| E shtune, 03.05.2008, 11:54 PM |
Kur Jobs ia ka marrë në dorë frenat në vitin 1997, kompania mezi arrinte të mbijetonte. Sot ka një kuotë tregu prej 105 miliard dollarësh, më shumë se Dell
Të caktosh rrugën duke ecur kundra rrymës
One Infinite Loop, adresa e selisë qëndrore të Apple, rijehon një koncept të njohur për programuesit, pasi i referohet një cikli të vazhdueshëm që nuk përfundon kurrë, por është edhe një përshkrim i përshtatshëm i ferrit të gjetjes së një vendi parkimi në kampusin Cupertino në shtetin California. Ai, pjesa më e madhe e gjërave në Silicon Valley, parkimet e Apple janë absolutisht barazitarë: Nuk ekzistojnë vende të rezervuara për menaxherë apo kuadro të lartë dhe një drejtor ekzekutiv me Porsche duhet të jetë i gatshëm të bëjë një rreth të pandërprerë në kërkim të dëshpëruar të një vrime në të cilën të fusë kokën.
Ka vetëm një Mercedes që nuk duhet të presë gjatë dhe ky është ai i Steve Jobs. Nëqoftëse nuk ka ndonjë parkim të mirë aty afër dhe ka ngut, Jobs nuk ia përton që të parkojë përpara hyrjes në vendin e rezervuar për handikapatët. Për këtë, është bërë barcaletë midis bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i kanë vënë një copë letër nën fshirësen e xhamave me shkrimin "Park Different". Qëndrimi i Jobs ndaj parkimit pasqyron përsosshmërisht qëndrimin e tij ndaj punëve: Për të, nuk ekzistojnë rregulla. Të gjithë e njohin slloganin e Google, "Don't be evil" ("Mos u bëj i keq"), që është transformuar në një lloj dogme e Silicon Valley, duke shkuar të përvetësojë një seri të tërë idealesh të dobishëm:
Të pajtojë platformat e hapura, të besojë në vendimet dhe në shijet e masave, t'i trajtojë punonjësit e vet sikur të qenë hyjni. Ironi e fatit, një prej kompanive më të suksesshme të Valley i ka injoruar krejtësisht të gjitha këto urdhërime. Google e Apple janë në raporte miqësore (nga ana tjetër, administratori delegat i Google, Eric Schmidt, është pjesë e këshillit administrativ të Apple), por sipas standardeve të Google, Apple është pashërueshmërisht e keqja, pasi sillet më shumë si një kolos industrial i kohëve të vjetra sesa si një realitet aveniristik dhe novator, duke i mbërthyer konsumatorët në kafazin e një ekosistemi thellësisht pronësor. Megjithatë, pavarësisht mungesës së vullnetshme të respektit ndaj mantrës së Google, kohërat e fundit Apple nuk ka bërë gjë tjetër veçse është begatuar.
Kur Jobs ia ka marrë në dorë frenat në vitin 1997, kompania mezi arrinte të mbijetonte. Sot ka një kuotë tregu prej 105 miliard dollarësh, më shumë se Dell dhe menjëherë pas Intel. iPod-i i tij kontrollon 70 përqind të lexuesve mp3. Nga i-Tunes janë shkarkuar 4 miliard këngë. i-Phone po revolucionarizon të gjithë sektorin wireless. Deri sistemi operativ Mac ka filluar të çajë fortesën dikur të pamposhtur Windos; vitin e kaluar, kuota e tij e tregut në Shtetet e Bashkuara ka prekur 6 përqindëshin, më shumë se dyfishi respektivisht vitit 2003. Është e vështirë të thuash se e gjitha kjo do të ishte verifikuar ndonjëherë në eventualitetin, sikur Jobs të kishte thithur filozofinë libertare të Silicon Valley. Apple krijon produkte që nuk munden dot duke ndjekur modalitete tradicionale, duke ua mbyllur derën dhe duke derdhur djersë mbi derikur të dalë një diçka plotësisht e arrirë.
