| E hene, 25.02.2013, 07:02 PM |
Vullnet
Mato
TRUMA ME
ZOGJ
Brenda
meje ligjëron
një trumë
me zogj,
dhe rreh
krahët pa pushim.
Ata më
këndojnë
çdo stinë
në gjoks,
përmbi
degët e gjelbra
të
shpirtit tim.
Është
vetë pranvera
e
lulëzimit njerëzor,
të
qeshurat dhe puthjet
e zjarrta
të stinës.
Janë
buzët manushaqe
mbi
gjirin amësor,
që
thithin kulloshtrën
e yllit
të Afërditës.
Brenda
meje
një trumë
me qyqe,
drithërojnë
zërat
me
klithmat e vajtimit.
Janë
dhimbjet fatkeqe
të gjithë
miqve,
që më
shkundin gjethet
e thara
të shpirtit.
Ndodh
brenda meje
truma e
madhe me zogj,
shpesh
këndon aq fort,
sa më
buçasin veshët,
po kur
jehona cicërimave
zërat e
qyqeve mbulon,
atëherë
bëhem foleja
ku zogjtë
ngrohin vezët...
LULJA E BORËS
Ngrite
kryet përpjetë
mbi
jorganin e ngrirë,
dhe
sfidove dimrin e ftohtë,
moj lulja
e borës!...
Ngjyrat
ylberore të jetës
çele mbi
korijen e mpirë,
si një
agim boreal
në polin
akullor të botës.
Paqja ka
ngjyrat e tua
me të
gjitha bukuritë,
moj
lulebora që guxove
të na
sjellësh shpresën.
Kjo ndodh
kurdoherë
me të
gjitha trimëritë,
kur
ngrenë krye befas,
përmes
shtypjes së egër.
Kështu
kanë guxuar
heronjtë
që nga krijimi,
me pak
petale jete
t’i dalin
vdekjes përballë.
Kështu
guxon të lëshojë
rrezet e
veta agimi,
kur nga
bora e zezë e natës
çel në
qiell lulen e bardhë.
Kështu
dhe im atë çeli
një lule
bore mes dimrit,
kur e
mbyllën mes gardhit
rrethuar
me ferra të kohës,
mos u
tregonte njerëzve
se
ekzistonte lulëzimi,
të mos
çelnin të tjerët
lulet e
tyre përmes borës.
Moj e
vogla, lulja e borës,
zemrën
time ma ngrohe
dhe më
lulëzove gjakun,
këto ditë
të ngrira shkurti.
Petalet e
tua delikate,
të parat
mesazhe pranverore,
s’do i
harroj, sado lule të shoh
nga
marsi, deri te gushti.
Lulja e
bukur e borës,
O shpirt
i gjallë i tokës!...
PËR JU QË
MË LEXONI
Ndoshta
nuk dini
ç’u jap
nga vetja,
juve që
më lexoni
në libra
krejt të qetë,
pa ditur
se marr frymë
thellë
nëpër rreshta,
duke u
pëshpëritur
pranë në
çdo fletë...
Në
internet ku tregoj
gjithë të
fshehtat e mia,
kam hapur
të katra
dhomat e
zemrës,
të hyni e
të dilni
sikur u
kam te shtëpia,
dhe ju
ftoj në tryezën
me
ndjesitë e temës.
Herë ju
fal ngazëllim
nga
hareja e gjoksi tim,
të shtoni
gëzimin
që u fle
përbrenda,
herë
derdh pika lot
me mjaft
hidhërim,
të prehni
durimin
në çaste
të rënda.
Herë u
sjell episode
shkarjesh
në fatkeqësi,
nga
aksidentet e tyre,
timonin
t’i drejtoni rrotës.
Por u
rrëfej dhe grackat
që
ngrihen në pabesi,
të ruheni
nga ligësia
e
mafiozëve të sotëm.
Gjakun që
më thithin
mendimet
e mira,
e harxhoj
të vadit
gjithë
lulishtet në tru.
Dhe në
orët kur
më kërkon
dashuria,
vonohem
enkas,
derisa të
putheni ju!...