| E hene, 25.02.2013, 06:22 PM |
JOHN KERRY: NDIHMAT AMERIKANE NUK JANË LËMOSHË
Nga Frank Shkreli
Sekretari
i ri amerikan i Shtetit, John Kerry mbajti të mërkurën fjalimin e tij të parë
me rëndësi si kryediplomati amerikan ,
në Universitetin Virxhinia -- një universitet public ky i cili është themeluar nga Thomas
Jefferson, njëri prej baballarëve të kombit amerikan dhe Sekretari i parë
amerikan i Shtetit, i cili tha Kerry e themeloi këtë universitet, sipas
Jeffersonit, të bazuar në "lirinë e pakufizuar të mendjes së
njeriut''. Departmenti i Shtetit
njoftoi se ky fjalim ishte i pari i një seri fjalimesh që Sekretari Kerry
pritet të mbajë me qëllim që nga koha në kohë
t'i raportojë popullit amerikan mbi diskutimet që ai do të ketë jashtë
vendit me udhëheqës të vendeve të
ndryshëme si edhe mbi efektin që ato diskutime mund të kenë në ekonominë dhe
mbi gjëndjen e përgjithshme mbrenda vendit.
Zoti
Kerry zgjodhi këtë universitet për të komunikuar drejtë për drejtë me popullin
amerikan mbi ato që ai tha se janë vlerat e investimeve të Presidentit Obama në
një politikë të jashtme të fortë.
Thelbi i mesazhit të Sekretarit amerikan të Shtetit ishte se një
investim i vogël në fushën e politikës së jashtme dhe të diplomacisë amerikane sjellë përfitime të mëdha në
ekonominë dhe sigurinë e këtij vendi dhe se bizneset dhe qytetarët amerikanë
duhet të jenë pjesëmarrës në debatin e vazhdueshëm në lidhje me prioritetet
buxhetore të vendit.
Zoti
Kerry tha se kishte shkuar aty për të
nënvijuar faktin se në botën e sotëme globale,
''nuk ka asgjë të jashtme në lidhje me politikën e jashtme'', dhe shtoi se ''vendimet që ne marrim në këtë
vend, afektojnë jo vetëm situatat
ndërkombëtare, por ato në të njëjtën kohë, shkaktojnë edhe rrjedha të
ndryshme brenda vendit tonë.'' Sikurë
tha se çdo gjë kishte të bënte me
ekonominë, ai shtoi se politika e
jashtme është një factor i rëndësishëm pasi afekton edhe jetën tonë të
përditshme. Këjo politikë, sipas John Kerry, "është e rëndësishme
jo vetëm në kuptimin e kërcënimeve me të cilat përballemi, por edhe për
produket që blejmë, për mallërat që shesim, si dhe për mundësitë që ne ofrojmë
për një rritje dhe gjallëri ekonomike."
Thomas Xhefersoni, tha Sekretari Kerry, ia dinte rëndësinë rolit që ekonomia luan në
marrëdhënjet ndërkombëtre, pasi ai si Sekretar i parë i Shtetit të ri amerikan, vendosi të shtonte numërin e
konsullatave të Amerikës anë e mabë botës, pikërisht për promovimin e tregëtisë.
Në
fjalimin e tij ai tha se ekonomia dhe tregëtia janë me shumë rëndësi, por nuk
janë të vetmit faktorë në marrëdhënjet ndërkombëtare, duke thënë se, ''Ne vlerësojmë të drejtat e njeriut dhe
duhet që të nënvijojmë punën e mirë që Amerika ka bërë në këtë fushë, të
vetdijshëm se promovimi më i efektshëm i
të drejtave universal bazë për të gjithë njerëzit, nuk bëhet nga ndonjë podium ose nga
Washingtoni, por në frontin e punës të vendeve
ku mohohen liritë bazë dhe dinjiteti njerëzor.'' Ai foli për programe ndihmash amerikane për
vende të ndryshme, përfshirë programet për përmirësimin e shëndetit në botë, të
ushqimeve, për promovimin e arsimit nepërmjet shkëmbimeve të programit
Fulbright dhe programet që nxisin barazinë gjinore, duke thënë se, "vendet
që jetojnë në paqë paqë dhe janë më të begata, janë ekzaktërisht ato vende ku
gratë dhe vajzat gëzojnë të drejtat e barabarta.''
Në
fjalimin e tij në universitetin Virxhinia, Sekretari Kerry—duke mbrojtur këto
ndihma kundër kritkave të mbrendshme --
tha se ndihmat amerikane për vendet e huaja, "nuk janë
lëmoshë". ''Ato janë'', shtoi ai,
'' një investim në një Amerikë më të fortë dhe në një botë më të lirë”.