Si të imagjinosh Mac Os apo i-Phone të lindur nga një proces zhvillimi i përbashkët si ai që ka prodhuar Microsoft Vista apo lexuesin muzikor Pocket DJ të Dell? Në të njëjtën mënyrë, sikur Apple ta kishte hapur sistemin e tij iTunes-iPod ndaj programuesve të jashtëm, do të kishte rrezikuar të transformonte një shërbim me integrim unik në një ndërthurje aplikimesh të pavarura, në asgjë të ndryshme nga pjesa tjetër e Internetit. Është për këtë arësye që sot kritika, bota akademike dhe deri kompani të tjera e vërejnë me vëmendje dhe marrin shënime. Sepse pavarësisht se strategjitë e Apple të duken si mbeturinë e Revolucionit Industrial, padyshim që e kanë ndihmuar kompaninë që të jetë në avantazh ndaj subjekteve konkurrues, duke u vënë në pararojë të sektorit teknologjik.
Nganjëherë, të sjellurit keq funksionon. Gjatë 100 viteve të fundit, teoria e menaxhmentit ka ndjekur një trajektore të saktë, nga skllavëria tek emancipimi. Shekulli i XX-të ka filluar me module të ndërshkëmbyeshëm - por pak a shumë çdo dhjetëvjeçar ka bartur me vete një filozofi të re dhe të afirmuarit e logjikave të reja që implikonin një transferim pushteti gjithnjë e më të madh nga krerët tek ekipet, tek departamentet dhe tek vetë punonjësit. Në vitin 1977, teoria e Servant Leadership të Robert Greenleaf arriti të përcaktojë se administratorët delegatë duhet të konsideroheshin skllevër të punonjësve të tyre, duke u përqëndruar mbi faktin sesi t'i bëjë të lumtur. Silicon Valley ka qenë gjithmonë në pararojë në këtë lloj egalitarizmi.
Në vitet dyzet, Bill Hewlett dhe David Packard kanë qenë midis pionierëve të asaj që ekonomisti Tom Peters e ka përcaktuar si, "menaxhmenti i të shikuarit përreth", një qëndrim që inkurajonte kuadrot e lartë të komunikonin në mënyrë informale me vartësit e tyre. Në vitet nëntëdhjetë, funksionarët e Intel-it kanë manifestuar solidaritetin e tyre me inxhinierët e kompanisë, duke hequr dorë nga superzyrat e tyre për t'ju përshtatur dhomëzave standard si ato të të gjithë të tjerëve. Sot kampusi Montain View i Google është i përmendur për vendet e pushimit, pistat e patinazhit dhe kafeterinë, ku punonjësit mund të relaksohen dhe të argëtohen falas. Mbi të gjitha, inxhinierët e Google gëzojnë një autonomi të paprecedent, zgjedhin projektet për të cilat të punojnë dhe kolegët me të cilët t'i bëjnë ato, si dhe subvencionohen që t'i kushtojnë çdo javë 20 përqindëshin e orëve të tyre të punës softeve prototip të shpikjes së tyre personale. Rezultati? Produkte si Gmail dhe Google Neës, të filluar nga intuita të thjeshta individësh.
Në të kundërt, Jobs është një mikromenaxher. Asnjë produkt nuk del nga Cupertino përpara se të ketë lënaqur standardet e tij, që duket se përfshijnë detaje edhe të paperceptueshëm si numri i vidave në fundin e laptopi apo kurbëzimi i një cepi të një monitori. "Kalon në revistë çdo gjë, deri në nivelin e një pikseli të vetëm", tregon Cordell Ratzlaff, ish menaxher të cilit i atribuohet krijimi i ndërfaqes Os X. Në pjesën më të madhe të kompanive bosi tiran dhe i papërkulshëm është një arketip demode, një karikaturë e së kaluarës. Jo tek Apple. Ndërsa pjesa tjetër e sektorit high tech përshtatet që të motivojë punonjësit e vet me kulaçin, Jobs është një dashnor i njohur i kërbaçit. Edhe bashkëpunëtori i tij i preferuar rrezikon në mënyrë të vazhdueshme që të bëhet viktimë e një shpërthimi, në pikën që një ish-inxhinier i kompanisë, Edward Eigerman, kujton se "nuk e ka provuar kurrë në asnjë vend tjetër pune kaq shumë frikë nga të pushuarit nga puna".
