| E enjte, 28.02.2013, 09:04 PM |
Historia
jonë është fati i shtëpisë sonë
Nga Gjon KEKA
E kaluara
dhe historia, shteti dhe populli, janë
bashkëudhëtar dhe bashkëndikues të kohës në njëra tjetrën, por ajo që është
tepër e rëndësishme si populli dhe shteti ashtu edhe historia dhe e kaluara
natyrshëm e nxisin vullnetin nga brenda në njëra tjetrën për t'u përmbushur, ndërsa
një mungesë e tillë e nxitjes për përmbushje qonë pashmangshëm në udhë të
veçanta të bjerrjes së secilës veç e veç dhe me një çarje gjithnjë përgjatë
rrugëtimit dhe proceseve historike të tyre. Sjellja e kombeve dhe shteteve
brenda kufijëve të tyre të çmuar, të natyrshëm është shenja e më e madhe
dobiprurëse se ai komb apo shtet është tërësisht i lidhur më natyrën e tij
rrënjësore, origjinale, me traditat, me
kulturën burimore të tij, thjeshtë me tërë shpirtin e tij që mbanë atë në
ekzistencë dhe zjarrin e lirisë që e ngrohë atë në dimrat e ftoht të shekujve
dhe lëkundjeve të brendshme të tij për t'u sprovuar për fatin e madh që mbanë
në krahëror. Këto shprehje të natyrshme të karakterit të kombit nënkuptojn edhe
një hartim të natyrshëm të udhës së jetës së brendshme të shtetit në tërësinë e
tij, pastaj atë sociale, civile, kulturore,
politike dhe morale të tyre.
Kjo që
thamë më lartë e meriton përshkrimin e shkrimtarit dhe filozofit anglezë Edmund
Burke në, reflektimin e tij mbi revolucionin Francëz (1790) se shteti duhet të
ketë:”një partneritet në të gjitha shkencat;një partneritet në të gjitha
artet;një partneritet në çdo virtyt, dhe në të gjithë perfeksionizmin.”
Kombi
shqiptar siç shohim në këtë shekull nga natyra e jashtme tregon saktësisht se
edhe disponimin e brendshëm të shpirtit të tij, poashtu edhe kjo gjendje e
tanishme tregon edhe mendimin e veçantë kombëtar të elitave, shoqërisë etj dhe
kjo në një farë mase mund të shtyej atë drejt një hapi të domosdoshëm, atë të
ringjalljes së tij, apo restaurimit të plotë.Kjo për faktin se tani për nga
natyra e jashtme kombi ynë është i paorientuar, më plotë pasione të cilat vijn nga pushtetarët
e pandërgjegjshëm dhe me një mentalitet bjerrës që tregon saktë edhe natyrën e
shpirtit të tij të brendshëm se sa larg është ai nga vetja e tij e natyrshme
dhe se sa afër e ka për ta bërë hapin e brendshëm të tij historik vendimtar atë
të restaurimit dhe të rrugës së shpëtimit të tij nga mohimi i vetvetës dhe
rënia në krahët barbarëve ideologjik sulltanist.
Kombi
shqiptarë duhet të ringjallet dhe restaurohet kjo thirrja që i bëhet atij sotë
nga brenda për të dal i shpëtuar në dritën e krenarisë së tij, në hapjen e tij
të plotë që të shkëlqej tërësisht e vërteta e tij, identiteti i tij, kultura e
tij dhe të ecën në kohën e përbashkët dhe rrugën e natyrshme me familjen
europiane.Kombi shqiptar duhet të dal i tëri në jetën e tij reale nga
shkretëtira e gjatë, të dal në realitetin e bukur të jetës së plotë dhe të
vërtetë europiane e kombëtare të tij, sepse shpirti i këtij kombi është krijuar
për të qenë i lirë, për të mbaj në ekzistencë kombin shqiptar, në gjallëri dhe
frytdhënie të shumfishtë dhe jo rastësisht ky komb i lashtë mban edhe vulën
vertikale si garancë se ai ka një të ardhme të përjetshme dhe se ekzistenca e
tij e thellë nuk mund të lëkundet nga erërat ideologjike sulltaniste të
armiqëve të brendshëm e të jashtëm, as nga politikat e gabuara të pushtetarëve
të papërgjegjshëm në të gjitha trojet.
