| E diele, 24.02.2013, 07:00 PM |
E
PA
Nga Dedë Preqi
Jeta e
njeriut nuk mundet të përshkruhet vetëm me dy fjalë, duke i vënë një pikë në
lindje dhe një pikë në vdekje, sepse ajo
e humbë kuptimin e vet njerëzor. Edhe jeta në kushte e rrethana të pa
volitshme, e cila mbetët anash pa përkujdesjen shoqërore, apo institucionale,
vetëm në mëshirën e zotit dhe njerëzve vullnetmirë, ajo jetë pëson dhe ndryshon
në zvillimin e vet, dhe humbë kuptimin e saj
në çdo shoqëri bashkëkohore e demokratike.
Apo, jeta
nuk është vetëm një fenomen, e cila na bënë të lumtur në një moment të
shkurtër, apo të caktuar, vetëm atëherë kur kemi me ngrënë dhe me pi, mandej ajo zhduket
dikund tjetër, te ata, të cilët dinë ta rrëmbejnë jetën, te ata të cilët
kanë fuqi ta përvetësojnë atë me mjete jo etike, morale dhe njerëzore, duke i
grabitë burimet e saja me djersën e tjerëve.
Jeta
është sfidë e gjithë shoqërisë njerëzore, e cila nuk i jep kuptim vetëm jetës së
një klani shoqëror të pasur, por kuptimin e saj e përbëjnë edhe shtresat tjera,
për faktin se, rrezikohet një shoqëri e tërë njerëzore.
Jeta e ka
edhe kuptimin e jetës së lirë njerëzore, jetë kuptojmë edhe qytetërimin
njerëzor, jetë është edhe vepra e mirë njerëzore, por jetë normale nuk është
ajo, e cila e ka historinë e vet të hidhur, dhe merr vetëm frymë, sa për ti
thënë jetë!!!
-Jeta në
shoqërinë tonë.
A mund ta
quajmë jetën normale në Kosovë, nëse ajo nuk trajtohet e njëjtë në shoqërinë
tonë demokratike, kur një pjesë e shoqërisë jeton në kushte luksoze, së cilës
nuk i mungon as një qime floku, ndërsa ana tjetër shoqërore e mbetur në skamje,
merr frymë për brinjësh, sa për të mbetë gjallë edhe në këto kushte klimatike
të dimrit të ftohë, përveq bukës së gojës, i
mungon edhe qatija mbi kokë.
Si
mundëmi të gjejmë shprehje dhe ti bindim fëmijët e këtij rrethi skamnor, se
jemi një shoqëri e njejtë dhe jetojmë në një shtet të njëjtë demokratik, por,
pse këta jetojnë në baraka dërrasash dhe kontaniere hekuri, edhe gjatë këtyre
ditëve të ftohta, të cilët jetojnë vetëm në mëshirën e kohës, duke
ëndërruar se një ditë do të vie pranvera
me rreze të ngrohta, që të vokën edhe shpresat e tyre migjeniane.
Kuptohet
se, asnjë fat i njeriut nuk mund të krahasohet me fatët njerëzve tjerë, ndoshta
në asnjë shoqëri të botës, sikur që këta skamnorë nuk mund të krahasohen me
familjet e parlamentarëve të Kosovës, por së paku jeta e tyre të kushtëzohet me
nevojat elementare të jetës normale.
Duke
marrë parasysh situatën në të cilën gjindet shoqëria kosovare, mund të
kërkohet nga njerëzit e vendit, që fati
i tyre të gëdhendet duke vepruar , por nëse shoqëria dhe Institucionet kosovare
nuk afrojnë dhe i krijojnë kushtet e duhura popullatës për të vepruar dhe
punuar, për ti shfrytëzuar mundësitë dhe kapacitetet e tyre potenciale që
ekzistojnë, nga rinija e famshme dhe fuqia e krahut punëtorë e popullatës,
atëherë përgjigja mbetët në ndërgjegjën
e atyre, të cilët gjinden në krye të qeverisë, që as përsëafërmi nuk i
kanë realizuar premtimet e tyre ndaj popullatës, e cila i ka votuar për një
ardhmëri më të mirë, ndërsa,
Kryeministri dhe ministrat e vendit,
ndjehen krenar dhe krekosen më punën e
tyre, e cila dëshmon si në formë të një fasade,
që mbulon murin e zi të një shtëpije.
Ata të
cilët e komanduan Luftën Çlirimtare dje, nuk do të thotë se duhet ta komandojnë
paqën sot deri në zenit, sepse lufta i ka metodat dhe specifikat e veta në
fronte luftarake me armikun, ndërsa në paqë, kemi fronte të tjera të luftës
paqësore në zhvëllimin ekonomik të vendit dhe ndërtimin e shtetit demokratik të
Kosovës, për një jetë të begatshme dhe dinjitoze, ashtu siq e ka merituar
populli i këtij vendi.