Megjithatë punonjësit i janë të devotshëm të gjithë, sepse autoritarizmi balancohet nga karizma e famshme, e aftë ta bëjë një zhvillues që duhet të projektojë bateri të ndjehet se ai i tij, është një mision që vetë Zoti ua ka besuar. Përkundrazi, pikërisht pse miratimi i Jobs është aq i vështirë për t'u arritur, stafi i tij punon pandërprerë për ta kënaqur. "Ka aftësinë që të nxjerrë maksimumin nga njerëzit", shpjegon Ratzlaff, i cili ka punuar në kontakt të ngushtë me të për 18 muaj me radhë për Os X. "Kam mësuar jashtëzakonisht shumë prej tij". Rezultatet e Apple në vitet që kanë pasuar kthimin e Jobs - iMac, iPod, iPhone - sugjerojnë një vizion alternativ respektivisht logjikës se "punëtori ka gjithmonë të drejtë" që dominonte shkollën e vjetër të menaxhmentit.
Në Cupertino, novatorizmi nuk vjen prej lëshimit nga zinxhirët të punonjësve, duke mirëpritur çdo gjë që prodhojnë; është më shumë produkti i një procesi intensiv dhe luftarak, në të cilin ndjenjat e personave janë të parëndësishme. Disa teoricienë po kërkojnë t'u gjejnë një shpjegim shkencor strategjive të Apple. "Kur ka të bëjë me problematika komplekse dhe të pamenaxhueshme, forca dhe këmbëgulja nganjëherë ndihmojnë", komenton Roderick Kramer, psikolog social i Stanford, autor në shkurt të vitit 2006 i një eséje në favor të "frikësuesve të mëdhenj" si puna e "Harvard Business Review". Në të njëjtën mënyrë në librin e tij të vitit 2007, "The No Asshole Rule", Robert Sutton shpërthen kundër tiranëve në vendin e punës, por bën një përjashtim për Jobs, duke theksuar se "frymëzon një impenjim dhe një krijueshmëri të jashtëzakonshme tek njerëzit e tij" dhe duke përcjellë një burim të brendshëm të Silicon Valley, sipas të cilit Jobs shpesh i masakronte bashkëpunëtorët e tij deri sa t'i bënte të qanin, "por pothuajse gjithmonë kishte të drejtë". "Steve është demostrimi që shkon mirë edhe të jesh një shtojcë", konfirmon Guy Kawasaki, ish-përgjegjës zhvillimi i Apple. "Nuk arrij të futem në botën e tij e të bërit të gjërave, por nuk është problem i tij. Është problem i imi. Thjesht ka një sistem operativ të ndryshëm".
Sekreti është çelësi i suksesit
Nicholas Ciarelli ka krijuar Think Secret - një faqe internetore kushtuar publikimit të planeve sekrete të Apple - kur ishte 13 vjeç. E ka mbajtur për 10 vjet, nganjëherë duke bërë skupe në kuptimin e vërtetë të fjalës (për shembull, ka parashikuar futjen e një PowerBook të ri prej titaniumi, të iPod shuffle dhe të Mac mini), nganjëherë duke ia futur kot krejtësisht (siç kur ka lajmëruar se iPod mini do të shitej për 100 dollarë, kur në fakt kushtonte 249) dhe duke tërhequr një publik në rritje fanatikësh të Apple. Kur ka shkuar në Harvard, e ka mbajtur faqen internetore të tij dhe ka vazhduar të bëjë para me lajmërimet publicitare.
Në thelb, Think Secret nuk ishte ndërmarrje financiare sesa në fakt një obsesion personal. "Isha entuziast", tregon ai. "Në një nga tortat e mia të ditëlindjeve ishte deri logoja e Apple". Pjesa më e madhe e kompanive do të paguanin miliona dollarë për ta pasur këtë lloj vëmendjeje, për të pasur një ushtri fansash aq të paduruar për t'u blerë produktet sa që të mos arrinin dot të prisnin lajmërimin zyrtar të risive të fundit, por jo Apple. Në vite, Ciarelli ka marrë dhjetëra letra mosbesimi ndaj objektit të dëshirës së tij, që e ka akuzuar për çdo krim, nga dhunimi i copyright në botimin e shfrenuar të sekreteve të kompanisë.
