| E diele, 24.02.2013, 06:22 PM |
Ndarja e pushteteve dhe qeverisja demokratike.
Nga Viktor Mërkuri
Demokracia
paraqitet me elementet e saja që nga kohërat e lashta të Graqisë së vjetër, kur
reformatori i njohur antik grek Soloni vuri themelet e para të rregullimit
shtetëror të republikës demokratike në Athinë. Të gjithë sistemet e qeverisjes demokratike
duhen bazuar mbi parimet e ndarjes së pushteteve në mënyrë që të njihen
funksionet e ndryshme të çdo institucioni – legjislativit, ekzekutiv dhe
gjyqwsore.
Liria e
themelimit të partive, e parasëgjithash veprimi i lirë i opozitës dhe mendimi
ilirë publik i dalur nga burimet e ndryshme informative kanë për detyrë
kontrollimin e pushtetit dhe mundësimin e pjesëmarrjes në jetën shoqërore.
Kontrolli dhe impulset shoqërore nuk do të ishin të mundura në rast se pushteti
do të ishte i koncentruar në njëdorë të vetme. Kontrolli efektiv dhe ndikimi i
pushtetit janë të realizueshme vetëmme ndihmën e shtetit. Për këtë arsye,
bashkësitë e lira shoqërore kërkojnë ndarjen e pushtetit në organe të
ndryshme të pavarura, me qëllim që ato ta kontrollojnë njëri-tjetrin në mënyrë
të ndërsjellë dhe të pengojnë koncentrimin e pushtetit dhe monopolizimit e
tij. Në shtetin e lirë demokratik, pluralizmit në fushën e partive
politike dhe mendimit të lirë publik i bashkohet një numër i madh i
organeve shtetërore. Mirëpo, derisa tek partitë dhe mendimi publik, procesi i
pluralizimit i lihet lojës së lirë të forcave shoqërore, ndarja
e pushtetit në instanca të ndryshme, të pavarura njëra prej tjetrës, është
e përcaktuar në kushtetutën e shkruar. Në të janë të fiksuara kompetencat e
organeve të shtetit veç e veç. Një ndarje e tillë kushtetuese e
kompetencave të shtetit nuk synon vetëm kontrollin e ndërsjellë të organeve,
por edhe qartësimin e veprimtarisë së aparatit shtetëror. Klasifikimi i
pushtetit e mbronë qytetarin nga arbitrarizmi shtetëror dhe i lehtëson atij
njëkohësisht të kuptuarit e procesit të qeverisë.
Fakti se shoqëria dhe liria e saj mund të sigurohet vetëm përmes ndarjes së pushtetitnë organe të ndryshme të pavarura përbën thelbin e bindjes kushtetu-politike të kohës sonë. Në këtë ndarje qëndron edhe dallimi kryesor në mes demokracisë liridashëse dhe diktaturës. Në këtë të fundit, i gjithë pushteti i vendosjes është i koncentruar në duarte një individi apo një partie. Për këtë shkak këtu edhe nuk ka kontroll të pushtetit, gjë që i lëshon individin arbitraritetin e pushtetarit. Montesquieu, themeluesi i mësimit mbi ndarjen e pushtetit shkruan në këtë kontekst: "Çdo gjë do të ishte e humbur në rast se personi i njejtë apo bashkimi i njejtë i të mëdhenjëve, aristokratëve apo edhe i popullit do ti ushtronte të trija këto pushtete: pushtetin e lëshimit të ligjeve, zbatimin e vendimeve publike dhe gjykimin e krimeve apo të konflikteve." Po me t? njejten bindje deklaron George Washington n? vitin 1796 n? porosin? e tij lamtumir?se drejtuar popullit amerikan: "Qenia e arroganc?s s? pushtetit pretendon p?rmbledhjen e pushtetit t? t? gjitha instancave n? nj? instanc? t? vetme, p?r ta shkaktuar n? k?t? m?nyr?, pavar?sisht nga forma e qeverisjes, despotizimin.” Nj? vler?sim i drejt? ik?tij epshi p?r pushtet dhe i gatishm?ris? s? natyr?s njer?zore p?r keqp?rdorimin e tijmjafton p?r ta d?shmuar sakt?sin? e k?saj t? v?rtete.
