| E diele, 24.02.2013, 04:54 PM |
Ankth
mbijetese
Nga Gani Qarri
Askush
nuk do ta ketë pritur as menduar më herët se edhe pesë vjet pas
pavarësisë,ëndrra për shtet dhe zhvillim të shqiptarëve do mbetet si një fletë
e kurthuar në një grumbull ferrash të cilat jo vetëm se trupin e saj e bënë
shoshë me "therje" por edhe nuk do ta lëshojnë të shpëtoj lehtë nga
to.
Mbi pesë
vjet zhbërje shprese,pasiguri dhe jetë të mundimshme,deri në ankth nga ndërtimi
i një shteti gjysmak e jo funksional,ku nuk sundon rendi e ligji dhe çdo gjë
mbështetet në nepotizëm,interesa të ngushta e mashtrime,pasiguria për mbijetesë
e shqiptarëve në vendin e tyre, sa vije e rritet.
Pesë vjet
dështim,dobësi dhe paaftësi udhëheqësish për ta zhvillu dhe qua vendin përpara.
Pesë vjet me halle të shtuara, varfëri në rritje dhe papunësi marramendëse, e
kthyen shtetin në një krijesë të frikshme,duke i`a ngushtuar shumë kujt edhe
mundësinë e mbetjes gjallë në te...gjendje që zbehë ngadalë por sigurt ëndrrën
e praruar të pavarësisë, jo vetëm për hallexhinjtë e shumtë në vend.
Pesë vjet
vuajtje e paqartësi për tërësinë e vendit, pesë vjet deprimim të brendshëm dhe
turpërim ndërkombëtar para të huajve që përcjellin dhe vështrojnë sjelljet tona
në çdo hap, duke përqeshur paaftësitë e lidershipit për të mbajtur shtet.
Pesë vjet
pa ecje të mjaftueshme, pesë vjet pasurim të pushtetarëve dhe varfërim të
popullsisë deri në shkallën më të ulët në kontinent dhe ndër më të varfrat në
Botë. Pesë ?.. apo kush e di se sa vite të humbura,mbetur prapa gjithanshëm, pa
investime të huaja dhe pa zhvillim, pa shpresë dhe të izoluar nga të gjitha
vendet e Evropës.
Në
Kosovë, Inflacioni, papunësia, deficiti tregtar,padrejtësitë dhe varfërimi
ekstrem me rritje marramendëse dhe të pa kontrolluar,të cilat nëse nuk
parandalohen mund të çojnë deri në kolaps total,prodhojnë jo vetëm ngecje e
probleme tjera bllokuese në rrugën drejt Bashkimit Evropian, por edhe rrënim të
demokracisë së brendshme në vend.
Sipas
asaj që shkruhet e thuhet në shumë media publike, papunësia ka arrit në rreth
50 %,kurse varfëria e skajshme në mbi 20 %,derisa rritja e çmimeve bëhet e pa
përballueshme për shumicën e popullsisë në vend, anipse ata blejnë mallra të
dyshimta, të helmuara dhe kancerogjene që vijnë nga Serbia, të cilat derisa
edhe vet ish shteti pushtues dhe prodhues i këtyre mallrave, i ka heq nga
përdorimi, Kosova vazhdon edhe më tej ti shes si artikuj të sigurt.
Si duket
shqiptarët të adoptuar nga konsumimi i gjatë i importeve jo gjithëher të
mirëkontrolluara, tanimë janë bërë imun edhe ndaj mallrave të kontaminuara dhe
helmeve të Serbisë...
Pesë vjet
pas, shkaku i korrupsionit dhe mosfunksionimit të shtetit ligjor,edhe ata pak
investitor të huaj që ishin,pothuajse kanë ikur apo janë në ikje e sipër dhe të
gjithë treguesit makroekonomik në vendin më të varfër të Evropës, vazhdojnë të
tregojnë edhe më tej rënie.
Pesë vjet
pas pavarësisë,vendi ynë vazhdon të mbetet vend i skamjes,i krimit të
organizuar,dhunës dhe migrimit,të cilat detyrojnë të rinjë e të vjetër, të
presin më kot nga dy-tre muaj,para ambasadave të huaja në përpjekje për të
marrë një vizë,në mënyrë që të ikin sa më shpejt nga sytë këmbët dhe t`ia
kthejnë shpinën atdheut,për të cilin,dikur vet apo etërit, bënë shumë përpjekje
e sakrifica që edhe ai ta fitonte pavarësinë!
Ndaj,pesë
vjet skamje e vendnumërim,pesë vjet ngecje dhe bllokim,pesë vjet
zhgënjim,pesimizëm,frikë e mosbesim, krijuar nga realiteti i hidhur me vuajtje
dhe izolim të plotë,sidomos për rinin e pa fajshme të Kosovës,vërtetë janë
shumë.
Mjerisht,
edhe pesë vite pas, shqiptarët duhet të bashkëjetojnë me frikën e pamundësisë
së mbijetesës dhe pasigurinë e ardhmërisë së fëmijëve të tyre, në vendin e vet
që e donin aq shumë, ata të cilët dikur të vetmen ëndërr patën çlirimin dhe
shpresonin në atdheun e lirë. Athua vërtetë e merituan këtë gjendje?!