Në janar të 2005, Apple ka arritur deri sa ta padisë, duke e akuzuar se ka marrë në mënyrë të paligjshme sekrete nga ana e punonjësve të saj. Dy vjet më vonë, në dhjetor të 2007, Ciarelli ka bërë marrëveshje (si ai, ashtu dhe Apple, kanë preferuar që t'i mbajnë konfidencialë temrat e marrëveshjes) dhe dy muaj më vonë e ka mbyllur faqen internetore. E gjithë ajo fshehtësi nuk duket e pavend në Silicon Valley, ku algoritmet mbrohen me një njëjtin kujdes të kodeve të lëshimit të raketave. Megjithatë, në vitet më pas, sektori teknologjik është zbutur, në pikën që deri Microsoft e ka zmusuar imazhin e vet publik duke i inkurajuar punonjësit që mbajnë bloge, në të cilin të ndajnë disa detaje lidhur me projektet e ardhshme dhe deri t'i bëjnë kritika kompanisë.
Edhe Jonathan Schwartz, administratori delegat i Sun Microsystems, e ka shfrytëzuar blogun e tij shumë popullor për të lajmëruar risi, shpjeguar strategji, motivuar blerje. "Hapja i bën mirë dialogut të vërtetë dhe shpesh bashkëpunimit me qëllimet e një objektivi të përbashkët", shpjegon Steve Rubel, Zëvendëspresident i kompanisë së marrwdhënieve publike "Edeleman Digital". "Kur njerëzit ndjehen nga ana jote, të besojnë më shumë dhe ky besim i rrit shitjet". Në një artikull të prillit 2007 "Wired" e ka quajtur këtë taktikë "transparencë radikale", por Apple ka një qëndrim të ndryshëm ndaj marrdhënieve publike, quajeni po deshët "opacitet radikal". Raportet e saj me shtypin janë në në rastin më të mirë raste mosbesimi, në më të keqin armiqësie; vetë Jobs flet vetëm me një rreth të ngushtë reporterësh dhe këtë e bën vetëm kur e konsideron të nevojshme (për shembull, për këtë artikull ka refuzuar të flasë me Wired).
Harrojini bolgët e kompanive: Apple do që askush të mos blogojë në kompani dhe është një mjeshtre për humbjen e gjurmëve. Për vite të tëra, Jobs e ka likuiduar si një idiotësi idenë e rritjes së funksionaliteteve video iPod-it. "Duam ta bëjmë që t'ju pjekë bukën", tallej në konferencat e shtypit në vitin 2004. "Praktikisht, po mendojmë edhe për frigoriferizimin". Një vit më vonë ka dalë iPod-i i brezit të pestë, i kompletuar me video. Deri punonjësit e Apple shpesh nuk i dinë synimet e kompanisë. Fletëhyrjet elektronike janë të programuara që të pengojnë aksesin në zona të ndryshme të kampusit. Punonjësit që merren me software dhe ata që merren me hardware janë të pozicionuar në ndërtesa të ndryshme dhe nuk e shikojnë punën e njëri tjetrit, kështu që nuk e kanë kurrë një vizion të tërësisë së projektit. "Jemi të përbërë nga celula, si një organizatë terroriste", ka shpjeguar në vitin 2000 për revistën "Business Week" Jon Rubinstein, ish-përgjegjës për hardware dhe divizionin iPod të Apple, aktualisht president ekzekutiv i Palm. Nganjëherë, obsesioni i Apple për sekretin i ngjan paranojës. Është e ndaluar të flitet më atë që është i huaj ndaj kompanisë; punonjësve u imponohet që të mos flasin me familjarët e tyre lidhur me atë për të cilën po punojnë (vetë Phil Schiller, përgjegjës marketingu, ka deklaruar një herë për revistën "Fortune" se nuk ka mundur t'ia thotë as djalit të tij datën e daljes së iPod).