Rrënjët
historike të parim-ndarjes së pushteteve
Ndarja e pushteteve nënkupton më shumë se një ndarje të thjeshtë të kompetencave midis degëve të qeverisjes.Qëllimi i parë i saj është të parandalojë përqendrimin e pushtetit në një person ose organ të vetëm, duke siguruar që ligji të jetë i përgjithshëm dhe të sjellë pasojë vetëm për të ardhmen (të mos ketë fuqi para vepruese). Ligjet duhet të jenë të përgjithshme në kuptimin që ata të aplikohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët dhe të vlejnë në të ardhmen në kuptimin që ata të mos dënojnë veprimet e njerëzve që nuk ishin paraparë si të dënueshme në kohën kur janë kryer. Për shembull Gjyqtari Brandais njohu ekzistimin e konfliktit midis tiranisë preventive dhe sigurimit efektiv në një fragment të njohur të tij në çështjen Myers v.United States, ku theksonte se “doktrina e ndarjes së pushteteve ishte pranuar jo për të përkrahur afektshmërinë, por për të parandaluar ushtrimin e pushtetit arbitrar, qëllimi ishte, të mënjanohen mosmarrëveshjet, por përmes ndarjes së pushtetit qeverisës midis tre degëve të shpëtojë popullin nga autokracia”. Doktrina e ndarjes së pushteteve, që u parashtrua nga kolonët amerikanë ishte e mbështetur në punimet e Frenchman it,Monteskije Baronit (1689-1755). Kjo doktrinë e ndarjes së pushteteve u zhvillua nga Monstequieu dhe të tjerë, e përcjellur me analiza plotësuese mbi qeverisjen: a) Sipas kësaj doktrine ekzistojnë tre pushtete themelore të qeverisjes: Pushteti ekzekutiv, Pushteti legjislativ , Pushteti gjyqësor b) Këto tre pushtete janë të veçantë dhe duhej të jenë të ndarë. c) Këto pushtete duhej të ushtrohen nga tre organe apo institucione të veçanta. d) Nëse këto pushtete do të ishin të përqendruara brenda një organi ose personi, i tillë si mbreti kjo mund të shpinte në tirani. Në opinionin e kolonëve amerikanë zotëronte bindja se këto tre pushtete të qeverisjes nuk ishin të ndarë në Britani dhe si pasojë e saj, Britania kishte një sistem tiranik të qeverisjes. Si rrjedhim, në vitin 1776, amerikanët mendonin se kishin të drejtë kryengritje dhe se pas pavarësisë, ata mund të ndërtonin një sistem qeverisje që do të bazohej në: a) Në pëlqimin e të gjithë shtetasve b) Në mënjanimin e tiranisë nëpërmjet zbatimit të parimit të ndarjes së pushtetit c) Në mbrojtjen e lirisë. Qeverisja parlamentare angleze e ditëve të sotme nuk paraqet një shembull të mirë të ndarjes së pushteteve. Kryeministri anglez, i cili është shef i ekzekutivit, është gjithashtu dhe anëtar i parlamentit. Dhoma e lordëve, si njëra nga dy dhomat e Parlamentit, përbën gjykatën më të lartë në Angli. Ndarja e pushteteve të qeverisjes deri nga mesi i shekullit shtatëmbëdhjetë ishte çështje e pazgjidhur. Megjithëse, edhe pse idetë endarjes së pushteteve nuk gjetën hapësirë aplikimi në tokën angleze, Anglia ishte vendi, ku ato u krijuan për të herë të parë. Idetë e ndarjes së pushteteve me baza të vërteta juridike u aplikuan për herë të parë në Kushtetutën e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, ku hartuesit e saj në Konventën Kushtetuese shprehën bindjen e tyre se: “përqendrimi i të gjithë pushteteve, atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor në të njëjtat duar…me të drejtë mund të identifikohet me tiraninë”.Kjo kushtetutë për herë të parë programatikisht pranon ndarjen e pushteve (legjislativ, ekzekutiv,gjugjësor) të predikuara nga Montesquieu si kusht për evituar që një Shtet të degjeneroj në dispotizëm, Dhe në fund shënonte lindjen e federalizmit kontemporan.
