| E hene, 25.02.2013, 09:57 PM |
TË TJERËT
PËR NE
E S E
JAN MICHA? STUCHLY
(Përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja)
ALI PODRIMJA – POET I RANGUT EVROPIAN
Ali
Podrimja – poet i një dhembje dhe melankolie të thellë, në veprat e veta shtroi jo vetëm probleme dhe
çështje të kombit shqiptar, po edhe probleme universale të ekzistencës
njerëzore, të rëndësishme në luftën e individit përballë sistemeve totalitare.
Së
këtejmi Ali Podrimja u bë i njohur edhe jasht kufijve të atdheut.
Akoma pa
i mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, si nxënës i gjimnazit në qytetin e lindjes,
Gjakovë, ai do të shkruaj vargjet e një poezie që u bënë manifest sui generis i
revoltës dhe i mospajtimit përballë realitetit të hidhur:
Nganjëherë
dua të jem lumë –
të rrjedh
nëpër damarët e tu,
gemb
ëndrre dua të jem nganjëherë –
dita e
nata jote të pushojnë n’mua,
nganjëherë
dua të jem ti oj –
heshtjet
e shirat e kohërave t’i ndiej,
dua të
jem etje nganjëherë –
ujërat e
tua deri n‘pikë t‘i pi.
(Dua të
jem)
Ali
Podrimja si një poet me shpirt kryengritës dhe i një fryme patriotike ai përmes
vargut të tij emblematik “Kosova ësht gjaku im që nuk falet” (Epika), varg që
citohej nëpër sheshe ku mbaheshin mitingje proteste, u bë si moto e shkruar
nëpër flamuj të bartur nëpër manifestime kryengritëse. Ishte viti 1961, kur
këto vargjet të poezisë së Podrimjes përshkuan jo vetëm Kosovën dhe Shqipërinë,
po edhe tërë diasporën shqiptare gjithandej në botë.
Dhe që
nga ajo kohë(1961) Ali Podrimja konsiderohej si shkrimtari më i njohur shqiptar
krahas Ismail Kadaresë, i cili më vonë do të përkthehej në shumë gjuhë të
botës. Ali Podrimja nuk është vetëm poet, po është edhe prozator e eseist i
njohur në tërë hapësirën shqiptare.
I lindur
në Gjakovë më 1942, ku në vendlindje do të kryej gjimnazin dhe më vonë në
Prishtinë kreu gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Më
vonë Podrimja do të punoj si redaktor në redaksinë e botimeve ne Prishtinë.
Dhe në
këtë mes nuk ka se si të mos i citojmë vargjet e tij pavdekshme:
Kthehu në
vargun e Homerit
kthehu
atje prej nga erdhe
koha jote
s’është kjo kthehu
liroji
njerëzit prej vetvetes
e hijeve
liroji prej maskave
e ikjeve
liroji prej pagjumësisë
e
heshtjeve liroji prej etheve
e shirave
koha jote s’është kjo
kthehu në
vargun e Homerit
Troja ra
e marsejezën
kohmot
s’e këndojnë njerëzit
( „Kali i
Trojës” )
Ali
Podrimja si poet i një rangu evropian në përditshmërinë e jetës ishte një njeri
shumë modest dhe komunikues, po një njeri i një ndjeshmërie të madhe njerëzore
dhe poetike, ku për të gjallë pa shkëqimin dhe mjerimin e jetës, vuajtjen dhe
dhembjën e madhe për humbjen e të birit, Lumit (porsi poeti ynë i madh i
rilindjes Jan Kochanowski, i cili pas humbjes të së bijës Urszula do t’ i
kushtoj vargje të tëra tronditëse në ciklin e poezive “Këngë vaji” ) në librin
“Lum Lumi”(1982) që është një libër i
dhembjes dhe dashurisë për vetë Lumin, një homazh kujtimi për humbjen e
parakohshme të birit. Është ky libër i tragjikës dhe heroikes njerëzore.
Toni i
dhembjes te Podrimja është i përmbajtur,
i përkorë sikur vetë poezia, e liruar nga patosi dhe patetika. Qëndrimi tij
përballë tragjedisë së ndodhur është i papërkulshëm, stoik dhe plot dinjitet,
megjithatë me shpresë dhe besim në jetë:
Erdhe në
jetë
Nuk ka
nevojë për kuje lutje
Kryesorja
të jetosh
Këtë gur
ta hedhësh më larg se Unë
***
Dhe si të
duash Lumi
kryesorja:
Jetën ta jetosh pa e vrarë
dhe pa të
mbetur në këmbë ndonjë therrë
e saj e
zezë
Bashkëudhëtari
im
Ta
provojmë vetveten derisa kemi frymë
( “Me
jetue” )
Apo:
S ‘di pse
më merr malli të shoh Shkupin
E atje s’
është Lumi
As Bac
Bajrami nuk zdirgjet Grykës
së
Kaçanikut
***
S’ di pse
Për një
mend s’ di pse
Shkupi më
dhemb në shpirt
(“Rektimë”)
Dhe nuk
ka se si të mos tronditet shpirti i ndjeshëm i lexuesit të vëmendshëm kur lexon
këto vargje emocionuese:
Unë nuk
qaj
Shi bie
vogëlushi im
shkundet
plepi i shtëpisë
***
Unë nuk
luaj vendit
muret
lëvizin sendet vogëlushi im
vjeshtë e
keqe mori
Re e zezë
shtpinë tonë mbështoll
(“Pikëllimë”)
Të gjitha
poezitë kushtuar të birit, Lumit janë
një këngë vaji dhe himni, ku poeti gjendet në mes jetës dhe vdekjes, po
megjithatë në momentët më tragjike nuk humb besimin në jetë. Të jetosh
domethënë të ekzistosh, domethënë të mësohesh
me vdekjen – thotë poeti.
Dhe
ndodhi ajo me e kobshme: 20 korriku i viti 2012, dita më e kobshme jo vetëm për
poetin dhe familjen e tij, po edhe per tërë letërsine shqipe dhe botërore, ku
gjendet i pajetë trupi i poetit Ali
Podrimja në qytetin Lodevë të Francës, në mes të një zabeli përgjatë lumit, i
vetmuar, siç do ta parandiej në poezinë e tij “Fillikat vetëm”
Shkove
një bregu që ndante
jetën dhe
vdekjen
ishe i
vetëm dhe i qetë
kur të
afrohej zjarri
në mbarim
të verës mbylla derën
mos ta
vras kush ëndrrën
fillikat
vetëm ishe
tmerri i
Zotit
Ashtu
deshi Zoti që të ia lë lamtumirën jetës tënde kalimtare pikërisht në festivalin
e poetëve botëror në Lodevë të Francës.
Racibórz,
Poloni
fillimi i
tetorit 2012
JAN MICHA? STUCHLY