Edhe Jobs është subjekt ndaj këtyre kufizimeve dhe njëherë ka marrë në shtëpi një prototip iPod Hi-Fi, por e ka mbajtur të fshehur nën rroba. Por logjika e okultimit radikal nuk i ka sjellë aspak dëm kompanisë, përkundrazi ka rezultuar vendimtare për suksesin e saj, duke i mundësuar të hidhet në kategori të reja dhe të fitojë kuota të rëndësishme tregu përpara se konkurentët ta kuptonin. Janë dashur rreth 3 vjet për ta zhvilluar në fshehtësi iPhone, por kanë qenë 3 vjet përpara të tjerëve. Në të njëjtën mënyrë ekzistojnë dhjetëra faksimile të iPod-it, por e kanë arritur tregun vetëm pas Apple me novatorizmat e tij i kishte bërë tashmë demode. Për shembull, Microsoft ka nxjerrë Zune 2, një dispozitiv të pajisur me të njëjtin mënyrë funksionimi taktil të iPod-it në tetor të 2007, vetëm një muaj përpara se Apple të shpallte se kishte zhvilluar një ndërfaqe krejtësisht të re për iPod Touch. Tashmë, Apple luan me këtë aftësi të tij për të neutralizuar strategjitë e përballjes së rivalëve, në pikën që ka shpallur Tiger, sistemin e fundit operativ, me postera që përmbanin slloganin "Redmond, përgatit fotokopjet". Fshehtësia i ka dhënë dorë inisiativave të marketingut të Apple, duke krijuar shpresa të ethshme për çdo risi.
Në javët përpara Macworld-it, panairit vjetor të Apple, specialistët e sektorit nuk bëjnë gjë tjetër veçse pjellin parashikime sesa Jobs do të zbulojë në diskutimin e tij të hapjes. Faqet internetore publikojnë në kohë reale përmbajtjen e diskutimit të tij, duke gjeneruar një trafik të pakrahasueshëm. Të nesërmen nuk ka praktikisht asnjë mjet komunikacioni që të mos flasë. Sipas thënies së David Yoffe, pedagog i Ekonomisë në Harvard, lëshimi i iPhone ka prodhuar tituj me tirazh që vlenin të paktën 400 milion dollarë në lajmërimet publicitare. Por taktikat e Jobs kanë edhe rrisqe, sidomos kur deklaratat e tij të shumëpritura nuk janë në lartësinë e shpresave të prodhuara nga një fshehtësi e tillë. Për shembull, MacBook Air ka marrë vlerësime kontradiktore, pasi disa fansa që prisnin një laptop me touch screen e kanë gjykuar këtë kompjuter ultra të hollë jo dhe aq revolucionar. Ka bile dhe një term për këtë fenomen: Depresione post-Macworld. Pavarësisht kësaj, fshehtësia është në kompleks çelësi i një suksesi në rritje, të cilën pjesa më e madhe e konkurrentëve nuk e ka mundësinë ta imitojë. Për shembull, Intel dhe Microsoft shesin çipa dhe software nëpërmjet partneritetit me kompanitë e pc-ve dhe i botojnë planet e punës me muaj e muaj përpara në mënyrë që partnerët e tyre të mund të projektojnë makina të përshtatshme për t'i përdorur.
Edhe prodhuesit e konsolave si Sony e Microsoft punojnë krah për krah me zhvilluesit e lojërave, në mënyrë që të mund të shoqërojnë lëshimin e PlayStation dhe të Xbox në shpallen e një serie të re lojërash të kushtuara. Nga momenti që në fakt, Apple realizon vetë si software, ashtu dhe hardware, mund ta ruajë sekretin mbi projektet që është duke përpunuar. Në thelb modeli i tij shoqëror është më shumë i ngjashëm me atë të një kolosi të vjetër industrial si General Motors sesa me atë të një shoqërie tipike high tech. Praktikisht, pjesë e të bukurës e të qënit një përdorues Apple konsiston në paraprijen e surprizave që Jobs do të zbulojë çdo janar më rastin e Macworld-it. Vetë Ciarelli akoma i uritur vazhdimisht për të mësuar se çfarë do të vijë më pas, edhe pse nuk mund t'i shkruajë më. "Do të doja që të mos më kishin paditur", komenton ai, "por mbetem gjithmonë një fans i produkteve të tyre".
