| E merkure, 27.02.2013, 07:10 PM |
Vangjel
Zafirati
PADASHUR
Ndërsa
shikoja fytyrën
e
perëndisë së mermertë
të
Bukurisë,
Ashtu,
Padashur,
shtrëngova dorën tënde.
PULEBARDHA
Shtrirë
në shezlongun e
diellit,
shtrëngonte
rërën
e nxehtë.
Dy
pulëbardha
hapnin
krahët e bardhë
dhe e
përqafonin…
Pas pak,
Deti
filloi të
rënkonte…
TETEMBEDHJETE
Pranverat,
tetëmbëdhjetë
në
kopshtin e Prillit.
Si e
çmendur kërceje
në
pasqyrën
e thyer
të ujit.
VJESHTE
Musht
rrushi
fshati
kundërmon.
Përflakët
ajri i
dehur.
Nxiton
një vajzë
në
rrugicën e ngushtë.
Digjet
një pemë
në krahët
e Vjeshtës.
GRATE NE
RERE
Ti ecje
mbi zallishte,
e lehtë
dhe e çelur.
Folna,
zonjëz e
detit.
Deti,
dashuri e
akumuluar.
Grua e
shqetësuar që
në gjumë
flet përçart.
Deti,
i
palëvizshëm, i heshtur.
Brengë e
pafund
në sytë
gruas.
Rënkim i
detit
edhe i
joti.
Dhimbjen
e natës
si ta
qetësoj !
Shpirti
dhe
trupi i
gruas.
Sa herë
vdekjen
e
mposhtëm bashkë.
Shteg i
Prillit
i
lulëzuar.
Rrugë pa
kthim
që të çon
tek gruaja.
Të Erosit
porta të
nxehta.
I falem
trëndafilit
që çelin
krateret.
Me
ledhatimin
e lehtë
të puhizës,
U
drithërua deti
dhe trupi
yt.
Det i pa
anë,
natë
epshndjellëse.
Humbas
në sytë e
saj.
Preka
detin
edhe ai
rënkoi…
Kishte
një dhimbje
të
thellë, shpirti im.