| E diele, 24.02.2013, 04:41 PM |
TURIZMI
SHQIPTAR, NJË BUKURI NË SFIDË
Shënime për librin :”Turizmi shqiptar” të Xhelal Markut
Nga Qazim Shehu
Xhelal
Marku është një gazetar i vjetër me përvojë, njohës i realiteteve të shumëfishta në
hapësirën shqiptare, çka spikasin në
natyrën e një gazetari serioz, i cili me
tekstet e veta bindëse argumentuese duke u mbështetur në realitetin e gjallë, arrin të sjellë tablo të pakontestueshme të
realiteteve njerëzore, të ndërthurura
bukur në spikamë të kohrave dhe dramatikës së tyre.Puna në terren dhe njohja me
njerëzit si të thuash prekja me dorë e faktit i jep një gazetari impulset e
gjalla të përshkrimit me vizatime jete.Së fundmi ai doli me një libër serioz, Turizmi shqiptar, libër që nuk pretendon ta
japë në mënyrë shteruese gjithë panoramën dhe problematikën e tij, por që vjen e sjell një material të pasur
studimor mbi turizmin shqiptar, aspekte
të zhvillmit dhe të atraksionit të tij për shqiptarët dhe të huajt.Duke qenë
brenda karakterit informues përshkrues dhe analizues, ky libër sjell një pasuri të vlefshme
këndshikimesh për bukuritë natyrore të Shqipërisë, në det, fusha e male, po njëkohësisht sjell edhe një pamje gati
gjithëpërfshirëse të turizmit me vlerë historike, fetare dhe kulturore, duke dëshmuar bindshëm mbi vlerat e resurset e
hapura dhe të fshehta të vendit tone.Duket është bërë një punë e kujdesshme jo
vetëm hulumtuese po dhe klasifikuese për të na sjellë pikërisht këto vlera të
cilat duket sikur i dimë, po ndërsa
lexojmë librin e Markut bindemi gjithnjë se përtej një reklame apo një
fletëpalosje është gjithmonë e nevojshme thellimi e këtë për fat të mirë ta jep
ai.Potencialet turistike te Shqipërisë po bëhen të njohura dita ditës jo vetëm
prej hapjes në një botë të lirë, po edhe
për faktin se ato mbeten joshëse dhe të bukura, të virgjëra dhe këndellëse, aq të nevojshmë pët tu vizituar por edhe për
të pushuar. E gjithë shpalosja e këtij mteriali ndjek pikërish këtë linjë të
idesë, varet në këtë gremçë të qëllimit
dhe arrihet maksimumi i pritur.Ky
libër e mikson gjithë atë çfarë mund të jepet për turizmin, dhe njëherit shpalos në një gamë të gjërë
çfarë interesash të gjëra mund të zgjerohen duke pasë në dije se turistët janë
të vendeve dhe profileve të ndryshme.Përveç këshërive dhe të panjohurës
ndjellëse që afron një vend, ai duhet t`i jpë ato në një spektër të gjërë dhe
të larmishëm sepse turistët janë të kategorive të ndryshme, të prirjeve dhe
natyrave të larmishme dhe çdo afrim që mund t`u bëhet u jep shanse të gjëra dhe
të pafundme në drejtim të çlodhjes dhe afrimit me origjinalitetin e natyrës
historisë, arkeologjisë, muzeologjisë, bimëve, prodhimeve bio vendore, etj.Në këtë kuptim, libri i autorit sjell një shpalosje të
mirëfilltë, dhe puna e tij i kalon caqe e nje paraqitje duke shtrirë vështrimin
në thellësi të fushave prezantuese.Autori u përmbahet referencave të autorëve
të huaj për historinë kulturën, gjuhën
shqipe dhe traditat e shqiptarëve, këto
pika referencash natyrisht i sjell bindshëm në dobi të materialit shtjellues
brenda konotacioneve që depërtojnë në indet e ideve dhe kuptimeve të mirëfillta
në funksion të idesë boshtore se perlat e turizmit shqiptar nuk duhen lënë
kurrë të fjetura të pa ekspozuara dhe të pashijuara, dhe që të shijohet diçka
ajo së pari dhet njohur dhe duhet kërkuar që të sistemohen njohuritë për të.