Devijimi nga mësimi tradicional i ndarjes së pushtetit
Veçimin e këtyre tri pushteteve nuk e p?rcakton saktë Ligji Themelor i RFGJ-së, njejtë si shumë kushtetuta t? tjera demokratike, së paku kur bëhet fjala për ndarjen e ekzekutives nga legjislativja. Përcaktimi themelor i çdo sistemi parlamentar të qeverisjes, sipas së cilit qeveria mund të formohet dhe shpërndahet nga parlamenti, nuk është në pajtim me kërkesën për ndarjen strikte të pushtetit. Sepse çdokund ku parlamenti formon qeverinë, ai i zgjedhë njerëzit e afërt nga radhët e tij. Edhe pse kjo nuk është e përcaktuar në kushtetutë në mënyrë të veçantë, është e qartë, se parlamenti e siguron ndikimin e tij mbi qeverinë më së miri duke e formuar qeverinë nga radhët e tij. Në këtë mënyrë, shumica e ministrave kanë nga dy vende në parlament, njërin në tavolinën e qeverisë, ndërsa tjetrin në atë të fraksionit të partisë së tyre. Nuk mund të flitet ndërkaq për një ndarje personale të ekzekutives dhe legjislatives. Ndarja nuk zbatohet në mënyrë rigoroze as në aspektin e ndarjes së kompetencave. Parlamenti, në asnjë mënyrë nuk përkufizohet vetëm në ligjëdhënie, por përpiqet të ushtroj ndikimin e tij edhe në vendimet e rëndësishme të ekzekutives, duke kërkuar nga ajo përmes vendimeve, që në çështje përkatëse, të veprojë kështu e jo ndryshe . Në anën tjetër, as qeveria nuk përkufizohet në zbatimin e vendimeve ligjore të parlamentit. Ajo është e inkuadruar në një masë të madhe edhe vetë në përgatitjen e ligjeve. Shumica dërmuese e projektligjeve, sot rrjedh nga zyrat e ministrive e jo nga ato të delegatëve. Duke pasur parasysh kompleksitetin e detyrave të parashtruara shtetit, delegatët, në shumicën e rasteve nuk janë në gjendje të paqaqesin projektligje të veta kompetente, pasi informatat e nevojshme dhe dokumentet statistikore i posedojnë ekspertët e byrokracisë. Kësaj i bashkangjitet edhe fakti, se parlamenti, gjithnjë e më shpesh përgatitë vetëm korniza ligjore dhe e autorizon ekzekutiven për lëshimin e rregulloreve t? tjera të veçanta dhe urdhëzimeve juridike. Në këtë mënyrë, ekzekutivja, në mënyrë indirekte merr rolin ligjvënës. Shtetit modern administrativ i nevojiten lehtësime të tilla të punës për parlamentin, me qëllim që ai të mos fundoset në materien e ligjvënies. Në këtë mënyrë bartet pesha në anën e ekzekutives. Kryesia e saj vendosë mbi "vijën drejtuese të politikës" dhe paraqet ligjet e nevojshme për zbatimin e saj, të cilat pranohen mandej në parlament nga partitë që mbështesin qeverinë apo nga koalicioni partiak. Me këtë rast, qeveria mund t? ushtroj presion mbi delegtët pjestarë të partisë së saj, për t`i nënshtruar ata në kuptimin e synimeve vetjake. Sidoqëftë, edhe shumica në parlament, ministritë dhe vendimet e saj ushtrojnë ndikimin e tyre duke dhënë nxitje dhe duke ushtruar presion për përgatitjen e ligjeve dhe për arritjen e