Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Hamdi Skeja

| E diele, 24.02.2013, 05:40 PM |


Hamdi Skeja, lindur me 15/06/1983 ne Ploshtan Kala e Dodes Diber. Arsimin 8-vjecar e ka mbaruar ne fshatin e vendlindjes tek "Hajdar Dushi" Shkollen e mesme ne UT, ka mbaruar per Gazetari ne UFO University. Banon ne Kamez-Tirane. Rruge-lidhjen me poezine e ka trashgemi nga i Ati. Shkruan prej vitesh, dhe posedon gati tre vellime ne duar. Aktualisht, vetem shkruan...

Dashuria e tij e perjetshme dhe e pangopur eshte vetem Poezia..

 

"FUNDJAVE SHIU"!

 

Dritaret e shpirtit lagur me shi,

sot te shtunen fundjave.

Goten me lot ,grita shendet per Ty,

E nesermja si do vij vall?!

 

Shiu le te bjerë,

tashme mesuar jam.

Edhe nese s'ka pranverë,

për të humbur asgjë më s'kam...

 

I humba ç'pata dikur,

me qetesi,jete e lumturi.

Zemra m'është bërë si gurë,

jetë e jetuar me lot në sy...

 

PËR TY BIR!

 

Sikur dhe bota të shembet,

gjithçka në shkatërrim.

Për Ty,syri s'do më trembet,

për ty,gëzimi shpirtit tim.

 

Të premtoj Bir..

 

Prej botës dotë mbroj,

larg nga çdo ligësi.

Asgjë s'do të lëndoj,

veç shkëlqim do kenë sytë e tu të zi..

 

Imi detyrim,

ndaj teje Biri im.

Të rris mrekullisht,

se të dua t'merrësisht..

 

Se të kam pasuri,

mbi gjith pasuritë e mia.

Je më i shtrenjti për mua,

sikur perëndia..

 

Të dua mbi frymën time,

se fryma m'mban Emrin tend.

Do t'jetosh me të ëmblat lumturime,

në çdo skaj,

e në çdo vend..

 

Do ecim lëndinave,

nëpër çelje lulësh do të çoj.

Me nektar aromë-lulësh do të mbuloj..

 

Me vrull puthjesh,

ty do të mbuloj.

Se ti je nektari im,

rrahja e shpirtit tim...

 

Katër germa Emri Yt,

Si hapësirë e pafund.

Në lartësinë qiellore buzëqeshja jote me ngjit,

Bukuria jote s'ekziston

As në tok!

as në qiell!

ASKUND...

 

A-AROMA IME

L-LARTËSIA IME

D-DASHURIA IME

O-OQEAN I DASHURISE TIME....

 

Dt: 08/02/2013!

 

MBIJETOVA!

 

Kalldrëmëve dhimbjes u rrëzova,

u vrava,

u gjakosa gjithsesi!..

Baçen e shpirtit,

ma mbushën me luftar përbindësha!..

 

Sa herë!

Eh,sa herë më shembën hekurudhat e zemrës!

Mi shembën ujvarat e gjakur,gjerë në infinit!..

 

Sërish mbijetova...

 

Moçal në mes të shpirtit,

ngjeshur plot lot vajtimi!

Hendeke dhimbjesh të pafundme,

më dhuruan!..

Rënkim plagësh që as mijera shekuj si shërojnë..

 

Plagë që përkeqësoheshin,

udhëtimit rënkues.

Tymos cigarët e helm'ta,

me shpirt djegur mendimëve...

 

Në katër anët e botës,

dendur më mbulojnë mjegullinat.

Ku shoh tek formojnë ushtritë e sulmit...

Luftova gjer ne vdekje..

Sërish mbijetova!..

 

Jetë e mallkuar,

që vetëm më vënë mbi shpatullat e dërmuara,

trastën e vuajtjeve,në udhëtimin e vetmisë.

 

E di,që e kisha të shkruar ,

nëse luftoj,do jem gjallë.

Luftova e luftova pafund..

Luftime ashpërsuese,

ku ëndrrat lundrojnë,

nëpër dete e oqeane lotësh.

