhe po përpiqen të hedhin dritë mbi ato ngjarje e epizode,
megjithëse të dhimëshme, të atij kapitulli të errët të historisë
shqiptare. Është e rëndësishme për të
mësuar nga ato përvoja të rënda, si individë dhe si shoqëri, me shpresë që
të mos përsëriten më, dhe ndoshta eventualisht për të bër të mundur
heqjen e kësaj barre të rëndë që ende
rëndon mbi ndërgjegjen e kombit shqiptar.
Kujtimet e këtyre heronjve të kombit dhe librat e tyre janë një frymëzim
dhe ofrojnë mundësinë e një reflektimi mbi vet natyrën njerëzore, si dhe mbi
luftën midis të mirës dhe të keqës.
Këto, jo vetëm që përshkruajnë tmeret e një sistemi anti-njerëzor, si ai
i regjimit komunist në Shqipëri, por ata
në të njëjtën kohë nderojnë viktimat e pafajshme të atij sistemi famkeq,
me të cilët ata kanë ndarë të njëjtin fat në birucat e atij sistemi. Besoj se synimi i Zotit Zhiti dhe i veprave të autorëve të
tjerë ish të burgosur është i të njëjtës rëndësi me objektivin për të informuar
ne të gjallët që kemi pasur fatin të mos jetojmë nën atë sistem, dhe gjithashtu
që nga përshkrimi i këtyre përvojave, brezat e ardhëshëm të mësojnë nga këto vepra mbi vuajtjet, kurajon dhe qendresën e
pa imagjinueshme të shumë bijve dhe
bijave më të mirë të kombit, shumë prej të cilëve nuk patën fatin për të
shënuar kujtimet e tyre, pasi shumica
ose u pushkatuan pa gjyq ose vdiqen nepër kampet e përqendrimit, e të cilëve as
varri nuk u dihet.
Librat e
Zotit Zhiti dhe të ish burgosurve të tjerë shqiptarë si vepra e njohur e At Zef
Pllumit, Rrno për me Tregue, janë dëshmi dhe deponime të mbijetuarve të kampeve
më të këqia të përqendrimit që ka njohur bota, ato të Shqipërisë
komuniste. Ata ishin ''dëshmitarë të atij shekulli'', dhe siç ka
thënë ish i burgosur rus,
Dmitry Likhachev, ''është detyra
jonë njerëzore për të thënë të
vërtetën për atë periudhë''.
Në librin
e autorit amerikan Harold B. Segel me
titull , The Walls Behind the Curtain, ose Muret pas Perdes, paraqiten punimet dhe veprat e një numër shkrimtarësh e
poetësh evropianë të
burgosur gjatë komunizmit. Ndër
ta janë emërat e shkrimtarëve më të mëdhej të Evropës Lindore, si Vaclav Havel,
Adam Kuchnik, Eva Kanturkova, Paul Goma, Milovan Djilas, Tibor Dery e të tjerë. Është doemethënës fakti se në këtë listë
shkrimtarësh të njohur nga Evropa të cilët kanë bërë histori me veprat e
tyre, autori në këtë libër
për lexuesin amerikan, ka përfshirë edhe
shkrimtarin dhe poetin shqiptar
Visar Zhitin, si një shembull i një personi që e ndienë për detyrë njerëzore
për të shkruar dhe për të treguar të
vërtetën për atë periudhë - por dhe
si simbol i qëndresës këmbëngulëse dhe i vullnetit të
pashtershëm të shpirtit të shqiptarit
për liri e demokraci, vlera dhe parime
këto, për të cilat shumë dhanë jetën në
kampet e përqendrimit anë e mbanë
Shqipërisë dhe Evropës Lindore.
Zoti
Zhiti, meriton përgëzimet e të gjithëve për kurajon dhe qëndresën e tij morale
si individ dhe si shkrimtar, ndaj një regjimi shpirt-thyes. Njëkohësisht meriton falenderimet tona për
kujtimet e tija nga ajo periudhë e zezë e historisë shqiptare, pasi kujtime të
tilla po zhduken dalngadalë me qëllim e pa qëllim, nga një shoqëri që në mos e krijoi gulagun shqiptar, atëherë të
pakën e toleroi. Është një zë nga ajo e
kaluar e trishtueshme e gulagut shqiptar
që duhet të dëgjohet jo vetëm nga
shoqëria shqiptare, por edhe nga bota e qytëruar, si një obligim ndaj të
gjallëve dhe ndaj të vdekurve.
Visar
Zhiti gjatë promovimit në
Mustafa
Xhepa, dhe Visar Xhiti me zyrtarin amerikan Christopher R. Carver