| E premte, 01.03.2013, 09:04 PM |
Ndarja
“Të rënda
hekurat e burgut,
E rëndë
balta e varrit,
Por më e
rëndë se këto
Ndarja
jonë…”
(Këngë poradecare)
Nga Meri Lalaj
E mbaj
mend edhe qiellin edhe diellin e asaj dite. Bënte ngrohtë dhe isha e gëzuar
sepse kisha blerë tek shitorja e mallrave me çmime të ulura, një fund kadife
bojkafe me xhepa anash dhe një bluzë me katrore bezhë e kafe me mëngë të
shkurtëra e me xhepa, tip këmishe sportive. E veshur kështu ngjasoja porsi
gjimnaziste. Pas operacionit, më dhanë një punë më të mirë:
sekretare-llogaritare e zonës. Shkruaja dhe llogarisja pagën e çdo punëtori,
duke përfshirë këtu edhe normën për secilin. Në shkollë kam qenë tapë në
matematikë, mirëpo falë kujtesës sime mësova përmendësh brenda muajit çdo
llogaritje ditore për këdo punëtor, më ndihmonte shumë edhe makina llogaritëse,
e cila punonte me një shirit të gjatë e të pafund letre.
Sekretari
i partisë së minierës mbante edhe një funksion tjetër: shef zone. Vinte hera
herës në kthinën e vogël si zyrë ku punoja vetëm unë e më lëshonte përmbi
tryezë copëra letrash (të cilat ishin urdhëra pune), shkruar prej tij me laps
të kuq. Gabimet drejtshkrimore arrinin deri në atë shkallë saqë fjala apo
fjalia fillonin me gërmë të vogël e mu në mes të saj ia këpuste me gërmë të
madhe. Për fat të mirë isha e zonja të lexoja çdo lloj shkrimi e gabimi.
Pra, atë
ditë me diell kur ai hyri në të ashtuquajturën zyrën time, unë u ngrita
vetvetiu më këmbë nga ndenjësja ku isha ulur, kurse ai u afrua dhe më më
ngjeshi fort pas dërrasave të derës. Kafshova buzët me dhëmbë që të mos m`i
puthte, e ai ma jargaviti fytyrën duke gulçuar e hungëritur dhe organi i tij
mashkullor u plandos rëndshëm tek kofshët e mia. Nuk bëzajta. E shtyva tej me
përbuzje. Tek dritareza e vockël ku merrja planet e punës së kryer prej
brigadierëve, u duk koka e Hasanit. Të gjorin, e patën dënuar dhe internuar për
shkak të poezive që shkruante. Shefi i zonës u largua duke i mbajtur hallatet
me dorë. Ai nuk e pa Hasanin. Ndërsa Hasani më kuptoi fare mirë se në çfarë
pozite isha vënë.
Sa çudi.
Kur ishim të vogla bisedonim me një shoqen time për hollësira dhe patëm arritur
në përfundim se komunistët janë njerëz krejt të pastër posi engjëjt nuk kanë
fare organe të turpshme dhe nuk kryejnë kurrfarë nevojash fiziologjike. Kur u
ktheva atë ditë pas pune në barakë lava fytyrën me ujë dhe sapun rrobash
pesëmbëdhjetëlekësh, nga ai i Vlorës që përmbante shumë sodë kaustike. Vite më
vonë më erdhi në vesh lajmi se këtij sekretarit i
Për një
farë kohe pas asaj që ndodhi e ndieja hijen e shefit të zonës të më ndiqte pas
me vështrimin e tij si prej qeni të uritur, që kërkon të të kafshojë, por nuk
kisha fare frikë sepse që e vogël nuk jam trembur prej qenve dhe prej njerëzve
të ligj dhe se në Ungjill sipas Mateut shkruhet: “Mos kini frikë nga asnjë
njeri! Ajo që është ende e fshehur, duhet të dalë në dritë, dhe ajo që asnjeri
akoma nuk e di, duhet të zbulohet… Mos kini frikë nga ata që e vrasin trupin,
se nuk mund ta vrasin shpirtin.”
Por
komunistët ta shqyekërkan shpirtin. Ndonëse nuk ishte e shkruar kurrkund nëpër
mure parrulla: “Ndalohet dashuria!” as në qendrat e agjitacionit, as në zyrat e
këshillave të lagjeve, të frontit a në zyrat e komiteteve të partisë dhe
ekzekutivit, ajo parrullë gëlonte në mendjet e atyre njerëzve, të cilët
drejtonin, përderisa të detyronin të mohoje babain a vëllain për arsye
politike, të mohoje farefisin, miqtë e shokët, vetëm se më keqazi e pësonin
zemrat e dashuruara: për shembull po të guxoje a të të shkrepte në kokë të bije
në dashuri me një vajzë, që ishte e internuar familjarisht apo me një djalë të
përjashtuar nga partia. Asokohe “Ndalohet dashuria!” sokëllinte e klithte ajri,
qielli, toka shqiptare. Të të ndalonin të jepje e merrje dashuri ishte si të
thuash një lloj shpikje torture si të të vinin për të të djegur në turrën e
druve dhe ta mendosh se dashuria e vërtetë u bie në hise vetëm pak të lumturve
të kësaj bote.
Pas
ndodhisë me shefin, më erdhën në punë për kontroll të rreptë dy pleq të zyrave:
shefi i planit, për të cilin nxirrja koston çdo muaj dhe shefi i llogarisë, ky
i fundit një frikanjos i madh, nuk lanë dokument pa kontrolluar dhe nuk më
gjetën asnjë gabim. Pse vallë, më kot paskësha punuar mësuese? Mendoj se
mësuesia të jep një përvojë të tillë sa mund të përballësh të gjitha llojet e
punërave të tjera. Patën kaluar gjashtë muaj e ia kisha marrë më së miri dorën
punës së përllogaritjeve. Nuk kisha fare kohë të lirë gjatë tetëorarëshit dhe
shefi kokëmadh i planit vazhdonte të ma hante dhe sfiliste shpirtin. E kuptoja,
e prisja me ditë kur do të vinte fundi. Sigurisht pas plenumit të dhjetorit. Ky
shefi u ngrit në mbledhje e tha se unë duhej të shkoja e të punoja sërish në
minierë (mjekët më hoqën edhe raportin për punë të lehtë sepse ashtu urdhëroi
shefi i kuadrit). Atëhere për ne të dy me Agronin u bë më se e qartë se na
Kujtoj
fare mirë çastet e fundit që kalova me Agronin: të dy u ulëm në gjunjë mbi
dysheme përballë njëri tjetrit si të ishim duke u falur e më vinte të ngrija
grushtet e t`i bija kokës, që ta ndieja dhimbjen më
-
-Nuk e
di… kushedi… ndoshta më vonë do të shkruaj libra… Do të bëhem shkrimtare…
Në ditët
që jetova pa Agronin më kanë trishtuar së tepërmi ditët e ngrysura me shira të
zgjatur kur nuk të sheh syri një copëz qielli, po gjithashtu edhe ditët e
kaltërta gjithë shkëlqim dielli ma kanë lënduar shpirtin
Të ndarë
prej vitesh sikurse yjet ndarë prej tokës me vite drite largësi, e sa më larg
të jenë këta yj aq më shumë kemi mall. Mallin e shton largësia. E ndodh që aty
këtu më të rrallë ndonjë yll kuturis të rrokulliset drejtpërdrejt tokës për t`u
shuar në gji të saj.
Të
bëhesha e fortë