 

Jam vrarë,coptuar,

jam rrëzuar,u shërova,

u ktheva nga lufta me jetën,

Po ua them: 'Mbijetova'!

 

"PUTHME"!

 

Puthme pa ndaluar,

mbulome me mantel dashurie.

C'mendurisht jam i dashuruar,

pa ndenja mbi krahet e tua le te bie.

 

Puthme o Pranvere e shpirtit tim,

Hene qe ndricon rrugen erresire.

Ti syve mi u jep shkelqim

,puthme sa te kesh deshire..

 

Le te dehem me puthjet e tua,

Gjere ne pafundesi......

Vec puthjet e tua dua,

me jep jete e jotja dashuri..........

 

Duar-kryq qendroj,

derisa te ngopesh Ti.

buzet e embla kafshoj,

puthma dhe buzeqeshjen ne sy...

 

Puthme sa zemra te deshiron,

kafshoj petalet e buzes time.

Puthme k'te dhe shpirti im don,

Ti je dashuria e zjarrte ne perjetime.

 

Puthme,

puthme mos ndalo,

mbulome me puthjet tua.

puthjet e tua shpirti im do,

Puthme K'te dhe une duaaaaa....

 

Dt:22/11/2012!

 

"FATI I RUDINES"!

 

Se ç'ishte,

askush se di!

as unë ,

se mësova kurr..

 

Di që femër është,

pafat jeton në udhë!..

 

S'di në iku vet,

a familja e përzuri.

di,

që mori rrugë t'gabuar n'jetë,

a Prindi në rrugë e hodhi!..

 

Rudina quhej vajza,

ajo,që rrugëve sot jeton.

Mundohesha diçka t'me thotë.

E kot!

Asgjë nuk tregon...

 

Dikujt filli jetës i humb,

tjetër kush e gjuan vet.

lumturinë se gjet askund!

pakuptim,

Rudina ben këtë jetë...

 

Ndjeva dhimbje në krahëror,

kur e pash në dyert e spitalit!

Diçka t'vogël i lash në dorë,

Pazgjidhje:

Përsëri jeton e shkretë,

si kodra e malit...

 

"VARROSUR PA VARR"!

 

Jeta me iku,

neper duar.

iku pa lajmeruar,

me la me shpirt duke levruar.

 

Ku ta gjej forcen,

jeten ku ta kerkoj.

s'pati meshire,

pse zemra ime vajtoj...

 

S'jetova kurr,

shijen s'ja ndjeva.

me nje cop shpirti gur,

lumturine nga larg e verejtja.

 

Ditet e jetes bardhe e zi,

qetesine nga larg e pash.

Ngjyrosur me Penen e zeze,

ne greminen dhimbjes rash.

 

M'renkon shpirti veshur ne zi,

vitet ikin pakuptim.

Oh dhimbja ime ,

mbushur me trishtime shpirti im...

 

Kur te vdes s'dua varr,

mbi detin paane me varrosni.

lulet mi hidhni mbi trupin e ftohte,

kurr mos me kujtoni..

 

Ne pyet dikush per mua,

thoni se vdiq i moshuar.

gjith jeten jetova,

Pesh 'e dhimbjes mbi koke me ka renduar.

 

Me varrosni mbi detin e loteve mi,

ne detin pafund.

varrosur pa varr,

per lumturine qe se gjeta askund...

 

Dt: 06/12/2012!

 

"ENIGME"!

 

Rropatur udheve,

mendimeve te zymta.

S'di si humba,

udhekryqeve te dyshimta.

 

Kerkoj ngimca lumturie,

te ndez zjarrine dashurise.

mbi koke dielli enigme me bie,

ekuacion pazgjidhur syte e perendise..

 

Po une si t'jetoj,

me jeten pakuptim.

pse perhera do vajtoj?

coptuar e harruar shpirti im..

 

Enigme mbet jeta ime,

harruar si e pavlere.

enigme neper te erreta rrugetime,

e murrme ,

Pa diell

pa Pranvere....!

 

Dt:25/11/2012