Për t'ia
bërë punën më të lehtë si kryediplomatit amerikan, Zoti Kerry i bëri thirrje
Kongresit amerikan që të zgjidhë sa më shpejtë krizën buxhetore dhe fiskale të
këtij, duke thënë se, "ne nuk mund të jemi të fortë në botë, nëqoftse nuk
jemi të fortë në punët e mbrendshme tonat.''
Ai u ankua në lidhje me
mosmarrveshjet buxhetore midis palëve në Kongres duke thënë se, ''se është vështirë t'i themi udhëheqsve të
cilit do vend qoftë, se ata duhet të zgjidhin problemet e tyre ekonomike,
nëqoftse ne nuk i zgjidhim problemet tona buxhetore e financiare.''
Ai tha se
Amerika nuk është një vend i veçantë vetëm e vetëm se ne themi se është i
tillë. Jo, shtoi ai, "Amerika
është e veçantë për veprat e veçanta që ka bërë gjatë historisë", duke
përmendur Planin Marshall që nxorri Evropën Perëndimore nga greminat e Luftës
së dytë Botërore, duke shtuar se ish-Sekretari i Shtetit George Marshall, ''e dinte mirë se nuk mund të kishte
stabilitet politik pa një ripërtritje ekonomike”, në Evropën e shkatërruar nga lufta. Ai e dinte se Amerika e kishte detyrim të
ndihmonte Evropën e pa luftës, për ta rindërtuar dhe për ta modernizuar atë,
duke i dhënë një shtytje për të cilën kishte nevojë që të bëhej ortakja
tregtare e fuqishme dhe paqësore, që është sot", shtoi kryediplomati
amerikan.
Duke
folur për ''veçantinë'' e Amerikës, Zoti Kerry u tha të pranishëmve në universitetin
Virginia se, ''kur tragjedia ose terrori
goditë ndonjërin nga fqinjtë tonë kudo në botë, qoftë nga dora e njeriut qoftë
nga dora e Zotit, shumë vende ndihmojnë, por është Amerika ajo nga e cila të
gjithë presin që të ndihmojë".
Ai
përfundoi duke thënë se Shtetet e Bashkuara, ''do të vazhdojnë të udhëheqin si
një vend i pazevëndsueshëm, jo se pse ne e kërkojmë këtë rol, por për arsye se
bota ka nevojë që ne të luajmë këtë rol.
Jo si një alternativë, por si një detyrim. Jo se ne e konsiderojmë këtë si një barrë,
por se pse e dimë se është një privilegj.''
Këjo shtoi ai është veçantia e Amerikës, një cilësi, tha ai, që do ta
marr me vete, në emër të popullit amerikan,
kudo që do të udhëtoj nepër botë...një sens përgjegjësie që duhet të
zbatohet në parandalimin e tragjedive, në forcimin e aleancave, në krijimin e
tregjeve, në promovimin e të drejtave të njeriut dhe në mbrojtjen e vlerave
tona”, anë e mbanë botës.
Sekretari
Kerry i bëri këto komente para se të niset të Djelën për udhëtimin e tij të pare jashtë vendit si kryediplomati i Shteteve të
Bashkuara, duke filluar me vizitën në Britaninë e Madhe, pastaj në Gjermani,
Francë, Itali, Turqi, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkaura Arabe dhe më në
fund në Katar. Sipas njoftimit të
Departmentit të Shtetit, Zoti Kerry do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të
këtyre vendeve për çështje të interesit të përbashkët, dhe për probleme
globale. Bisedimet do të përfshijnë
edhe krizat botërore, si gjëndjën në Siri dhe gjetjen e mënyrave për t'i dhënë
fund kësaj krize të përmasave njerëzore në atë vend, si dhe përpjekjet
ndërkombëtare për të ndihmuar shtetin afrikan Mali në luftën kundër
terroristëve islamikë dhe koordinimin e politikave për një numër çështjesh
rajonale dhe ndërkombëtare.
Megithëse
është heret, ekspertët thonë se pritet që Sekretari Kerry, gjatë mandatit të
tij si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara, të përqëndrohet mbi çështje që
kanë të bëjnë me Evropën (përfshirë Ballkanin) dhe Azinë, por edhe me mbrojtjen
e ambijentit, zhvillimin ekonomik të kontinentit afrikan dhe me luftën kundër
rrezikut që i kanoset njerëzimit nga terrorizmi ndërkombëtar – çështje këto të
cilave ai u kushtonte një vëmendje të posaçme gjatë shërbimit të tij të gjatë
në Senatin amerikan. Ekspertët thonë
gjithashtu se duke qenë se Sekretari i Shtetit zbaton politikën e jashtme të
Presidentit, nuk pritet që
substanca e politikës së jashtme
të Washingtonit të ndryshojë nën
mandatin e Sekretari Kerry në krahasim me paraadhësen e tij Hillary Clinton –
ndoshta nga stili por ja nga përmbajtja.