Kjo metodikë e përafrimit dhe plotësimit të realiteteve turistike natyrisht i
sjell librit lehtësi në leximin e tij komplemenar dhe afron poetikën e diçkaje
të bukur që duhet njohur medoemos.Kjo poetikë është brenda sendërtimit të
ëndrrës turistike e cila është sa fluide aq edhe konkrete, mbart brenda vetes mundësi të mëdha të
shpalosjes së bukurive natyrore po njëkohësisht i bën ato të dallueshme dhe
origjinale nga vendet e tjera të rajonit.Duke i përcjellë këto gjëra përmes
kësaj poetike, autori shpalos një realit
po edhe ngre një ëndërr turistike e cila me kthimin e vëmendjes ndaj kësaj dege
të ekonomisë sonë po kthehet në realitet dita ditës dhe po merr përmase të një
fleksibiliteti të paparë.Puna është si duhet ta kapim këtë realitet ëndërr, si duhet të shfrytëzojmë ato mundësi që jep
perëndia dhe nayyra për të qenë më kërkues në gjetjen e rrugëve dhe hapësirave
të dallueshme por të vështira turistike, si duhet ta kuptojmë se duhet marrë më shumë
eksperiencë dhe dije nga turizmi botëror për t`i matur mirë forcat dhe për të
krijuar realitete të reja turistike të cilat na vijnë pastaj në ndihmë me të
ardhurat ekonomike që ato gjenerojnë.Gjithçka është e mundur duke kultivuar një
individ të mësuar dhe të kujdsshëm ndaj ambientit ku jeton, të prirur për një komunkim të shpejtë dhe të
konceptueshëm brenda sjelljes më të butë dhe njerëzore, të mos flasim pataj për instancat që merren
drejtpërdrejt me turizmin si instancat lokale aq edhe ato qendrore.Edhe këtë
ide ta frymëzon ky libër i cili mirëfilli synimin kryesor ka të bëjë të plotë
atë vlerë turistike që ka Shqipëria, e
për të cilën ne duhet të ndërgjegjësohemi më shumë ta bëjmë më të qëndrueshme
brenda programeve dhe interesave afatgjata të cilat po të sistemohen dhe të
programohen siç duhet e bartin vetiu rezultatin e pritshëm i cili patjetër nuk
do vonojë.Duke u nisur nga kriteret e shkrimit, Marku e ka mbështetur atë në një informacion
që vjen e shumëfishohet duke komplementuar shumë mangësi që mund të ekzistonin
pa këtë punë të kujdesshme. Informacioni i ka dhënë mundësi që të bëjë ndarjet
e nevojshme tematike po njëkohësisht çdo klasifikim vjen i renditur mirë dhe me
përgjegjësi, duke i dhënë veprës
karakteristikën e një enciklopedie të vogël turistike prej nga mund të mësohet
shumë, të nxirren e të nënvizohen gjëra të reja e të rralla, të cilat bëhen mbartëse të një përfytyrimi që
vjen dhe merr angazhimin e rritjes së tij përmes tablove të përshkrimit përmes
së thjeshtës.Libri nuk ka për qëllim të parë të bëjë promocion po përmes
shtjellimit të materialit të shkojë në mënyrë të natyrshme drejt promocionit turistik
duke dhënë vlera të shumta të historisë, gjeografisë dhe kulturës shqiptare në
tërësi.Edhe pse janë botuar guida turistike dhe informacione për turizmin
shqiptar ky libër plotëson më mirë dijen e lexuesit në këtë lëmë, dije e cila
ka nevojë të mos mbetet vetëm në faqet e një libri po të mundësohet në
thelllimin e saj të vazhdueshëm në një punë të ardhme që kërkohet për të njohur
bukuritë turistike të këtij vendi.Me një stil të shtrirë ku gëlon informacioni
dhe ngre krye fakti në rrugë të shtruar interpretative autori ia arrin të na
fusë në rrjedhën e këndshme të një leximi të rrjedhshëm, I mbështetur në
kriteret e vërtetësive shkencore autori nuk
zbukuron asgjë, përkundrazi, sjell bukuritë e mahnitshme të relievit
shqiptar që afron mundësi turistike të pafundme.Të bën përshtypje se autori ka
paraqitur një numër të mirë fotografishë, të botuara me cilësi, të cilat përfaqësojnë në mënyrë të përsëritur
bukurinë dhe vlerat e turizmit shqiptar. Ndoshta një numër më i madh
fotografishë do të duhej të ishte, çka
nuk është mangësi njohje po një kriter përzgjedhjeje dhe mundësi botimi.Në
kriterin e botimit të tyre është synuar të reflektohet një punë e kujdeshme për
të dhënë ilustrimin e kapitujve, por jo
vetëm kaq, ato paraqesin një fotomontazh
të historisë e kulturës sonë. Fotot paraqesin një simbolikë autentike të
realiteteve gjithëkohore shqiptare, realitete që përcillen përmes poetikës së tyre
përndezëse.Duke e kompozuar librin në linjat e tij për të na dhënë potencialet
turistike të Shqipërisë, autori ka ditur
të na japë në një mënyrë plotpërpjestuese të kapitujve duke i dhënë rëndësinë
sejcilit, brenda një game paraqitëse të
arsyetur, në mënyrë që të ruhet ky
temporitëm i paraqitjes harmonioze, larg
zgjatjeve dhe dhënies vend të kapitujve pa rëndësi.Kjo strukturë harmonike flet
për një arkitekturë të librit larg çdo boje të rëndomtë e pjesëve të tepërta.Si
gazetar i vjetër dhe studiues, Xhelal
Marku paraqitet me këtë libër në cilësinë e një studiuesi në këtë fushë duke
dhënë mundësi për njohjen e turizmit shqiptar në pikat e tij më të forta.
Shqipëria ka shumë male, lugina e
kopshtie, ujëvara e lëndina që ende nuk
janë prekur.Duke qenë se turizmi është bërë një përparësi e ditëve të sotme dhe
një fushë me interes, çdo reklamim dhe
studim i këtyre zonave të panjohura do ti vinte përshtat një thellimi të
mëtutjeshëm në botën turistike, sot, pikërisht kur edhe rrugë të reja janë ndërtuar,
shtëpi dhe hotele gjithandej, kur punohet për zbulime arkeologjike dhe
manifestohet një dëshirë e mirë për ta sjellë këtë degë te re të ekonomisë sonë
në treguesit europianë. Libri i Xhelal Markut vjen në momentin e duhur jo vetëm
si realizim për vlerat e të cilit folëm më lart, por edhe si një nxitje edhe për të tjerë që të
punojnë më shumë në promovimin e vlerave turistike të vendit tonë.