Epiqendra e dixhitalizimit
Në mesin e viteve nëntëdhjetë, kur Apple orvatej që të rriste kuotën e saj të tregut në sektorin e pc-ve, të gjithë qenë të gatshëm ta vinin gishtin kundër kauzës së falimentimit: Apple kishte pritur shumë gjatë përpara se t'ua liçenconte sistemin operativ të saj prodhuesve të jashtëm të hardware. Për shumë kohë kishte kërkuar që ta dominonte nga A tek Z të gjithë përvojën informatike. Në të kundërt, Microsoft e kish fituar lidershipin duke i stimuluar prodhuesit e kompjuterëve për t'i ndërtuar ofertat e tyre rreth sofware-ve të tij. Një strategji e tillë sigurisht që e ka zvogëluar në disa raste intensitetin e kënaqësisë, por edhe i ka garantuar Microsoft dominimin e pakundërshtueshëm në tregun e software-ve. Edhe "Wired" i ishte bashkangjitur korit dhe në qershor të 1997 e ka akuzuar Apple duke theksuar se do të "kishte bërë mirë ta liçenconte Os-in në vitin 1987". Kur Jobs është rikthyer tek Apple në vitin 1997, nuk ka dëgjuar mendimin e askujt dhe e ka kufizuar software-it të kompanisë në hardware-in pronësi të tij.
Gjatë viteve i ka qëndruar besnik kësaj zgjedhjeje, edhe ndërsa i gjithë Silicon Valley propagandonte vlerat e hapjes dhe ndëroperativitetshmërisë dhe deri Microsoft aderonte në trendin e favorshëm ndaj aplikimeve me bazë Web, të cilat luhen në të gjitha platformat. Doni të dëgjoni këngët e iTunes? Duhet t'i ngarkoni në iPod. Doni të përdorni Os X? Duhet të blini një Mac. Doni të luani filmimet e iPod-it në televizorin tuaj? Duhet të blini një konektor special Apple. Në agimin e epikës së pc-ve, i gjithë sektori informatik ishte si Apple dhe të gjithë projektoni software që funksionoheshin vetëm në makinat e tyre.
Sot Apple është kompania e vetme me integrim vertikal e mbetur, gjë që e bën Jobs jashtëzakonisht krenar. Por jo të gjithë e shikojnë me dashamirësi këtë logjikë të "o të gjithë, o asgjë". Në veçanti, shtëpitë diskografike dhe kinematografike kanë frikën se mos kompania e Cupertino mund të përfundojë për të kontrolluar çdo përmbajtje dixhitale. Për shembull, Doug Morris, administrator delegat i Universal Music, ka akuzuar iTunes se i ka lënë etiketat e pambrojtura në termat e fuqisë së negocimit (ironi e fatit, kanë qenë të njëjtat shtëpi prodhimi ato që kanë këmbëngulur lidhur me Drm-në që e ka kufizuar shijimin e këngëve të shkarkuara nga iTunes në iPod, që është pikërisht tani ajo për të cilën protestojnë). "Apple ka shkatërruar sektorin diskografik", sokëllin Jeff Zucker, përgjegjës i Nbc Universal. "Nëqoftëse nuk rimarrim kontrollin e anës video, do të bëjnë të njëjtën gjë me filmat".
