| E enjte, 28.02.2013, 07:20 PM |
Partia
Shqiptare Demokristiane e Kosovës, me shqetësim të thellë ka analizuar
deklaratat për media të disa zyrtarëve qeveritarë për ndryshimin e historisë. E
gjithë historia e kësaj loje të rrezikshme, është manipuluar nga një
jotransparencë, andaj ne shprehin vendosmërinë tonë për ta refuzuar çdo
ndryshim të teksteve shkollore në këtë formë tinëzare dhe kundër interesit
kombëtar.
Ndryshimet
e historisë, me ekspert turq dhe duke mohuar faktet e panumërta historike, për
ne janë krejtësisht të papranueshëme. Prandaj, ne i bëjmë apel qeverisë, që ta
rishikojë këtë vendim arbitrar dhe të mos luaj me të kaluarën tonë, sepse kjo
prek bërthamën e kombit shqiptar dhe rrezikon kohezionin e brendshëm kombëtar.
Çdo tendencë për ta prekur historinë tonë, është e rrezikshme dhe përbën
precedent të paparashikueshëm për të ardhmen e vendit, ngase historia e shkruar
me ekspert turq, nuk mund të jetë histori e Kosovës, por e interesave të
ngushta politike të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të aleatëve të saj, që
përbëjnë një qeveri minoritarësh dhe nuk përfaqësojnë interesat e popullit
shqiptar të Kosovës.
Kjo
qeveri, e cila ka humbur legjitimitetin moral e politik, e njohur brenda dhe
jashtë vendit vetëm për skandale të njëpasnjëshme e për mungesë të thellë
transparence, duke plotësuar kërkesat turke, ndërhyn në formën më brutale në
historinë tonë kombëtare. Kjo qeveri, e cila po tregon vazhdimisht
papërgjegjshmëri, tani me veprime aspak shkencore, ka filluar të luajë edhe me
të kaluarën tonë.
Këto
veprime, janë sinjale të këqija, që na parathonë se pas këtyre ndërhyrjeve
flagrante në tekstet e historisë do ta pasojnë censurimet e shumta të historisë
sonë dhe kulturës sonë.
PSHDK-ja,
është e prerë në qëndrimet e saja se historia nuk mund të shkruhet me ekspert
turq dhe me qëllim të përmirësimit të imazhit të Perandorisë Osmane. Ne e
ritheksojmë faktin se kjo perandori, dihet botërisht që shqiptarëve ju ka sjell
vetëm krime, dhunë, plaçkitje dhe prapambeturi, andaj s’kemi assesi t’i
ndryshojmë faktet dhe t’i mohojmë ato për qëllime tejet të ulta politike.
Ne e
përsërisim se çdo ndryshim i historisë, prek bërthamën kombëtare, prandaj ne
duhet ta ruajmë tolerancën dhe kohezionin e brendshëm kombëtare dhe jo ta
fragmentojmë atë. Ndryshe, vendimet arbitrare, janë sinjale ogurzeza për kombin
dhe ato do t’i mbajë në përgjegjësi kjo qeveri që i bën sepse ato
s’përfaqësojnë interesin e Kosovës.
Ne ja
përkujtojmë kësaj qeverise se në vendet demokratike, qeveritë nuk shkruajnë
historinë dhe as nuk ndryshojnë historinë. Vetëm në vendet e njohura për
veprime totalitare, qeveria ndërhyn kaq ashpër e kaq në mënyrë tinëzare ne
histori. Një qeveri, që i lejon vetës të thërret ekspert turq për ta shkruar
historinë vet, tregon papjekurinë e saj dhe shfaq tërë papërgjgjshmërinë ndaj
fëmijëve që ju servon ato tekste shkollore, e sidomos ndaj historisë. S’mundet
qeveria të përcakton se për çfarë duhet të shkruhet në tekstet shkollore dhe si
duhet të shkruhen ato. Çdo ndërhyrje ne e vlerësojmë si të papranueshme dhe për
ne nënkupton tendencën e qëllimshme për ta shtrembëruar të vërtetën dhe për të
falsifikuar historinë në favor të shtetit turk, që po bën një agresion kulturor
të paprecedent.
Ne
vlerësojmë se aspirata për integrime perëndimore, me këto veprime merr kahe
tepër të paparashikueshme.
Zyra për
informim e PSHDK-së