Personalisht
shtetin e shoh si një agregat të kombit që e forcon atë dhe e ngritë në
shkallën më të lartë të lavdisë dhe zhvillimit të përgjithshëm, asnjëherë
shteti nuk duhet parë apo të bëhet një lloj vaksine kundër krenarisë kombëtare,
sepse ai më nuk është shtet i natyshëm por një shtet që ka ndal rrjedhën e
natyrshme të gjakut në venat e trupit të kombit dhe pjestarëve të tij, kështu ai mohon themelet mbi të cilat ka
lindur, pastaj mohon arsyen kombëtare dhe ndërgjegjën e plotë të tij.Sepse
kështu një shteti i tillë është në rrugë të gabuar, që bënë vullnetin e gënjështrës dhe shtrihet
në shërbim të saj, që i mungon autoriteti i natyrshëm, emri që thirret çdo ditë,
rrespketi kombëtar për vetveten dhe
vlerat që mbanë dhe mbi të cilat ai qëndron, por që në fakt i mohon ato me
veprimet që bënë të lakuriqësuara në errësirë.
Ndërkaq
do të veçoj këtu një gjë se ka popuj(turqit, sllavët etj) sidomos ardhacak që
kanë shovinizmin e tyre specialitet, por ata nuk kanë arritë akoma ta kuptojn
se pikërisht ai shovinizëm i tyre është armiku më i madh i krenarisë kombëtare
të shteti të tyre, sepse nuk mund që një
një shtet të jetë edhe shovinist edhe të ketë krenari kombëtare, madje ai duke
qenë shovinist mund të humb edhe njërën pronë(shtetin) edhe tjetrën krenarinë
kombëtare të tyre edhe pse këta popuj nuk janë kombe në kuptimin e vërtetë
sepse janë ardhacak.
Shteti
duhet të jetë ai që luftonë errësirën që dëmton shpirtin e kombit, ai nuk duhet
të jetë një shtet vetëm i përshtypjeve të mira, por një shtet që jo vetëm e pohon
lirinë por edhe mbron njeriun e lirë, qytetarin, identitetin rrënjëësor, kulkturën
dhe shpirtin e lirë të kombit, vetëm kështu ai është një shtet i një populli më
ndjenja të larta kombëtare e civilizuese dhe i rrespektit për veten dhe të
tjerët.Shteti duhet të veproj nën ndikimin e frymës së kohës dhe të jetoj nën
ndikimin e shpirtit të lirë të kombit mbi të cilin qëndron ai dhe ardhmja e
vetë kombit dhe brezaven në vijim.
Ndërsa
duhet nënvizuar se faji më i madh për fatkeqësinë e kombeve e mbajnë vetë kombet
dhe shtet, respektivisht pushtetarët që kanë telekomandat e shtetit në duar.
Ndërsa
dekurajimi, mungesa e energjisë, pastaj për shkak të dobësisë në të cilën ata
(populli) janë mashtruar nga përshpëritjet mashtruese të një edukimi të rrem të
historisë dhe ndryshimit të saj sipas politikës ditore, të orinetimit të gabuar, nga politikat e
“vëllazërisë” me turqit nga mbetja sulltaniste, janë këto që tregojnë se si
politika, por edhe një pjesë e individëve të niveleve të ndryshme dhe shoqërisë
si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, po i mbyllin vëshët ndaj sirenës së
rrënimit dhe vetëshkatërrimit që po troket në dyer.Nëse një popull nuk e
dëshiron vetë që diçka të ndodhë për të dal nga shkretëtira e tij tunduese, kjo tregon se ai popull ka probleme të
brendshme të tij dhe i mungon vullneti për të ndryshuar, por nëse ai dëshiron
ta bëjë hapin këtë duhet ta bëjë nisur nga vullneti i brendshëm i tij për të
ndryshuar jo sipas kozmetikës së kohës apo ditore por për të ndryshuar
rrënjësisht.