Ndërkohë, këmbëngulja e Jobs mbi ekskluzivitetin e makinave të veta ka përfunduar për t'i shqetësuar disa prej fansave të tij. Për shembull, në muajin shtator, Apple ka nxjerrë azhornimin e parë të sistemit operativ të iPhone, por software i ri kushte një efekt shumë të keq anësor: Çaktivizonte shumë telefona, sidomos ato në të cilat qenë instaluar aplikime "jo të autorizuara". Blogosfera është tërbuar dhe blogu Gizmodo deri ka ndryshuar recensionin e tij për iPhone, duke e quajtur një produkt "për të mos u blerë". Në këtë pikë, Jobs ka shpallur se di ta hapte sistemin e iPhone në mënyrë që edhe informaticienë të pavarur të mund të krijonin aplikime të dedikuara, ama vetëm nëpërmjet një procesi zyrtar që parashikon miratimin përfundimtar të Apple për secilin aplikim. Pavarësisht protestave, konsumatorët gjithësesi nuk duket se e snobojnë këtë kopësht skeret. Përkundrazi, bëjnë zhurmë vetëm që të mund të pranohen dhe shumë përdorues iPod që më parë kishin pc, në valën e përvojës pozitive po konvertohen në Mac, duke u futur gjithnjë e më shumë në botën Apple.
Disa rivalë të Apple kanë provuar që t'i imitojnë taktikën. Strategjia Mp3 e Microsoft ishte e ngjashme me atë lidhur me pc-të, domethënë parashikonte dhënien e liçencës kujtdo. Jo më tani: sistemi operativ i Zune është projektuar posaçërisht për atë dispozitiv, duke pasqyruar integrimin vertikal të iPod. Lexuesi Kindle i Amazon-it i garanton akses një zgjedhjeje pronësore të librave të shkarkueshëm, me të njëjtën mënyrë të iTunes Music Store. Dhe Nintendo Wii, Sony PlayStation 3 e l'Xbox360 lejojnë aksesin në pika shitjeje virtuale online për shkarkimin e lojërave dhe funksionaliteteve të dedikuara. Sipas Tim O'Reilly, autor e blogut O'Reilly Radar dhe Drejtor i Web 2.0 Summit, ky sistem tripalësh që bashkon në nivel pronësor hardware, software dhe aplikime Web, përfaqëson të ardhmen e Rrjetit. Dora-dorës që përdoruesit gjithnjë e më shumë futen në Web me dispozitivë të veçantë si celularët apo lexuesit Kindle, do të ketë gjithnjë e më shumë nevojë për aplikime të konceptuara për të funksionuar me pajisje të tilla.
Sigurisht, sisteme të kësaj natyre teorikisht mund edhe të jenë të hapur, por për momentin më të mirët janë blinduar. Kurse Apple, konkludon O'Reilly, është kompania e vetme që "kupton vërtet sesi të realizojë aplikime për këto lloj sistemesh". Nëqoftëse Apple përfaqëson të ardhmen e kuqe të sektorit teknologjik, nga njëra anë ngjan edhe shumë me një të kaluar që ka shtatë jetë si macet, pjesërisht sepse sektori high tech në vetëvete pasqyron gjithnjë e më shumë modelin industrial tradicional. Kur objektivi kryesor ishte të fitoheshin klientë, çmim dhe ndëroperativitetshmëri qenë më të rëndësishëm respektivisht përvojës së përdoruesit, por sot përdorueshmëria dhe dizajni janë bërë prioritete dhe konsumatorët presin një përvojë të besueshme dhe intuitive, pikërisht si nga çdo produkt tjetër. E gjitha kjo luan akoma në favor të Jobs. Asnjë kompani tjetër nuk është demostruar po aq e zonja që t'u japë konsumatorëve të saj atë që duan më përpara akoma se ta kuptojnë se e duan. Pa dyshim, ky talent varet nga uniciteti i personalitetit dhe i vizionit të Jobs, por është edhe rezultat i linjës së tij të menaxhmentit. Falë kontrollit konstant që ushtron mbi punonjësit e tij dhe deri mbi vetë konsumatorët, ai ka edhe një kontroll absolut mbi produktet dhe mbi modalitetet me të cilat ato përdoren dhe në një sektor teknologjik të përqëndruar mbi konsumatorin, janë produktet ato që komandojnë. "Të gjitha tendencat u vijnë për mbarë vlerave të tij", komenton Geoffrey Moore, autor i librit të marketingut "Crossing the Chasm". "Ky njeri është epiqendra absolute e dixhitalizimit progresiv të jetës njerëzore".
(Wired)