Me
humbjen e besimit për ardhmërinë, ashtu edhe me humbjen e besimit te njerëzit e
qeverisjes së shtetit, shoqëria kosovare dhe çdo shoqëri tjetër mund të
ç‘vlerësohet si shoqëri demokratike, sepse krizat e rënda shoqërore viejnë nga
diferencimet klanore e politike, dhe shfrytëzimi i klasës punëtore dhe taksa
paguesve të Kosovës.
Atëherë,
ku qëndron kuptimi i jetës në shoqërinë demokratike kosovare, kur pushteti
aktual Qeverija e sotme, në vend të promovimëve të vlerave në prodhim e
punësim, ajo në praktikën e përditshme promovon dhe prodhon antivlera, që janë
të lidhura me zingjirin e pa këputur të korrupsionit, me shtimin e vazhdueshëm
të papunësisë, me krimin e organizuar në shumë mjedise të vendit, mos
shfrytëzimi i tokave dhe fushave pjellore të Kosovës, ngecjet e deformimet e vazhdueshme në
sistemin arsimor, keqmenagjimet dhe keqpërdorimet e pa ndalshme në shëndetësi,
si edhe shumë pasivitete tjera, që qelin përditë sikur këpurdhat helmuese, të
cilat rritën e zhvillohen nën përkujdesjen e udhëheqjes aktuale pushtetare, të
cilët arritën për një kohë të shkurtër të bëhën
milionera.
Duhet ta
shikojmë jetën në mënyrë reale dhe për hirë të fëmijëve ,të cilët janë duke u
rritur dhe janë engjuj të pastër, nuk dinë se çka trillon politika dhe partitë
politike,ata përveq edukatës prindore dojnë me ngrënë bukë, që jeta e tyre të
trajtohet pa shqetësime, të rritën të njëjtë si gjithë fëmijët e botës dhe
vendeve tjera të lira e demokratike. Sot, jetojmë në një epokë tjetër, nuk
duhet ta quajmë epokë të mjerimit njerëzor, apo epoka e Migjenit, sepse
zhvillimet teknike i kanë ndryshuar kushtet në shoqërinë bashkëkohore, ndonse
edhe para zotit jemi të njëjtë, edhe pse nganjëherë të shkon mendja se, edhe
zoti po bënë dallime në mes njerëzve, dhe po u ndihmon të tjerët të pasurohen
në kurriz të tjetrit...
Populli
shqiptarë i Kosovës dhe gjithë njerëzit liridashës kanë menduar se, pas çlirimit nga agresori serb, dhe me
pavarësinë e vendit, nuk do të ketë më halle dhe probleme, por as parajsë jo ,që të arrihet ndërtimi i vendit
pa punë, që gjërat të ndryshojnë me një shkop magjik, por është menduar se në
Kosovën e lirë dhe demokratike, do të kemi një balanc të jetës së organizuar në
harmoni me ligjet e Kushtetutës së vendit, e cila do ta realizojë funkcionin e
vet në mënyrë të barabartë në gjithë
shoqërinë kosovare, pa i cenuar të drejtat e njërit, apo tjetrit.
Populli
shqiptarë i Kosovës përjetoi të gjitha përçmimët, maltretimet e vrasjet psiqike ,që ishin më të rëndat në jetën e
tyre ,nga barbarija dhe fashizmi serb, ku edhe sot ka plot njerëz që jetojnë me
trauma të rënda psiqike, por nuk do të thotë të jetojmë vetëm me kujtimet e së
kaluarës, kur sot, e kemi përpara një rini të shëndoshë, një rini të çmuashme,
të cilën na kanë lakmi rajoni dhe bota.
Mirëpo, kjo rini e bukur dhe e begatshme kosovare, kërkon mbrojtje nga qeveria, kërkon shkollim e arsimim nga Institucionet përkatëse, kërkon përkujdesje të konsiderueshme nga shteti, kërkon punë dhe mirëkuptim ndaj tyre, që mos të devijojnë, apo të boshatisin vendin, duke lakmuar një vend më të mirë se vendi i tyre. Pakënaqësitë e këtij populli janë dëshmi reale, që ankohën për problemet e tyre ekonomike, sociale dhe shëndetësore, të cilët përditë ballafaqohen më shumë probleme tjera elementare, për ta siguruar vetëm ekzistencën,si kusht i jetës së tyre, prandaj, e pa dobishme duket jeta, kur i mungojnë shijet e veta.