Sepse jo
rastësisht thuhet se zëri i popullit ka qenë gjithmonë zëri i Perëndisë, nëse është kështu atëherë ky zë tani duhet të
dëgjohet, tani është koha që zëri i popullit shqiptar kudo që është të zgjoj të
djathtën e tij për të ndryshuar vërtetë.
Betejat e
tyre e pandërprerë për liri, për unitet kombëtar, për një shtet të fuqishëm e
modern europian ka qenë një betej e gjatë e tij që nga koha kur nën pushtimin
barbar otoman dhe rënies në mënyrë poshtruese të saj tokat shqiptare u ndan më
duart e demonizuara të kësaj perandorie barbare, dhe tani ka ardhur momenti që
shqiptarët duke parë në të kaluarën rrjedhën e gjatë të gjakut që është derdhur
për lirinë dhe ruajtjen e qenjes dhe unitetit të saj, të veprojn sipas
ndërgjegjes së tyre dhe vullnetit të brendshëm për të bërë edhe hapin më të
madh atë të lirisë së brendshme, të restaurimit dhe të ringjalljes së plotë të
tij, ky akt do ta ndalte ankthin konstant të saj dhe vrasësit e guximit të
Shqipërisë dhe do ta ngjallte më pas edhe simpatin e përgjithshme të gjithë
popujve të Evropës ashtu si kishte simpati në kohën e qeverisjes së shtetit të
Arbërit nga lideri vizionar dhe strategu Gjergj Kastrioti, prandaj të gjitha
këto janë dëshmi e padiskutueshme se kombi shqiptar është ende gjallë, se ai din të bëjë hapat të mëdhenj për veten
dhe drejtimin e saj, po, sepse kombi
shqiptar europian ndjen se eshte e pavdekshme edhe në këtë shekull.Duhet
nënvizuar se krimi që është kryer nga ndarja e kombit shqiptar ndoshta ka hequr
për një kohë ekzistencën e saj si një trup i vetëm, duke i ndarë nga trupi i
saj pjesët, por asnjëherë nuk e ka
shkatërruar jetën e kombit si të tërë .Prandaj tani është koha që pasi të bëhet
një restaurim dhe ringjallje të ngrisim ngadal edhe monumentin të cilin e mbanë
në karaktërin e madh të tij kombi shqiptar që nga themelimi i tij si një nga
kombet e lashta në gadishullin Ilirik.
Është e
vërtetë se kombet perëndimore si SHBA, Austria, Gjermania dhe vendet tjera të
familjes së kombeve demokratike e të civilizuara ishin pranë kombit shqiptar në
momentet e fatkeqësisë më të madhe të tij, rasti i presidentit ëooroë ëillson
në ndalejn e coptimit të mëtejmë të kombit dhe hedhja e parimit të
vetëvendosjes së kombeve, pastaj Austria e cila e mbështetinë mëënyrë të
pakursyer kombin shqiptar fuqishëm në kohën e lindjes së shtetit në vitin 1912,
poashtu pastaj sërish SHBA dhe NATO e cila ndërhyri në Kosovë për të ndal
rrjedhjen e gjakut të pafajshëm shqiptar.Me pakë fjalë Shqipëria si e tërë nuk
ka humbur ende, dhe askush nuk mund të na dëbojë nga kujtesa jonë atë, as nga
të vepruarit për unitetin e saj të plotë dhe të rikthimit në familjen europiane
së cilës i takonë natyrshëm.
Prandaj
historia jonë është fati i shtëpisë sonë, ndërsa gjykimi që këmi në sot për
historinë do të pëshohët nga brezat në vijim.Mohuesit e ditëve të sotme të
identitetit dhe rrënjëve të kombit shqiptar europian gjithnjë ngjiten deri në
shkallën e fundit të marrëzisë, por pasi të ngriten aq lart nga ato shkallë
bien në mënyrë poshtëruese deri në nëntokë, ndërsa kombi i konsideron ata si
plangprishës të pakthim.