| E diele, 24.02.2013, 01:15 PM |
Udhëheqësit
shqiptarë flirtojnë me europianët njëlloj si pashallarët shqiptarë dikur me
Sulltanin!
Nga Rezart Palluqi
Nuk ia
vlen të përmend hollësira rreth sjelljes fëmijërore se udhëheqësve tanë ndaj
europianëve. Këtë pra e dimë, por arsyen përse sillen kështu nuk e kisha të
qartë, edhe pse për një kohë të gjatë besoja dhe vazhdoj të besoj se pushtimi
turk ka hapur plagë shumë të thella psikologjike tek shqiptarët. Më bëhet qejfi
që këtë e përforëcoi edhe I. Kadare në intervistën e tij më të fundit.
Dikur,
pashallarët shqiptarë përpara se të kurdisinin planet e tyre
grabitqare(kryesisht ndaj pashallarëve të tjerë shqiptarë) përpiqenin të
merrnin mirepëlqimin e Sulltanit në Stamboll.
Më pas, e zbatonin planin pa vështirësi edhe pse ai dëmtonte drejtpërdrejt popullin e tij ekonomikisht dhe psikologjikisht. Sulltani i kërkonte tia shtrëngonte pak më shumë lakun në fyt shqiptarëve, dërgonte flori, ushtarë apo dorëzuar kokën e ndonjë kundërshtari të sulltanit në kandar.
Këtë sjellje për mendimin tim e kanë trashëguar edhe udhëheqësit e sotëm shqiptar. Ata pranojnë më mirë t’i puthin këmbët udhëheqësve europianë se sa t’i hapin rrugë palës tjetër politike gjatë marrjes së vendimeve të mëdha demokratike. Edhe këtë besoj se e dimë të gjithë. Vetëm se puthjeduart ose flirtimi i udhëheqësve nuk funksionon sepse europianët nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen politike shqiptare. Ata luajnë më shumë rol këshillues, ofrojnë ekspertizë ose ndërmjetësim por nuk mbajnë anën e asnjërës palë. Këtë gjë të thjeshtë nuk arrijnë ose nuk duan ta kuptojnë udhëheqësit tanë dhe të gjithë ata analistë naivë shqiptar. Ndërsa sulltani dikur ishte i njëanshëm. Ai anonte ose përkulej përballë atij pashai shqiptar që i ofronte atij më shumë leverdi, ose më shumë koka rebele shqiptare në pjatë.
Dëgjoj
dhe lexoj shpesh mesazhe dhe analiza negative ndaj rolit të vëzhguesve
europianë të instaluar në Tiranë dhe s’e kuptoj këtë dëshpërim të pabazë. Sa më
shpesh t’i trokasim dyerve të europianëve për ndihmë ndërmjetësuese aq më shumë
pikë do humbasim në sytë e tyre. Po ju jap një shembull të thjeshtë. Le të
supozojmë që vëzhguesit europianë janë menaxherë. Menaxheria e sotme
perëndimore ka pregatitur dhe vazhdon të pregatisë nënpunës që të funksionojnë
sa më të panvarur. Nënpunësi duhet të përpiqet ta zgjidhë pjesën më të madhe të
mosmarreveshjeve vetë, me dialog. Atëherë menaxheri të thotë: të lumtë, je
nënpunës i rritur psikologjokisht. Nuk je fëmijë që grindesh me vëllanë për hic
gjë dhe pastaj vrapon tek prindi dhe ulërin: mami, vëllai më rrëmbeu lodrën!!
Jam i sigurtë se europianët murmurisin nëpër dhëmbë kur i thërrasim për ndihmë: o, bo bo, po grinden përsëri fëmijtë.
Ka dy
arsye që i shtyjnë udhëheqësit shqiptarë të flirtojnë në këtë mënyrë me
europianët.
1) Inati,
kokëfortësia dhe xhelozia ndaj suksesit të palës tjetër politike.
2)
Përgjegjësitë e dështimeve të tyre të panumërta në politikë ia hedhin
europianëve.
Do të thoja që arsyeja e dytë po konsumohet kohët e fundit me tepricë.
Ne do ta
fitojmë mirëbesimin e europianëve vetëm atëherë kur ne do mësojmë t’i zgjidhim
problemet e mëdha kombëtare me dialog në tryezën e bisedimeve. Për aq sa kohë
nuk do ta bëjmë këtë, ne do shihemi nga europianët si disa fëmijë grindavecë që
nuk kemi për t’u rritur kurrë mendërisht. Rrjedhimisht ata nuk do të na pranojnë
në familjen e tyre. Dhe kjo është mëse logjike. Një vëlla grindavec dhe i
pandreqshëm përjashtohet nga familja.
Demokracia është sistem që kërkon popuj me psikologji të rritur, të fortë. Këtë e dinë mirë europianët. Këtë duhet ta mësojnë udhëheqësit tanë dhe populli që i zgjedh dhe përkrah ata me ose padashje,