vendimeve përkatëse të ekzekutives . Nëse parlamenti dhe qeveria janë të angazhuara në të njejtin funksion, atëherë ata edhe kontrollohen nga njëri-tjetri. Ndarje e përgjegjësisë do të thotë ndarje e pushtetit. Aktorët, përmes sistemit të "checks and balances", paraqesin një sistem të kundërpeshave dhe të balancës, të lidhura njëra-me tjetrën. Qeveria dhe parlamenti janë të varur nga njëri-tjetri dhe u duhet një koncensus për formulimin e vendimeve bazë politike. Një procedurë e tillë qëndron në konsekuencën e mendimit të Montesquieu-t, i cili në kategoritë e kohës së tij, ligjvënien, në mënyrë primare e radhit në fushën e vendimeve bazë politike dhe e konsideron pjesëmarrëse në të dy dhoma - në dhomën e aristokratëve dhe në atë të qytetarëve -, duke bërë edhe këtu ndarjen e pushtetit. Në këtë mënyrë, dy organet shtetërore dhe grupet shoqërore që qëndrojnë prapa tyre janë të detyruara të ndikojnë bashkarisht gjatë akteve të caktuara të shtetit. Detyrimi për bashkëpunim mbanë në vete elementin e kontrollit. Në anën tjetër, në parlament ekziston në formë të partisë opozitare edhe një element tjetër i kontrollit autonom të pushtetit, kontroll ky i cili ushtrohet në mënyrë të pavarur. Në gjendjen e pavarur dhe në lirinë e të vepruarit të opozitës akoma gjenden elementet e raportit të parlamentit dhe qeverisë të kohës së monarkisë konstitucionale. Edhe shema klasike e ndarjes së pushtetit paraqet vetëm fiksimin e një situate të caktuar historike, në të cilën, mbreti përbënte ekzekutiven, e cila si forcë politike me të drejta dhe legjitimitet të veçantë qëndronte përballë parlamentit. Me qëllim të kufizimit të pretendimit të mëparshëm apsolut të pushtetit të mbretit, Montesquieu e morri në mësimin e tij mbi ndarjen e pushtetit ligjvënien dhe ia ndau parlamentit të zgjedhur, në të cilin ishte e përfaqësuar borgjezia. Mbreti dhe parlamenti, së bashku reprezentonin shtetin.
Demokracia modene pretendon të pamundësoj monopolizimin e pushtetit. Ajo organizon në pesë nivele bashkekzistencën dhe konkurrencën e forcave politike: elektorati dhe mendimi publik, shoqatat dhe partitë, parlamenti në dy dhomat e tij, ekzekutivi si qeveri dhe administratë dhe gjyqësori, edhe pse me ndikim të ndryshëm, marrin pjesë në formulimin e vendimeve bazë politike, zbatimin dhe kontrollimin e tyre. Por të gjithë pjesëmarrësit mbeten të lidhur me parimet themelore të kushtetutës dhe duhet t'u përmbahen rregullave që parashikon ajo. Të gjithë duhet t'i nënshtrohen edhe kontrollit të përhershëm të organeve t? tjera. Në këtë mënyrë, ndikimi i shtetit, në vendet demokratike është i kufizuar nga një sistem i komplikuar i kufizimit të pushtetit përmes peshave dhe kundëpeshave. Në pikëpamjen e demokracisë moderne, mbrojtës i të gjithave është norma e shtetit juridik, e cila duhet të mbrohet në mënyrë të posaçme nga gjyqësori i pavarur.